LIVE UPDATES
Aktualitet

“Jam në palestër, djalin e kam lënë vetëm”/ Nuk divorcohen se gjyqi kushton, sherret e çifteve shqiptarë që ndahen p

14 Shkurt 2021, 15:54 Nga DOSJA
“Jam në palestër, djalin e kam lënë vetëm”/

SHQIPËRI– Një burrë dhe një grua që thonë se nuk kanë para për t’u ndarë në gjykatë, përfunduan në polici jo për sherret mes njëri- tjetrit. Por nga dashuria për djalin, fryt i një martese 10 vjeçare .

Policia i tha jo zyrtarisht gazetasi.al  se babai i djalit nuk e ka duruar dot faktin që ish-bashkëshortja e linte ndonjëherë vetëm të birin dhe ka kërkuar ndihmë nga uniformat blu që të këshillonin ish partneren. Por të njësoj ka vepruar edhe ish gruaja, që insiston se i shoqi duhet të punojë e të mos merret me jetën e saj.

Për ta vënë në pozitë të vështirë ish-partneren, i shoqi ka treguar telefonatat dhe mesazhet me të, madje dhe komunikimet e gjata mes tyre që tregojnë se si ata e zgjidhën lidhjen me marrëveshje, pa ju drejtuar gjykatës derisa secili të siguronte ca të ardhura për padinë.

Ndërkohë prej muajsh ata janë sjellë me fëmijën sikur në fuqi të kishte një vendim gjyqësor bëjnë me dije burimet e policisë që shprehen të habitura me përpikmërinë që ka ndjekur secili prej tyre për mbajtjen e fëmijës , e njëkohësisht me vigjilencën e të atit që i biri të mos mbetej asnjëherë vetëm.

“Jam në palestër dhe djalin e kam lënë vetëm në shtëpi”. Kjo fjali ka rezultuar mjaftueshëm si shkak për t’i hedhur benzinë zjarrit dhe të dërgojë në polici një çift ish-bashkëshortësh. 40-vjeçari është mbrojtur nga akuzat e gruas duke rrëfyer në komisariatin nr.1 se prej muajsh sa herë e telefononte D.K ajo nuk ndodhej në banesë dhe përherë i tregonte se djalin e kishte lënë në shtëpi.

Ishte ora 20.30  dhe bisedova në telefon me ish gruan dhe kur e pyeta ku gjendej dhe  mu përgjigj- jam në palestër, djalin e kam lënë në shtëpi” . Por gruaja nga ana e saj insiston se është kërcënuar nga ish bashkëshorti ndonëse ky i fundit kundërpërgjigjet se i biri është vetëm nëntë vjeç dhe çdo herë ja kishte lënë si porosi “ sa herë të dalësh sille djalin tek unë’. Çifti sipas burimeve të gazetasi.al jeton prej një viti e gjysëm të ndarë, por nuk i ishin drejtuar ende gjykatës me padinë përkatëse. Sipas burimeve nga policia ata po aplikonin gjatë kësaj kohe një vendimarrje personale, që e respektonin bazuar në fjalët e secilit.

Nga e hëna në të premte djali jeton tek e ëma, të shtunë të dielë e mbaj unë”– detajon në polici 40 vjeçari që shtjellon më tej për uniformat blu se ndarja e tyre ndodhi për shkaqe financiare.

“ Konstatova gjatë muajit të fundit se ish bashkëshortja e linte djalin vetëm dhe herë pas here debatoja në telefon për këtë gjë”.

Por 33 vjeçarja jep një version krejt tjetër për policinë. “Tim bir e lë vetëm jo më shumë se 30 minuta në ditë, kurdoherë që zbres për të kryer pazaret e shtëpisë. Plus që kam blerë një aparat që e monitoroj dhe çdo shkëputje e shkurtër është bërë me mirëkuptimin e djalit” . Por e reja i tregoi policisë se shkak i ndarjes së tyre dhe vendimit për t’i dhënë fund martesës ishin veset e të shoqit.

Im shoq pinte alkool, im shoq luante bixhoz, ishte alkolist dhe u rëndua gjatë pesë viteve të fundit . Madje për këtë gjë nga gushti i 2019-ës deri në gusht të 2020-ës isha me urdhër mbrojtjeje nga gjykata. Është e vërtetë ne nuk i jemi drejtuar gjykjatës për arsye financiare pasi gjyqi kushton” mësohet të ketë dëshmuar në polici nëna e 9 vjeçarit. Policia thotë për gazetasi.al se nuk e ka vlerësuar ende se për çfarë vepre do ta refrojë çështjen në prokurori, aq më tepër që sipas marrjes së dëshmive të mëtejshme është konstatuar që gjatë kohës që gruaja shkonte në punë për fëmijën çdo paradite kujdeset i ati.

Por ky nuk është rasti i vetëm. Një 43 vjeçar edhe ai i ndarë i tha policisë gruaja kishte lënë vetëm të bijën 12 vjeçe. ‘Shkova në shtëpi në orën 23.10 minuta. Ime bijë ishte në banesë . Ish gruaja ime bën një jetë të shthurrur , qëndron jashtë në lokale  dhe shoqërohet me persona me precedent penalë’.

Por ndonëse e ka mbajtur shënim denoncimin e A.H, mësohet se agjenti me inicialet F.M e ka paralajmëruar ish bashkëshortin të thotë të vërtetën duke qenë se nga covidi rezulton që baret mbyllen gjatë mbrëmjes. Por kallzuesi nuk ka hequr dorë nga qëndrimi i tij. Për këtë ai kërkon që të pyetet djali i mitur që jeton me të . Fëmija ka folur njësoj si i ati duke tregua i shqetësuar se tij jeton e vetme çdo herë kur e ëma del nga banesa. ‘ Këto janë grindje të rriturish për fëmijët shton efektivi i policisë për gazetën Si, dhe ka raste kur njëri prej tyre egzagjeron dhe ka një qëllim të fshehur , mbasi dështojnë për të takuar ish partneren e shohin policinë si të vetmen shpresë që mund t’i ndihmojë për takimin. Por sidoqoftë ne jemi të detyruar që të marrim çdo denoncim” mbyll qëndrimin e tij agjenti për gazetëasi.al .

Marrë nga GazetaSi

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ciftet e ndare ne vend divorcet ne shqiperi ciftet e ndare ne vend divorcet ne shqiperi

Sondazh

Poll
Aktualitet 14 Shkurt 2021, 13:33

TIRANË– Kompania ‘Salillari’, në pronësi të Pëllumd Salillarit, është kompania që ka marrë përsipër të mirëmbajë rrugët ‘Ura e Zogut-Rrëshen’, ‘Ura e...

Aktualitet 14 Shkurt 2021, 13:09

TIRANË-Autoritetit Rrugor Shqiptar ka dhënë një informacion mbi gjendjen e rrugëve teksa vendi është përfshirë nga moti i keq.Sipas ARRSH-së, në rajonin ve...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet