LIVE UPDATES
Politike

Intervista/ Fabian Topollaj: Bindja Demokratike s’i shërben Ramës, me Hajdarin s’kam biseduar asnjëherë

29 Prill 2019, 06:39 Nga DOSJA
Intervista/ Fabian Topollaj: Bindja Demokratike s’i shërben

Tiranë- Fabian Topollaj, pjesë e bordit të partisë “Bindja Demokratike” në një intervistë për Dosja.al  ka treguar arsyet e krijimit të kësaj partie. Topollaj ka theksuar se “Bindja Demokratike” nuk ka lidhje me Edi Ramën  dhe sipas tij këtë do ta tregojë koha. Ai është shprehur se për krijimin e kësaj partie nuk ka folur asnjëherë me Rudina Hajdarin. Sipas tij partia ku aderon do garojë e vetme në zgjedhjet e 30 qershorit.

Intervista:

Pse u regjistrua Bindja Demokratike pikërisht në kufijtë e fundit të regjistrimit në zgjedhjet lokale? A është i ligjshëm regjistrimi i BD në zgjedhje? Çfarë ju ndan dhe çfarë ju bashkon me Partinë Demokratike? A është ky momenti më i mirë?
Grupi i njerëzve që kanë themeluar “Bindjen Demokratike” janë personazhe që kanë kontribuar në opozitën shqiptare gjatë gjithë qeverisjes së Ramës. Por ndryshe nga lidershipi i partive opozitare gjatë kësaj kohe ne kemi pasur vërejtjet tona për mënyrën e të bërit opozitë dhe jemi përpjekur të korrigjojmë me aq sa na kanë dëgjuar fokusin opozitar me qëllim shkurtimin e ditëve të kësaj qeverie arrogante dhe kriminale për vendin. Në këtë kuadër ne e konsiderojmë absurde mospjesëmarrjen në zgjedhje dhe as më shumë e as me pak se hapje e portës për Ramën që të shtrijë pushtetin e tij kudo në Shqipëri. Në këto kushte krijimi i një force opozitare me qëllim garimin dhe përfaqësimin e aspirates opozitare të këtij vendi ishte e vetmja zgjidhje në kushtet që ndodhemi. Dhe ne vendosëm ta marrim përsipër këtë përgjegjësi.

A është Bindja Demokratike një force e re, ndërkohe që ju të gjithë jeni politikanë të vjetër në PD?

S’mund të thuash që ne jemi politikanë të vjetër, ne të gjithë jemi njerëz te angazhuar. Qëllimi i grupit nismëtar ka qenë të krijojë mjetin qe ne mendojmë që i nevojitet shoqërisë për të përmbushur qëllimet e shpallura nga Bindja. Sigurisht që në fillim ky mjet nuk mund të vetë krijohet dhe ka nevoje për një eksperiencë minimale. Por ne jemi vetëm ndërtuesit e parë të këtij mjeti, ne shpresojmë që shoqëria ta bëjë të sajën Bindjen dhe nëpërmjet saj të mund të arrijë qëllimet e ndryshimit të rendit të gjërave në vend. Sa i përket emrave, ne nuk e fshehim orientimin tone të djathtë dhe faktin që jemi kujdesur që askush prej nesh të mos ketë një konsum politik të lidhur me qeverisjen.

Ka pasur bisedime me Rudina Hajdarin për një forcë të përbashkët?

Nuk e di. Unë personalisht s’kam biseduar me zonjën Hajdari asnjëherë. Di vetëm që qëllimet e shpallura nga zonja Hajdari dhe aspirata e shprehur prej saj per nevojën e përfaqësimit të opozitareve të këtij vendi që në zgjedhjet e 30 qershorit, janë qëllime dhe aspirata qe i ka edhe Bindja Demokratike.

Po me Imamin, Topallin apo eksponentë të tjerë të PD-së që janë larguar, a ka pasur bisedime? Ka edhe të pakënaqur të tjerë që nuk kanë pranuar t’ju bashkohen, pse ka ndodhur?

Bindja nuk është bashkimi i të pakënaqurve të PD-së. Bindja është bashkimi i njerëzve që ndajnë me ne të njëjtat qëllime dhe bindje. Ne jemi të hapur për këdo që mendon se sot është dita për t’i dhënë vendit një model te ri partie dhe nëpërmjet saj një model të ri qeverisjeje që bazohet në një sistem me të hapur përballë publikut.

Çfarë objektivi keni për zgjedhjet lokale?

Ne synojmë të marrim një rezultat dinjitoz. Nuk do harrojmë që Bindja sapo është krijuar. Jemi ngjitur në një ring ku përballe kemi një formacion tejet të pushtetshëm dhe të egër, i cili luan dhe me rregulla loje të pista, por përsëri deri në fund të kësaj ndeshjeje ne do jemi më të fortë dhe ata me të dobët.

A do të bashkoheshit me koalicionin opozitar nëse do ju ftonin?

Jo bindja do garojë e vetme në këto zgjedhje. Ne jemi një parti e re dhe kemi nevojë të provoheni të vetëm, të paktën në garën tonë të parë.

A e keni menduar që ky akt juaji mund t’i shërbejë Edi Ramës?

Bindja do të provohet me përpjekjet dhe rezultatet e saja. Unë nuk gjej asnjë arsye se si ekzistenca e bindjes i shërben Edi Ramës. Ne kemi dale për të përmbysur Edi Ramën dhe të gjithë sistemin e ‘perfeksionuar’ prej këtij te fundit. Ne s’mund t’i shërbejmë kundërshtarit tonë me të dallueshëm. Koha do ta vërtetojë sinqeritetin tonë.

 Dosja.al 

 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bindja demokratike edi rama fabian topollaj intervista topollaj rudina hajdari bindja demokratike edi rama fabian topollaj intervista topollaj rudina hajdari

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet