Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
Itali-Zvicër 58 sfida, por asnjëherë në Europianë. Tri barazime në ndeshjet e fundit!
16 Qershor 2021, 05:05Nga DOSJA
ITALI – Pas fitores së shkëlqyer ndaj Turqisë, Italia e Roberto Mancini dëshiron të vazhdojë më tej në “Euro2020”. Në ditën e dytë të grupit A, ajo do të përballet me Zvicrën, e cila në ndeshjen hapëse barazoi 1-1 kundër Uellsit. Tani “azzurrët” janë të vetëm në krye të grupit dhe kanë mundësinë ta sigurojnë kualifikimin për më tej që sonte.
Zvicra është ekipi kombëtar, kundër të cilit, Italia ka luajtur më shumë ndeshje në historinë e saj, duke marrë parasysh edhe ndeshjet miqësore: plot 58 takime! Bilanci i përgjithshëm është në favor të “azzurrëve”, të cilët kanë fituar në 28 raste kundër 8 të Zvicrës, ndërkohë që 22 ndeshje kanë përfunduar në barazim.
Sidoqoftë, të dy ekipet nuk janë përballur kurrë me njëra-tjetrën në Kampionatet Europiane dhe kanë luajtur vetëm tri herë për Kupën e Botës: dy në ndeshje në vitin 1954 (me të dy fitoret për Zvicrën) dhe një më 1962, me një fitore 3-0 për Italinë në grupe.
Në tre ndeshjet e fundit midis dy ekipeve, ka pasur po aq barazime: 1-1, 0-0 dhe 1-1 në një miqësore midis 2006 dhe 2010. Pavarësisht se janë përballur midis tyre kaq shumë, Italia dhe Zvicra kanë luajtur me njeri-tjetrin në njëmbëdhjetë vitet e fundit.
Zviceranët nuk i kanë mposhtur italianët që nga 1 maji 1993, në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës. Nga ai moment dhe në vazhdim janë rregjistruar, katër fitore për Italinë dhe po katër barazime.
B.T (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ZVICER – Vetëm gjashtë muaj kanë punuar së bashku te Interi, nga janari në qershor 2015, por ai ka mbetur në zemrën e Xherdan Shaqirit. Te “zikaltrit”, su...
ITALI – Trajneri i kombëtares italiane, Roberto Mancini, në konferencën për shtyp para sfidës së sotme me Zvicrën, ka deklaruar se ai e njeh mjaft mirë skuadrën...
GJERMANI– Dy gjigantët europianë u përballën mbrëmjen e sotme në fazën e grupeve. Francë-Gjermani ishte sfida e shumë pritur për tifozët që kishte rezervuar “Eu...
GJERMANI – Franca arriti ta mposht Gjermaninë në kuadër të Grupit F në “Euro 2020”. Pas ndeshjes, trajneri i Francës, Didier Deshamp, në konferencën për s...
HUNGARI – Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së grupit F të Kampionatit Europian mes Hungarisë dhe Portugalisë në barazim 0-0.Në këto 45 minuta të para, skua...
ZVICER – Në selinë e UEFA-s në Nyon do të hidhet shorti për turin e parë eliminator të Ligës së kampionëve si dhe për turin e parë eliminator të Conference Leag...
GJERMANI– Zhbllokohet supersfida Francë-Gjermani. Mats Hummels, lojtari gjerman ka shkaktuar autogol, duke e çuar Francën në avantazh përballë tyre. Auto...
HUNGARI– Portugalia ka fituar ndeshjen e Grupit F përballë Hungarisë me shifrat 0-2. Vëmendja maksimale në këtë takim ishte pikërisht te ylli portugez Cri...
HUNGARI – Cristiano Ronaldo në sfidën ndaj Hungarisë u bë lojtari i parë që ka luajtur në pesë kampionate europiane pas debutimit në vitin 2004.Megjithatë...