6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
ITALI– Italia njoftoi se ka dëbuar dy diplomatë rusë dhe se ka arrestuar një kapiten të marinës italiane të martën nën dyshimet për përfshirje e tyre në spiunazh.
Sipas njoftimeve mediatike diplomatët u dëbuan të mërkurën.
Policia italiane thotë se kapiteni dhe një zyrtar i ambasadës ruse u arrestuan në një parking në Romë. Ata akuzohen për “krime të rënda të lidhura me spiunazhin dhe sigurinë e vendit”.
Agjencia e lajmeve “Reuters” duke iu referuar një zyrtari të policisë italiane tha se kapiteni quhej Walter Biot dhe se ai akuzohet për dhënie informacioni në këmbim të 5,900 dollarëve.
Agjencia italiane e lajmeve “Ansa’” raportoi se disa nga dokumentet e sekuestruara ishin dokumente të NATO-s.
Policia italiane tha se arrestimet ishin rezultat i një hetimi të gjatë nga zyrtarët e sigurisë kombëtare dhe ushtarakët.
Pas arrestimeve, Italia thirri ambasadorin rus ndërsa dëboi dy zyrtarë rusë të dyshuar si të përfshirë në incident.
Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio e karakterizoi incidentin si “jashtëzakonisht të rëndë”, njoftoi agjencia “Reuters”.
“Gjatë takimit të ambasadorit rus në Ministrinë e Jashtme italiane ne i bëmë të ditur protestën e fortë të qeverisë italiane dhe njoftuam dëbimin e menjëhershëm të dy zyrtarëve rusë të përfshirë në këtë çështje jashtëzakonisht të rëndë“, shkruhej në një postim të ministrit në Facebook, njoftoi CNN.
Sipas “Reuters” zoti Biot, 54 vjeç, ishte duke punuar në ministrinë e italiane të Mbrojtjes në një departament të ngarkuar me zhvillimin e politikës së sigurisë kombëtare dhe mbajtjen e marrëdhënieve me aleatët e vendit.
“Reuters” bëri të ditur gjithashtu se agjencitë ruse të lajmeve thanë se dy zyrtarët e dëbuar kanë punuar në zyrën e atasheut ushtarak të ambasadës. Ata nuk bënë të ditur nëse personi i arrestuar në parking ishte një nga zyrtarët që u dëbuan.
Agjencia ruse e lajmeve “Interfax” citonte një politikan rus të ishte shprehur se do t’i përgjigjeshin me reciprocitet dëbimit.
Por një zëdhënës i Kremlinit e minimizoi incidentin.
“Për momentin nuk kemi informacion në lidhje me arsyet dhe rrethanat e këtij ndalimi“, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, sipas CNN. “Por në çdo rast, shpresojmë që do të ruhet fryma tejet pozitive e konstruktive e marrëdhënieve ruso-italiane“.
Gjatë muajve të fundit si Bullgaria dhe Holanda kanë dëbuar zyrtarë rusë lidhur me akuza për spiunazh.
Marrë nga VOA
(kle.mu./dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
SHBA– Presidenti Joe Biden bëri publik të mërkurën një plan mbi punësimin dhe infrastrukturën prej 2 trilionë dollarësh.“Infrastruktura jonë po shka...
SHBA– Aplikacioni social ‘Facebook’ ka hequr një video të ish-presidentit amerikan Donald Trump nga faqja e nuses së djalit të tij, Lara Trump.Ky pezullim ka të...
FRANCË – Ashtu si në shumë pjesë të tjera të botës, njerëzit në Francë janë lodhur duke respektuar kufizimet për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19.Celine...
KALIFORNI– Të paktën katër persona kanë vdekur, përfshirë dhe një fëmijë, pas një sulmi me armë zjarri të ndodhur në Kaliforninë e Jugut. Abc News shkruan se ng...
Ligjvënësi republikan Matt Gaetz nga Florida, një zë i njohur konservator në Kongres si dhe aleat i ngushtë i ish-Presidentit Donald Trump tha të martën se ndaj...
Komisioni Evropian njoftoi të mërkurën se e ka referuar çështjen e ligjit polak mbi sistemin gjyqësor në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, gjykata më e l...
Zyrtarët gjermanë kanë vendosur të kufizojnë përdorimin e vaksinës së koronavirusit të AstraZenecas për të mos iu dhënë njerëzve nën moshën 60 vjeç pasi ...
ITALI– Trembëdhjetë persona janë vënë nën hetim në Itali,, 5 prej të cilëve shqiptar, ku 3 janë në arrest dhe dy të arratisur, për trafikim të lëndëve nar...
Maqedonia e Veriut e filloi të mërkuren vaksinimin për të moshuarit mbi 77 vjeç. Imunizimi po bëhet me vaksinën Astra Zeneca që arriti në vend para tre d...
Kosova po e mbyll muajin mars me një numër rekord të personave të infektuar nga COVID-19.Sipas shifrave që po i ndjek Zëri i Amerikës, rezulton se muaji mars i ...