Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Sport
Inter shikon kalendarin dhe “buzëqesh”, i kanë mbetur edhe 11 “finale”!
15 Mars 2021, 10:08Nga DOSJA
ITALI – Pas fitores 2-1 ndaj Torinos, kanë mbetur edhe 11 “finale” për Interin. Gjithsesi, epërsia +9 pikë aktualisht nga Milani, +10 me Juven, që duhet të rikuperojë sfidën me Napolin, është një garanci e fortë për realizimin e ambicieve të zikaltërve. Edhe pse deviza e Contes është që vetëm loja vlen, një kalendar i mirë për ndeshjet, vetëm shton bonuset.
Të shtunën në mbrëmje, Interi do të presë Sassuolon. Por emilianët do të udhëtojnë drejt Milanos, pas ndeshjes kundër Torinos të mërkurën, prandaj mund të jenë më të lodhur se zikaltrit, që do të ketë një javë kohë për t’u përgatitur për ndeshjen.
Në të njejtën javë, Milani do të shkojë në Firence, pas lodhjes me Manchester United të enjten, ndërsa Juve do të presë Beneventon pa humbur energji me Napolin. Midis polemikave, veçanërisht të Romës, ndeshja e prapambetur u shty në fakt nga 17 marsi në 7 prill.
Ndeshjet e 27-28 marsit në Amerikën e Jugut për kualifikuese e Kupës së Botë janë pezulluar për shkak të Covid. Lautaro dhe Sanchez do të shpëtojnë nga udhëtimet, nga të cilat ata shpesh ktheheshin të lodhur ose të dëmtuar.
Të shtunën e Pashkëve, 3 prill, grupi i Contes do të shkojë në Bolonjë, ndërsa Milani do të presë Sampdorian, ndërsa Juven e pret një derbi i zjarrtë. Në javën tjetër, Interi do të luajë në shtëpi me Cagliarin, Milan do të udhëtojë për në Parma dhe Juve është në pritje të Genoas. Kalendari i ndeshjeve në vijim, duam apo nuk duam, “buzëqesh” për Interin…
B.T (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI – Me trisin ndaj Cagliari, Cristiano Ronaldo tejkaloi rekordin e Pele. Ai ishte 767 gola, përfshirë edhe ato të realizuar me shtetin San Paulo dhe ekipin ...
FRANCE – Familja e Angel Di Marias ishin viktima të një “grabitje të dhunshme” gjatë humbjes së Paris SG ndaj Nantes, sipas raportimeve të medias franceze. Argj...
TIRANE – Trajneri i Kombëtares kuqezi, Edi Reja, ka folur së fundmi nëpërmjet lidhjes me skype në emisionin “Zona Gol”, ku ka analizoi punën e bërë gjatë këtyre...
HOLANDE – Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Armando Broja që luan në radhët e skuadrës holandeze të Viteses, në ndeshjen e javës së 26-të kundër Utreht, në minutën ...
HUNGARI – Myrto Uzuni vijon të bëjë mirë me Ferencvaros, që nga ana tjetër ka vrarë garën për titullin kampion, pasi kryeson renditjen me 61 pikë, 16 më tepër s...
MAQEDONI E VERIUT – Muamed Sejdini do të vazhdojë të jetë president i Federatës së Futbollit në Maqedoninë e Veriut. Në asamblenë zgjedhore të zhvilluar k...
ITALI– Napoli merr një fitore të rëndëishme në kampionat përballë Milanit për javën e 27-të të Serie A. Një takim që përfundoi me shifrat 0-1 ku autori i ...
ITALI– Roma pësoi një humbje surprizë ndaj Parmës me shifrat 2-0. Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla u aktivizua nga minuta e parë në këtë takim, ndërkohë...
Sport14 Mars 2021, 19:36
ANGLI-Në prag të ndeshjes ndaj Arsenal, trajneri i Tottenham Jose Mourinho do të deklaronte. “Unë shikoj vetëm lart në klasifkim, jo kundërshtarët që kam poshtë...