“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
Ish-deputeti afgan: 8 fëmijë kanë vdekur nga uria, na ndihmoni
24 Tetor 2021, 19:34Nga DOSJA
KABUL – Ish-deputeti afgan Haji Mohammad Mohaqeq tha të dielën se tetë fëmijë kanë vdekur nga uria në Kabulin perëndimor, i populluar kryesisht nga minoriteti Hazara.
“Varfëria dhe uria kanë vrarë tetë fëmijë në Kabulin perëndimor”, shkroi Mohaqeq në Facebook.
SipasNdtv, Mohaqeq shtoi se talebanët nuk janë në gjendje të sigurojnë standarde adekuate të jetesës për njerëzit e Afganistanit pas ardhjes në pushtet. Ai më tej i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndihmojë popullin hazaras dhe shiit në Afganistan.
Pas marrjes nën kontroll të Afganistanit nga talebanët, pakicat në Afganistan po i nënshtrohen vrasjeve, dhunës dhe diskriminimit të synuar në bazë të identitetit të tyre fetar dhe etnik. Duke verifikuar abuzimet e të drejtave të njeriut të kryera nga talebanët, grupi i të drejtave Amnesty International në fillim të këtij muaji dokumentoi se si talebanët masakruan anëtarët e komunitetit etnik Hazara.
Njerëzit Hazara, të cilët praktikojnë islamin shiit, përbëjnë 9 për qind të popullsisë së Afganistanit. Sipas raporteve nga grupet e të drejtave, ata kanë qenë të persekutuar ashpër nga talebanët në të kaluarën.
GJERMANI -Instituti Robert Koch ka hartuar listën më të re të vendeve të rrezikuara nga virusi Corona. Nga kjo listë prej sot (24. 10. 2021) janë hequr Kosova, ...
MAQEDONI E VERIUT – Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, TV Klan Macedonia mëson se Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike Sh...
KOSOVË– Një arritje e madhe dhe një ëndërr e realizuar ishte për Marigonën (identiteti i vërtetë i të cilës është i njohur për redaksinë) dita kur ni...
TURQI – Kundërshtarët politikë të Presidentit Tajip Erdogan thanë se thirrja e tij për të dëbuar ambasadorët e 10 vendeve aleate perëndimore ishte një për...
GJERMANI – Policia gjermane ka ndaluar më shumë se 50 kryengritës të ekstremit të djathtë të armatosur me spraj djegës, bajonetë, hanxhar dhe shkopinj, t...
SERBI– Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, tha se krizat e fundit në veri të Kosovës “ishin në prag të nj...