LIVE UPDATES
Aktualitet

Ish-kongresmeni amerikan letër UNESCO-s për Butrintin:Të nisë hetimi, janë ndikuar nga AADF

1 Maj 2022, 19:37 Nga DOSJA
Ish-kongresmeni amerikan letër UNESCO-s për Butrintin:Të

SHBA- Ish-kongresmeni Joseph J. DioGuardi, i ka dërguar një letër UNESCO-s në lidhje me menazhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Letra e DioGuardi është dërguar në datën 8 prill të vitit 2022 dhe mban titllin “Statusi potencialisht i rrezikuar i Sitit të Trashëgimisë Botërore të Butrintit në Shqipëri”.

Në letrën dërguar UNESCO-s, ish-kongresmeni ka shkruar se qeveria shqiptare e ndikuar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) ka ndryshuar ligjin në Kuvend për trashëgiminë kulturore, duke lejuar që një fondacion privat të menaxhdojë Parkun e Butrintit.  Ai ka kërkuar që të niset një hetim nga UNESCO të këtyre shkeljeve, pasi sipas tij rrezitokojnë statusin e Butrintit si Trashëgimi Botërore.

Letra e Plotë:

I nderuar Dr, Eloundou Assomo. Unë jam ish-anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, ku në vitet 1985-1989 kam përfaqësuar Neë York-un. Gjithashtu jam president i Truth in Government (E vërteta në Qeveri), organizatë mbikëqyrëse publike që ndjek përgjegjësitë fiskale të qeverisë. Për më tepër jam themelues dhe president i Albanian American Civic League (Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane) dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, dy ente që promovojnë angazhimin e thellë të komunitetit në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Si person privat dhe i dedikuar, në përputhje me nenin 11(4) të Konventës së Trashëgimisë Botërore të vitit 1972, kërkoj të tërheq vëmendjen tuaj ndaj disa kërcënimeve të mundshme, “serioze dhe specifike”, që rrezikojnë Sitin e Trashëgimisë Botërore të Butrintit. Gjithashtu po vë në vëmendjen tuaj edhe një reportazhin e datës 6 prill 2022 të Zërit të Amerikës, në lidhje me situatën në Fondacionin “Butrinti” në https//:ëëë.zeriamerikes/a/6517829.html. Me sa kuptohet, Qeveria e Shqipërisë, nën ndikimin e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), një ent me bazë në SHBA, ka ndryshuar ligjin për trashëgiminë kulturore, duke lejuar që një fondacion privat të menaxhojë Parkun Kombëtar të Butrintit.

Gjithashtu, nga raportimi i Zërit të Amerikës mësova se qeveria e Shqipërisë ka reduktuar sipërfaqen e mbrojtur brenda Parkut Kombëtar të Butrintit në mënyrë të konsiderueshme, me rreth 800 hektarë, “duke i hapur kështu rrugën zhvillimeve turistike”. Siç e dini, Butrinti u përfshi në Listën e Trashëgimisë (Botërore) të UNESCO-s në vitin 1992. Parku Kombëtar i Butrintit u krijua zyrtarisht në vitin 2000, duke bërë të mundur menaxhimin dhe mbrojtjen efektive (të sitit) nëpërmjet një sërë instrumentesh ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshi Konventën e Parisit dhe Konventën e Ramsarit.

Jam krejt i bindur se autoritetet kombëtare shqiptare i kanë kapacitetet për të drejtuar dhe menaxhuar Butrintin vetë, në përputhje të plotë me Konventën e vitit 1972. Në fakt, falë punës dhe përkushtimit të burimeve njerëzore vendase, në vitin 2005, Butrinti u hoq nga lista e siteve të rrezikuara të UNESCO-s dhe u ngjit në listën aktuale (të Trashëgimisë Botërore).

Sidoqoftë, ndryshimet e fundit në legjislacionin përkatës shqiptar kanë hapur rrugën për të ndryshuar strukturën e menaxhimit të Butrintit nga modeli ekzistues dhe i mirëformuar sipas Konventës së Parisit, ku shtetet palë kanë menaxhim ekskluziv, në një menaxhim të ri, eksperimental e privat, i cili do të drejtohet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF). Për shkak të konfliktit të fortë të interesit që vihet re në këtë rast, çështjen ia kam përcjellë edhe qeverisë amerikane, përmes kanaleve të duhura. Vërtet, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim:

(I) ka paguar ekspertizën ligjore për hartimin e ligjit të ri për trashëgiminë kulturore;

(II) ka lobuar për miratimin e tij nga Kuvendi i Shqipërisë;

(III) Dhe si “investitori strategjik” de facto do të marrë menaxhimin dhe kontrollin e zonës së Trashëgimisë Botërore të Butrintit, çfarë është në kundërshtim me modelin dhe parimet e Konventës së UNESCO-s, si dhe me praktikat më të mira të vendosura në mbarë botën.

Politika e qëndrueshme dhe e vazhdueshme e Qeverisë së SHBA-së në lidhje me Parqet Kombëtare në Amerikë, duke përfshirë Vendet e Trashëgimisë Botërore, është që ata të menaxhohen vetëm dhe ekskluzivisht nga Shërbimi i Parkut Kombëtar, agjenci e Departamentit të Brendshëm të SHBA-së. Prandaj është e pakuptueshme që një ent me bazë në SHBA, siç është Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, të devijojë nga një politikë kaq e mirëndërtuar e qeverisë amerikane, duke tentuar kështu të krijojë një model të ri “hibrid” në Shqipëri, sipas të cilit menaxhimi transferohet nga duart e sovranit në ato të një fondacioni të kontrolluar nga jashtë.

Në lidhje me modelin “hibrid” të imponuar në Shqipëri, Michael D. Granoff, kryetar i bordit drejtues të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, në një event promovues për Butrintin vitin e kaluar shkoi deri aty sa tha: “Ne na u desh të krijonim një model për të ardhmen, që do ishte i zbatueshëm jo vetëm në Butrint, por potencialisht i zbatueshëm edhe në sitet e trashëgimisë historike jo vetëm në mbarë Shqipërinë, por që ndoshta do të jetë një model për botën…” (theksimi shtuar nga autori i letrës).

Me fjalë të tjera, ajo që ai në të vërtetë po thotë, është të rishpikim rrotën, të harrojmë Konventën e 1972-it dhe të heqim dorë nga modeli i mirëpërcaktuar i UNESCO-s. Gjithashtu, duhet të shtoj se ekspert izraelit i njohur botërisht, Prof. Giora Solar, duke folur për punën e tij gjatë vitit 2012 në Butrint, e cila u komisionua nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, deklaroi “klienti im amerikan [d.m.th. Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit] ishte larg të qenit profesionist”.

Më tej, ai shprehet, edhe pse Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit do të krijonte një mjet të veçantë për të menaxhuar Butrintin, ky do të ishte një konflikt i qartë interesi – duke shtuar se “ideja dhe sistemi janë të korruptuara”. [Gazeta DITA, 16 shtator 2020, në https://tinyurl.com/c2jfkzhf ] Për këtë arsye kërkoj që UNESCO dhe entet e saj të fillojnë pa vonesë një hetim të plotë të këtyre shkeljeve të mundshme të Konventës së 1972 si dhe parimeve dhe praktikave të UNESCO-s, të cilat rrezikojnë seriozisht statusin e Butrintit si sit i Trashëgimisë Botërore. Ju lutem mos ngurroni të më kontaktoni nëse keni nevojë për informacion shtesë. Sinqerisht, Joseph J. DioGuardi.

Përpos debateve, ka mbërritur në Kuvend projektligji për marrëveshjen e menaxhimit të Parkut të Butrintit. Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro Amerikan (AADF) themeluan Fondacionin për menaxhimin e parkut kombëtar të Butrintit, një akord që ka afat 10-vjeçar dhe me të drejtë rinovimi.Fondacionit i kalon e drejta e shfrytëzimit dhe përdorimit, por jo pronësia. Në projektligj shkruhet se fondacioni detyrohet të respektojë klasifikimin si pasuri kulturore, por mund të kryejë ndërhyrje ruajtëse dhe mbrojtëse. Ndërsa tarifat për hyrjen e publikut do jetë nga 7 deri në 11 dollarë për të gjithë kohëzgjatjen e marrëveshjes.

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet joseph j. dioguardi parku kombetar i butrintit joseph j. dioguardi parku kombetar i butrintit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet