LIVE UPDATES
Ekonomi

“Jam karaksëze, të vijnë të pinë sa të ngordhin”/ Rrëfimi i çiftit Gjirokastrit që jeton në banesën 300 vjeçare,

10 Nëntor 2019, 10:00 Nga DOSJA
“Jam karaksëze, të vijnë të pinë sa të

Diku aty ku ndahet lagja e vjetër gjirokastrite e Manalatit, mbi ato avlli (që të kujtojnë filmat me partizanë) që lidhen me Dunavatin e I-rë, bujtëm për disa orë në shtëpinë më se 300-vjeçare të çiftit simpatik të Doreta e Saliko Sejdos.

Tek ajo që mund të quhet “derë”, na pret Salikoja. Të dy, ajo rreth të 70-ve dhe ai te të 80-at, janë një binom i mrekullueshëm i të qenit një i vetëm, – siç i themi ne “tenxherja-kapakun”, – apo siç thotë vetë Doreta: “Ai me duar, e unë me nikoqirllëk”. Salikonë, bashkëshortin e saj, pas nxjerrjes së duhanit e varjes për t’u tharë, në një nga dhomat e katit të parë, e gjejmë duke përgatitur rakinë, për atë që Salikos “80 litrat e sivjetshme”, i duken tejet pak. “Erdha me dy miq të mitë… se këta pijanecë janë, e dëgjova ke nxjerrë rakinë”, na prezanton miku ynë me të. “Të vijnë të pinë sa të ngordhin”, na drejtohet Salikoja.

Ndonëse ajo është ndryshuar së tepërmi, së paku nga pamja e jashtme, siç thotë vetë Salikoja, ajo sot është “e ftohtë” për ta… “Kurbeti”, siç thotë Doreta, u ka marrë dy djemtë e tyre. “I shohim nga Skype, por nuk i prekim dot me dorë”, thotë Doreta, për gazetën “Si”. Pengu i tyre (më shumë i Doretës) është tashmë ta martojnë edhe “të voglin”, 36-vjeçarin e kësaj shtëpie…

Mos merrni fukaresha!”

Teksa zëmë vend pranë tavolinës në pjesën e bahçes para shtëpisë, që sa hap e mbyll sytë shtrohet nga Doreta, Saliko nis e ngrihet herë pas here për të parë kazanin e rakisë, disa metra më tutje.

Ajo nis e bisedon se kanë mbetur vetëm, “e mirë, që jemi me këmbë e duar”.

Më pas vjen burri i shtëpisë, i cili kujdesej herë pas here për rakinë e shtëpisë, e thotë, “ik more ti se do na deskretitoç fare”, duke parë se Doreta, po fliste “pa teklif” para kamerës. Siç mësojmë nga çifti me shpirt të ri, çuni i tyre, Eri, kishte pasur një histori mjaft të bukur, e rrëfyer me humor si një aktor i vërtetë nga Salikoja, kur ai ishte pothuajse 4 vjeç, e i pshurri të atit nga kati i tretë i shtëpisë, ndërsa Saliko i mbërtheu kanatet e dritareve me perona, e nuk i hapi për 10 vite rresht.

“Naftë s’kishte, e naftë nxori Enveri”…

Kur e pyet Salikon, – teksa ulet, fillon e dredh një duhan, e pasi bëjmë gëzuar me rakinë e shtëpisë të saponxjerrë, – se si e përjetuat vdekjen e Enverit dikur, thotë se, “e pritëm me ulërima, me ulërima… gazmore”. “Ngordhi, tha mamaja”, ta kthen Salikoja. Befas rikujtohet dhe thotë, “Ç’e do mo, ik aman. Ç’na i kujton bajgën e mu***, se na bëri që të merrnim malet”. E teksa mediton paksa, rrëfen më tej se “naftë nuk kishte në Shqipëri, e naftë nxori Enveri”. E një miku ynë i ulur në tavolinë së bashku me ne, duke mos e kapur fare atë çast ironinë e tij, i kthehet Salikos duke i thënë se “nafta është zbuluar edhe më herët nga austriakët, e italianët”… “Ç’naftë more?”, ia kthen Saliko, “naftën, që na i bëri neve!”. Më pas, biseda merr një tjetër rrjedhë, teksa herë pas here sikur ia bën me sy Doretës, kur biseda fillon e drejtohet për tek i ati i Enverit, që Saliko na thotë se “…e kishte babanë, të qafsha moj shegë çame”. “Llafe janë llafe”, – na i kthen me ironi Saliko, duke nënkuptuar se ai që dimë ne, nuk ishte i ati i vërtetë, e duke shtuar se, “sa zbukurime… merr sot fjalori”.  Kur të thotë se, s’para i ka qejf xhirimet me kamera, fillon e nënqesh, e duket se edhe sytë brenda atyre syzeve të errëta, pas operacionit të suksesshëm në sy, i buzëqeshin. Më pas, si për ta mbyllur po me humor, teksa Doreta e ngacmon për tallonët dikur, që shumë prej atyre që e lexojnë këtë shkrim, mbase s’i kanë provuar kurrë, Saliko shprehet me ironi se, “komunizmi ishte gjë e bukur, me tallon dritat, tallon drush, fasulet, mishi, etj.

Talloni na është bërë në gjumë. Pse thoshin, të humbtë talloni?! Një copë letër ishte, por ajo ishte baras me bukën. Të humbte talloni, rrije pa mish një muaj”.

“Çeço kopani”

“I goditur ishte pakëz”, thotë Saliko, për Çerçiz Topullin, teksa rrëfen se “bota bënte vrasjet me majën e lapsit”, thotë ai, brenda shakasë, pavarësisht se disa mund ta shohin “shtrembër” këtë mendim të tijin.

 

“Erdhi këtu njëherë”, vijon bisedën Saliko nga kujtimet e babait dhe gjyshit të tij, teksa tregon me gisht katin e tretë të shtëpisë. “Kishin të bënin, nga ana e grave tona… Shtëpia ka qenë më e dalë asokohe. Erdhi Çeçoja këtu, e ndërsa pinte, i tha gjyshit: Ti i martuar i rregulluar, por unë ngela pa martuar”. “Pihu dhe u dend, e deshte të hidhej këteja, nga balli i shtëpisë. Kanë qenë 12 vëllezër ata… Në film, e ka pasur zërin tejet të ëmbël… Që nga emri e kishte zërin e trashë…”, ndërsa një nga dy miqtë e mi, hapën sekuenca të filmit “Liri a vdekje”. Aty më pas, muhabeti u la përgjysmë pasi filluan debatet historike, e roli i Çeços sipas historisë syshkruar dhe të lexuar diku nëpër “qitapët e historisë”…

Vizitë në shtëpinë 300-vjeçare

Më tej, zonja e shtëpisë teksa ishim kureshtarë të shikonim në brendësi shtëpinë 300-vjeçare, na sodit nëpër mjediset e saj, duke na thënë se poshtë dyshemeja ka qenë me gur të zi, ndërsa më tej na tregon cisternën e ujit (stera), apo dhomën e duhanit që Saliko pasi e kishte prerë e kishte vendosur të thahej… por në një nga dhomat nuk harron të na tregojë edhe foton e plakës (mamasë së saj), 103-vjeçare, që jetoi me ta për shumë vite.

 

Shtëpia është tejet “elastike”, teksa ecim përgjatë dhomave të saj. “E banjën, ai e ka bërë vetë”, – thotë Doreta për Salikon.

 

 

Më tej, zonja e shtëpisë na ngjit në katin e tretë, apo atë që quhet dhoma e burrave, ku dikur Çeçoja donte të hidhej nga kati i tretë, kur dëgjonte se si të tjerët ishin trashëguar dhe ai luftonte me turkun, ende maleve.

 

Në kohë të Luftës së Dytë, na shpjegon zonja, “ka rënë bomba. Vajtën gjermanët te një gjitoni ynë dhe kërkuan për ushqime, ndërkohë që ai i thotë për shtëpinë tonë se, sipas tij ishim në gjendje të mirë. E njëherë sa e morën vesh, gjermanët kujtuan se strehonim edhe partizanë e erdhën aeroplanët, duke e bombarduar. Kur jam martuar unë…”, vijon Doreta, “gur e mur, ka qenë”, ndërsa ecim për poshtë, në katin e parë majtas, e na tregon katoqin apo haurin, që e kanë kthyer sot në një dhomëz të vogël, atje ku Salikoja “fsheh pasurinë e tij”, rakinë…që “80 qilot e futura në bidonë plastikë, Salikoja e quan pak”. Pas këtij udhëtimi të këndshëm, një tavoline të shtruar plot, e një qëndrimi prej më se 2 orësh, Salikoja na i mbush edhe nga një gotë tjetër, ndërsa na tregon disa sekrete pranë kazanit.

 

 

aty ku i premtojmë që do të kthehemi sërish për festat e nëntorit, ndërsa Saliko “kërkon të na diskreditojë”, duke e mbyllur se, “po u nisët me festa, mos hajdeni fare, më mirë!”.

Marrë nga Gazeta Si

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale banesa 300-vjecare në gjirokaster çerçiz topulli cifti nikoqir ne gjirokaster doreta sejdo rrëfimi i çiftit gjirokastrit saliko sejdo banesa 300-vjecare në gjirokaster çerçiz topulli cifti nikoqir ne gjirokaster doreta sejdo rrëfimi i çiftit gjirokastrit saliko sejdo

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën