6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Banka e Shqipërisë ka aplikuar disa ndryshime nga varianti i parë që kishte propozuar, në rregulloren që parashikon vendosjen e një norme efektive maksimale të interesit.
Porjekt-ndryshimet në rregullore reflektojnë kryesisht komentet dhe vërejtjet e paraqitura nga bankat dhe institucionet e tjera financiare.
Në thelb, koncepti i Normës Maksimale Efektive të Interesit (NEI maksimal) nuk ndryshon as në variantin e ri. Ky tregues do të llogaritet mesatare e normës efektive të interesit të aplikuar nga subjektet sipas llojit të kredisë konsumatore, në lekë, duke shtuar edhe një të tretën e saj.
Por, në variantin e rishikuar, Banka e Shqipërisë propozon që ky tregues të llogaritet me frekuencë gjashtëmujore dhe jo më tremujore, siç parashikohej në variantin e mëparshëm. Treguesi i llogaritur dhe i publikuar në fund të çdo gjashtëmujori do të jetë i vlefshëm për të gjitha kontratat e kredisë konsumatore që do të nënshkruhen në gjashtëmujorin në vijim.
Gjithashtu, një saktësim tjetër në rregullore është se NEI maksimal do të llogaritet vetëm për kreditë konsumatore në monedhën lekë, ndërsa kreditë në euro nuk do të jenë objekt i llogaritjes dhe publikimit të këtij treguesi. Në praktikë, kreditë konsumatore jepen në masën dërrmuese në monedhën vendase dhe Banka e Shqipërisë nuk e ka parë të arsyeshme në përfshijë edhe kreditë e dhëna në valuta të tjera.
Një rishikim tjetër i parashikuar është ndryshimi i datës së hyrjes së saj në fuqi. Në variantin fillestar, Banka e Shqipërisë parashikonte që dispozitat e reja të hynin në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. Në variantin e ri, propozohet që ndryshimet të hyjnë në fuqi duke filluar nga viti i ardhshëm, për t’iu dhënë kohë institucioneve financiare kohë të mjaftueshme për t’u përshtatur me konceptet e reja të parashikuara në rregullore, sidomos për shkak të problemeve të lidhura me sistemet e teknologjisë së informacionit.
Ndryshimet e tjera nga varianti i parë janë kryesisht saktësime të koncepteve, sidomos në dispozitën e lidhur me vendosjen e një niveli tavan për penalitetet, një nga çështjet që kishte tërhequr më shumë komente, si nga bankat tregtare, ashtu edhe nga institucionet financiare jo banka. Banka e Shqipërisë i qëndron propozimit për vendosjen e një kufiri të penaliteteve dhe kamatëvonesave në masën 30% të detyrimit kontraktor, i kuptuar si vlerë e kësteve të papaguara (principal+interesa).
Banka e Shqipërisë do të përcaktojë normë maksimale interesi të posaçme për secilën nga kategoritë e kredisë konsumatore, ku përfshihen kreditë me këste periodike, kreditë kufi (overdraftet), kartat e kreditit dhe qiraja financiare. Për të llogaritur mesataren e thjeshtë të normës efektive të interesit, Banka e Shqipërisë do të marrë në konsideratë të gjitha kreditë e disbursuara gjatë gjashtëmujorit të mëparshëm deri në vlerën e 10 milionë lekëve, të cilat janë akorduar vetëm për individët dhe nuk janë të siguruara.
MONITOR
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Pak përpara mbylljes së kufijve ajrorë nga pandemia në mars të vitit të kaluar, çmimet e biletave nga Rinasi kishin shënuan një rënie të ndjeshme për shk...
LUSHNJË- Një banor nga Lushnja ka sjellë në “Ti Raporton” disa pamje nga të mbjellat nga ish-komuna Golem Lushnje.Ai shkruan se si fermerë , ata kanë probl...
TIRANË– Nxënësit e klasave të nënta do t’u nënshtrohen sot provimeve të lirimit, duke u testuar sot për njohuritë në Gjuhë Shqipe. Ndryshe nga një vi...
TIRANË- Për herë të parë në Shqipëri, fëmijët do të kenë mundësi që vetëm me një klikim apo një mesazh të kërkojnë e marrin ndihmë e mbështetje nga special...
Deutsche Welle: Në një studim të Institutit Ekonomik të Vjenës, ju trajtoni potencialin e vendeve të Ballkanit për të qenë pjesë e “reshoring” ̵...
Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të hapë hetim të thelluar në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike.Objekt hetimi do të jenë ndërmarr...
Vala e re optimizmit mbi sektorin e ndërtimit duket se po përfshin edhe bankat.Kredia e re për sektorin e ndërtimit në katër muajt e parë të këtij viti ka arrit...
Bizneset e huaja transferuan më shumë fitime jashtë në tremujorin e parë të vitit.Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, flukset dalëse në të ardhurat nga ...
Kryeqendra e Veriut të vendit, Shkodra duket se ka qenë më e goditura nga kriza e pandemisë së koronavirusit. Teksa në të gjithë vendin, numri i bizneseve vitin...
Në studion e emisionit “Me Zemer të Hapur”, të gazetares Evis Ahmeti, u trajtua sërish historia e përdhunimit të Erës, e cila asaj kohe ishte vetëm 12-vje&ccedi...