Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Ishte ‘ikonë bukurie’ për të gjithë! Kryebashkiaku Veliaj i dhuron “Kullën e Sahatit” aktores italiane, Orn
24 Dhjetor 2020, 12:28Nga DOSJA
TIRANË- Aktorja ikonë e kinemasë italiane, Ornella Muti, ka vizituar këto ditë Tiranën, për të cilën u shpreh se vitet e fundit, ashtu si edhe Shqipëria, ka pësuar një ndryshim të madh.
Ajo zhvilloi edhe një takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i dhuroi asaj simbolin e kryeqytetit, “Kullën e Sahatit”. Aktorja italiane nuk i kurseu fjalët e mira për shqiptarët, të cilët e njohin përmes filmave ikonë të saj me të madhin Adriano Çelentano.
“Kam disa miq shqiptarë, të cilët më kishin thënë se kryebashkiaku juaj është shumë i veçantë. Tani mendoj se je vërtet i tillë, prandaj jam shumë e kënaqur që takoj një kryebashkiak si ju, plot ide të mrekullueshme. Herën e parë që kam ardhur në Tiranë kam qëndruar shumë pak, por tani shoh se qyteti ka pësuar një ndryshim rrënjësor. Po ashtu, edhe Shqipëria ka bërë një përparim të dukshëm. Kjo më duket diçka e mrekullueshme. Ju e meritoni, pas gjithë atyre viteve të vështira”, tha aktorja Muti.
Kryebashkiaku Veliaj i shprehu mirënjohjen asaj, për kontributin në kinematografi dhe për emocionet që i ka dhuruar të gjithë shqiptarëve, sidomos para viteve ‘90.
“Kjo është Ora e Tiranës, të cilën po ju’a dhuroj. Është kilometri zero i Shqipërisë. Të gjitha distancat maten nga Ora e Tiranës. Dhurata më e çmuar që mund të të bëjë dikush është koha – koha që kemi jetuar, koha kur krijojmë miqësi, koha kur rritemi. Ju’a dhuroj edhe në kujtim të një kohe kur unë isha ende fëmijë, kur ne shqiptarët bënim marifetet me antenat të krijuara vetë, vetëm për të parë filmat tuaj. Të falenderoj për të gjitha kujtimet e bukura”, tha Veliaj.
Gjatë vizitës së saj, aktorja e njohur vizitoi disa nga pikat më tërheqëse të kryeqytetit dhe u njoh më nga afër me ndryshimet në Tiranë.
(k.m./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ELBASAN– Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak më parë pranë tunelit në aksin-rrugor Tiranë-Elbasan.Pas përplasjes së fortë mes dy makinave, janë plagosur...
GREQI– Policia greke ka publikuar emrat dhe fotot e tre shqiptareve të arrestuar në 8 dhjetor në Alimo.Mediat greke shkruajnë se të arrestuarit janë Fari...
ITALI-Autoritet policore në Como të Italisë kanë arrestuar ditën e djeshme një shqiptarë emri i të cilit nuk bëhet me dije, pas disa orësh përpjekje. Mediat ita...
TIRANË– Xhelal Rraja, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, i ati i Ramazan Rrajës i cili është kapur nga policia si pasojë e oper...
ITALI– Seanca gjyqësore për arrestimin e 36-vjeçares Elona Kalesha nga Durrësi, e cila dyshohet si vrasësja e çiftit Shpëtim dhe Teuta Basho në në...
Aktualitet24 Dhjetor 2020, 10:30
TIRANË- Një artikull i botuar në disa media online se kompleksi “Select Hill Resort” do të organizojë mbrëmje festive për festat e fundvitit kundër rregull...
TIRANË– Emigrantët që kthehen nga Shqipëria në vendet fqinje kanë krijuar fluks të madh në pikat e kalimeve Kufitare.Festat e fundvitit por edhe masa...
Gazetari i njohur nga Kosova, Milaim Zeka, ka reaguar pasi kolegu i tij Valon Syla u sulmua fizikisht në Prishtinë.Zeka e ka konsideruar këtë një turp, dhe ka t...
TIRANË– Mjeku Ilir Allkja është ftuar ditën e sotme nga drejtoria e QSUT për të “rishikuar marrëdhënien e punës”. Ky takim është bërë i ditur nga vetë mjek...