LIVE UPDATES
Bota

INTERVISTA/Macron: Cila është doktrina ime për një Evropë sovrane, dhe me peshë në botë

21 Nëntor 2020, 15:54 Nga DOSJA
INTERVISTA/Macron: Cila është doktrina ime për një

FRANCË- Ndërsa viti 2020 po mbyllet, me krizat që kanë përfshirë Francë dhe Evropën, presidenti francez, Emannuel Macron, shpjegon në një intervistë elementet kryesore të doktrinës së tij të re mbi çështjet ndërkombëtare.

Viti 2020 po mbyllet. Si ndiheni midis menaxhimit të menjëhershëm të emergjencave, dhe vizionit tuaj afatgjatë?

Ky vit është i karakterizuar nga krizat. Padyshim, nga pandemia Covid-19 por edhe terrorizmi, që është rikthyer me forcë të madhe muajt e fundit në të gjithë Evropën. Unë i referohem në veçanti këtij terrorizmi, të quajtur Islamist, por që është në emër të një ideologjie që shtrembëron një fe.

Këto kriza vijnë krahas të gjitha sfidave që kemi pasur tashmë:ndryshimi i klimës, biodiversiteti, lufta kundër pabarazive, si dhe transformimi i madh dixhital. Përballë tyre ne duhet të rikrijojmë format e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ne nuk do ta mundim pandeminë dhe këtë virus, në rast se nuk bashkëpunojmë. Edhe nëse disa njerëz zbulojnë një vaksinë, nëse ajo nuk shpërndahet në të gjithë botën, virusi do të rikthehet në vende të ndryshme. Ndaj për mua, objektivi i parë ndërkombëtar është të kërkoj mënyra për të bashkëpunuar në mënyra të dobishme.

Na duhen dy parime të forta udhëzuese:të rikthehemi në rrugën e duhur me një bashkëpunim të dobishëm ndërkombëtar që parandalon luftën dhe adreson sfidat tona aktuale; dhe të ndërtojmë një Evropë shumë më të fortë, zëri, forca dhe parimet e së cilës mund të kenë peshë në këtë kornizë të reformuar.

Në lidhje me Evropën gjeopolitike:Cili përkufizim konkret qëndron pas idesë së sovranitetit, autonomisë strategjike të saj?

Evropa nuk është vetëm një treg i përbashët. Ne nuk e kemi konceptuar Evropën si një hapësirë politike. Ne nuk i kemi menduar plotësisht të gjitha çështjet social që na bëjnë një hapësirë ​​të bashkuar. Evropa duhet ta rimendojë veten politikisht dhe të veprojë politikisht për të përcaktuar objektivat e përbashkëta, që janë më shumë sesa thjesht delegimi i së ardhmes sonë tek tregu.

Në terma konkretë, kjo do të thotë që Evropa të ndërtojë zgjidhjet e veta në mënyrë që të mos varet nga teknologjitë amerikane ose kineze. Nëse jemi të varur prej tyre, për shembull në telekomunikacion, nuk mund t’u garantojmë qytetarëve evropianë fshehtësinë e informacionit dhe sigurinë e të dhënave të tyre private, sepse nuk e kemi këtë teknologji.

A mund të shkojmë aq larg sa të flasim për një sovranitetin evropian, siç kam bërë edhe vetë? E pranoj është një term paksa i tepruar, sepse nëse do të kishte sovranitet evropian, do të kishte një fuqi politike evropiane plotësisht të vendosur. Nuk jemi ende në atë pikë.

Kemi një Parlament Evropian që mbron përfaqësimin e qytetarëve evropianë. Por mendoj se këto forma të përfaqësimit nuk janë plotësisht të kënaqshme. Kjo është arsyeja pse kam mbrojtur me forcë idenë e listave transnacionale, domethënë shfaqjen e një populli të vërtetë evropian që mund të marrë formë.

Shpresoj që zgjedhjet e ardhshme të na lejojnë që ta bëjmë këtë. Nëse do ta donim sovranitetin evropian, pa dyshim do të kishim nevojë për udhëheqës evropianë të zgjedhur plotësisht nga populli evropian. Gjithsesi, jam i sigurt për një gjë:ne nuk jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ata janë aleatët tanë historikë. Ashtu si ata, ne e çmojmë lirinë, çmojmë të drejtat e njeriut, kemi lidhje të thella. Por për shembull ne kemi një preferencë për barazinë, e cila nuk gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vlerat tona nuk janë krejtësisht të njëjta.

Ne kemi edhe një botëkuptim tjetër, që është i lidhur me Afrikën, Lindjen e Afërt dhe të Mesme, dhe kemi një gjeografi të ndryshme, që mund të thotë që interesat tona nuk janë të njëjta. Dhe ajo që po them, është edhe më e vërtetë për Kinën.

Ndaj besoj që koncepti i autonomisë strategjike evropiane ose sovranitetit evropian është shumë i fortë, gjë që thotë se ne jemi një hapësirë ​​kohezive politike dhe kulturore, se u detyrohemi qytetarëve tanë të mos varen nga të tjerët, dhe se ky është kushti për të pasur ndonjë peshë në koncertin e kombeve sot.

A ka ndonjë perspektivë të mirë për këtë vizion?

Nuk jam aq i sigurt. Kur e prezantova idenë time në një fjalim në Universitetin e Sorbonës, shumë njerëz thanë:Nuk do të ndodhë, është një tekë e francezëve. Por 3 vjet më vonë, në mbrojtjen evropiane, ne kemi një Fond Evropian të Mbrojtjes, një bashkëpunim të strukturuar, dhe një nismë ndërhyrje me gati 10 vende pjesëmarrëse.

Në teknologji, gjërat kanë evoluar që kur kemi prezantuar idenë e një 5G evropiane, dhe Gjermania po na bashkohet në këtë nismë. Pra, në realitet ne po e ri-mendojmë sovranitetin tonë në fushën e teknologjisë. Edhe kriza shëndetësore, na ka bërë që të ri-mendojmë sovranitetin tonë në fushën e kujdesit shëndetësor dhe industrisë shëndetësore.

Kur e gjithë Evropa ka nevojë urgjente për doreza dhe maska, që të gjithë e kuptojmë se ato duhet t’i prodhojmë sërish në Evropë. Në lidhje me çështjet financiare, na u desh pak kohë, por në qershor 2018 ne nënshkruam Marrëveshjen Meseberg me Gjermaninë për një kapacitet të përbashkët buxhetor, për t’u marrë me çështjet e pavarësisë ekonomike dhe financiare të Evropës.

Ka ende një rrugë të gjatë për të bërë në lidhje me zgjedhjet gjeopolitike – ju e shihni që ne kemi dallime në raport me Rusinë dhe Turqinë – apo në lidhje me forcën e këtyre përgjigjeve. Por unë besoj se gjërat kanë filluar të përmirësohen.

Ju folët për bashkëpunim të suksesshëm dhe për shumë përparime. Kina ka këtë projekt gjigant, atë të Rrugës të Re të Mëndafshit, por edhe një vizion i madh mbi të ardhmen. Cila është ëndrra evropiane, projekti i madh evropian?

Aktualisht në Evropë ekziston një krizë morale, pasi ajo ka zhvilluar gjithë ato beteja historike, përfshirë luftën kundër barbarisë dhe kundër totalitarizmit. Cilat janë betejat bashkëkohore të Evropës? Ka një përpjekje pozitive, për ta bërë Evropën fuqinë kryesore në arsim, shëndetësi, politikat dixhitale dhe ekonominë e gjelbër.

Këto janë katër betejat kryesore, dhe ëndrraime janë investimet masive në këtë drejtim. Unë mendoj se ne kemi plotësisht mundësinë për ta bërë këtë gjë. Dhe plani i rimëkëmbjes që kemi vendosur, është një hap në këtë drejtim, ashtu si politikat tona kombëtare.

Ky është objektiv që do të ndryshojë shumë gjëra. Mendoj se prej tij mund të presim një ndikim global. Për mua ekziston një sfidë e dytë. Evropa duhet të marrë pishtarin e vlerave të tyre. Ato janë duke u braktisur kudo. Lufta kundër terrorizmit dhe islamizmit radikal, është një luftë evropiane, një luftë për vlerat. Ajo është një luftë që na takon ne, dhe në thelb unë mendoj se kjo luftë sot është

kundër barbarisë dhe errësirës. Kjo është ajo që po ndodh. Nuk është aspak një përplasje civilizimesh, pasi unë nuk e mbështes këtë teori, pasi nuk ka të bëjë me një Evropë të krishterë përkundrejt botës myslimane.

Evropa ka rrënjë Judeo-Kristiane, ky është një fakt, por që ka ndërtuar dy gjëra: bashkëjetesën e feve dhe shekullarizimin e politikës. Këto janë dy nga arritjet e Evropës.

Ne jemi një vend i lirë, ku asnjë fe nuk kërcënohet apo është e padëshirueshme.

Unë dua që të gjithë qytetarët të jenë në gjendje të praktikojnë besimin e tyre siç dëshirojnë. Sidoqoftë, ne jemi gjithashtu një vend ku të drejtat e Republikës duhet të respektohen në mënyrë të përsosur, pasi ne jemi së pari dhe më kryesorja qytetarë.

Falë këtij statusi, kemi të drejta:lirinë e shprehjes, të bërjes së karikaturave. Lufta e brezit tonë në Evropë, do të jetë një luftë për liritë tona. Pasi ato po përmbysen. Sigurisht nuk do të ketë një ri-shpikje të iluminizmit, por ne do të duhet ta mbrojmë Iluminizmin kundër errësirës. Kjo është e sigurt.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota emmanuel macron france emmanuel macron france

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri