LIVE UPDATES
Bota

Marigona tregon si kolegu e ka ledhatuar e puthur në punë: Më goditi me shaka

24 Tetor 2021, 18:39 Nga DOSJA
Marigona tregon si kolegu e ka ledhatuar e puthur në punë: Më

KOSOVË– Një arritje e madhe dhe një ëndërr e realizuar ishte për Marigonën (identiteti i vërtetë i të cilës është i njohur për redaksinë) dita kur nisi punën e parë të saj në fushën e inxhinierisë. Asaj i ra të punojë në zyrë dhe terren me shumë kolegë burra, në një fushë që numëron pak të punësuara gra. Shumë shpejt, kjo punëtore thotë se nisi të mos ndihet rehat brenda vendit të punës për shkak të komenteve të vazhdueshme që i bëheshin në lidhje me dukjen e saj.

“Ndër ngjarjet më të rënda ka qenë kur kolegu më ka goditur në formë shakaje dhe më pas ka insistuar të më ledhatojë në atë pjesë të trupit për ta ‘zbutur dhimbjen’”, tregon ajo për Radion Evropa e Lirë.

Marigona tregon se përgjatë punës, nga kolegu ka pasur raste kur gjatë përshëndetjes është tentuar prekja dhe puthja.

“Shpesh tentohet të arsyetohet në formë komplimenti, por të bëjnë të ndihesh jo rehat”, thotë ajo.

Njëzetedyvjeçarja thotë se përveç ngritjes së shqetësimit me kolegët që e kanë ngacmuar, ajo nuk ka guxuar të raportojë rastet diku tjetër nga frika se do ta turpërojnë dhe do ta largojnë nga puna.

“Neve si gra, sidomos në këtë profesion, na duhet të bëjmë shumë më tepër se burrat që të barazohemi me ta. Na është krijuar mendësia që tejkaloje (ngacmimin) dhe vazhdoje punën tënde”, rrëfen Marigona.

Në Kosovë, ngacmimet seksuale në vendin e punës mund të raportohen brenda vendit të punës, Inspektoratit të Punës dhe që nga viti 2019, vepra e ngacmimit seksual është vepër penale brenda Kodit Penal. Sipas përkufizimit brenda Kodit Penal, “ngacmimi seksual nënkupton cilëndo formë të sjelljes së padëshiruar verbale, joverbale ose fizike të natyrës seksuale, me qëllim të cenimit të dinjitetit apo që cenon dinjitetin e personit, dhe krijon një mjedis i cili është objektivisht frikësues, armiqësor, degradues ose poshtërues”.

Varësisht nga rrethanat e kryerjes së veprës, dënimet për këtë vepër mund të jenë deri në pesë vjet burgim. Një ndër problemet kryesore lidhur me luftën kundër ngacmimeve seksuale dhe sidomos atyre brenda vendit të punës, sipas aktivistëve, është edhe mungesa e njohurisë lidhur me këtë fenomen. Për këtë arsye, Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës së bashku me Agjencinë për Barazinë Gjinore dhe Avokatin e Popullit kanë nisur një fushatë nga 18 tetori kundër këtij fenomeni.

“Qëllimi i fushatës është që kryesisht t’i informojmë qytetarët rreth formave të ngacmimit seksual në vendin e punës, ligjet që e dënojnë këtë formë të diskriminimit në bazë gjinore”, thotë Adelina Tërshani nga Rrjeti i Grupit të Grave.

Sipas saj, në këtë fushatë do të tentojnë të ofrojnë edhe shembuj të rasteve të ngacmimit seksual në vend të punës, në mënyrë që njerëzit të kenë më të lehtë t’i identifikojnë këto raste kur i ndodhin atyre. Një hulumtim i vitit 2019 i Rrjetit të Grupit të Grave thotë se numri i grave të ngacmuara seksualisht në vendin e punës, sipas statistikave, është më i lartë se numri i burrave.

“Shanset për t’u ngacmuar seksualisht janë më të larta nëse je grua ose punon në sektorin privat ose të shoqërisë civile (krahasuar me sektorin publik)”, thuhet në hulumtim.

Në anën tjetër, nga Policia e Kosovës për Radion Evropa e Lirë janë ofruar shifra lidhur me rastet e përgjithshme të iniciuara për ngacmim seksual. Të dhënat nuk janë të ndara në bazë të vendit ku ka ndodhur ngacmimi e as nga gjinia e viktimës apo të dyshuarit/es. Në vitin 2018 ishin raportuar 41 raste të ngacmimit seksual, më 2019 ishin raportuar 47 raste, ndërsa në vitin 2020 45 raste të ngacmimit seksual. Sipas aktivistëve dhe sindikalistëve, forma e raportimit të ngacmimit seksual në punë është shumë e shpërndarë. Përkatësisht, persona që kanë qenë viktima të këtij lloji të ngacmimit shpesh raportojnë vetëm nëpër organizata për mbrojtjen e të drejtave të grave apo edhe nëpër organizata sindikale.

Sipas Atdhe Hykollit, kryetar i Bashkimit të Sindikatatave të Pavarura të Kosovës, raste e ngacmimit do duhej të trajtoheshin seriozisht nga organet e rendit.

“Kjo është një dukuri e keqe që duhet të raportohet menjëherë në Polici dhe duhet të merret dënimi i merituar”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Ai thotë se përveç cenimit të integritetit seksual, viktimave të këtij ngacmimit shpesh edhe i privohet mundësia për të punuar.

“E detyron ta lë vendin e punës, për shkak të situatave e detyron ta mbajë brenda”, thotë ai.

Situata është më e rëndë në sektorin privat, thotë kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi. Ai thotë se kanë problem në përfaqësimin e rasteve të punëtorëve që ankohen për shkak të hezitimit të viktimave për t’u përballur me personin të cilin e akuzojnë.

“Më e keqja është që te ne vijnë shumë punëtore dhe shprehimisht tregojnë rastet e tyre, por vet punëtorja nuk na lë deklaratë me shkrim”, tregon ai.

Sipas hulumtimit të Rrjetit të Grupit të Grave, situata me ngacmimet seksuale në vendin e punës, sidomos ndaj grave, mund të ndikojë edhe në performancën e tyre në tregun e punës. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, në Kosovë numri i grave punëkërkuese me shkollim të lartë është më i madh sesa numri i burrave. Sipas të dhënave zyrtare, niveli i punësimit te gratë në Kosovë është 14.4 për qind, ndërsa punësimi te meshkujt me 46.2 për qind.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni ngacmime seksuale ngacmimi seksual ne pune rrjeti i grupit të grave të kosovës ngacmime seksuale ngacmimi seksual ne pune rrjeti i grupit të grave të kosovës

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen