LIVE UPDATES
Politike

“Jeni futur në një rrugë pa krye”/ VOA: Basha injoron “Foltoren” e Berishës

20 Tetor 2021, 21:40 Nga DOSJA
“Jeni futur në një rrugë pa krye”/ VOA: Basha injoron

Kryetari demokrat, Lulzim Basha tha sot se ai nuk preferonte të vendoste paraardhësin e tij Sali Berisha “në pozita inferioriteti”, duke ju kundërpërgjigjur turit të tij në bazën e demokratëve, të quajtur “Foltore”, po me takime të ngjashme në strukturat e partisë.

“Unë nuk jam nga ata që shfrytëzojë momente të tilla për të bërë garë se kush e ka autokolonën më të gjatë e kush i mbush sallat më shumë sepse e di që ajo është një garë e lehtë për mua dhe nuk është e drejtë ndaj askujt, as ndaj zotit Berisha ta vendos në pozitë të tillë inferioriteti”, deklaroi ai.

Zoti Basha tha se situata e krijuar nuk është mes tij dhe zotit Berisha dhe se nuk kishte për t’u krijuar kurrë një situatë e tillë po të mos kishte qenë vendimi i Departamentit amerikan të Shtetit që e përfshiu zotin Berisha në kategorinë e “zyrtarëve të korruptuar që kishin minuar demokracinë”, e për pasojë duke i ndaluar atij dhe familjes së tij hyrjen për në Shtetet e Bashkuara. Duke shpjeguar vendimin për përjashtimin e zotit Berisha nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike se ai përsëriti se vendimmarrja kishte qenë dhe në “interesin më të mirë të demokratëve dhe të nesërmes së shqiptarëve, të cilës nuk mund t’i shërbehet pa një Parti Demokratike të fortë dhe të vendosur të përballet me regjimin e Edi Ramës dhe masakrës zgjedhore, nuk i shërben përçarja e partisë për interesat personale të Lulzim Bashës dhe as të Sali Berishës”.

Për këtë arsye, siç theksoi ai “jam vetëpërmbajtur dhe do të vazhdojë të vetëpërmbahem me besimin më të madh, me bindjen e thellë se siç jam i qartë unë, siç janë të qartë demokratët, janë të qartë shumica e shqiptarëve dhe me thirrjen ndaj çdokujt që është i paqartë apo i zemëruar të qetësohet dhe të qartësohet”.

Ndërsa zoti Berisha po vijon turin e tij në qytete të ndryshme të vendit, duke akuzuar me tone të forta kryetarin demokrat e duke synuar mbledhjen e firmave për thirrjen e kuvendit kombëtar, për shkarkimin e zotit Basha, ky i fundit po përballet dhe me mbështetës të ish kryeministrit në radhët e deputetëve të tij.

Mbledhjet e grupit parlamentar demokrat po shoqërohen shpesh me replika mes tyre dhe zotit Basha. U duk se ai u referohej pikërisht kësaj kategorie, kur u shpreh sot se “oportunistëve dhe inatçorëve ju them që rruga pa krye ku jeni futur dhe abuzimit që i bëni gjendjes aktuale të ish-kryetarit historik do t’iu vijë me faturën që s’jua kam dhënë këto tetë vite, politike sigurisht”. Si për të treguar se pozitat e tij nuk mund të lëkunden, kryetari demokrat tha se “sipas sondazheve të mija, 95% e demokratëve kërkojnë që unë të udhëheq betejën kundër regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe mbështesin agjendën e përcaktuar nga unë për të pastruar politikën nga llumi i tranzicionit”.

Komentet e tij zoti Basha i bëri në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve gjatë një konference shtypi ku ai njoftoi dorëzimin ditën e sotme në parlament, të ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga opozita, me qëllim hapjen e një procesi të “Vettingut” dhe për politikanët, realizimin e një reforme zgjedhore e po ashtu dhe të një reforme të re territoriale.

Sa i takon procesit të kontrollit dhe verifikimit të figurës të cilit, ngjashmërisht me atë të magjistratëve, duhet t’i nënshtrohen dhe zyrtarët, që nga niveli më i lartë, demokratët e ndërmorën si nismë dhe në vitin 2018, por në atë kohë Komisioni i Venecias, e rrëzoi si të papërshtatshëm. Zoti Basha tha sot se në variantin e propozuar tani, janë marrë në konsideratë, vërejtjet dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Ndryshimet kushtetuese që lidhen me zgjedhjet synojnë, siç u shpreh zoti Basha,“kanë të bëjnë më zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të 30 korrikut, të kaluara pa vullnetin e opozitës dhe depozitimi i kërkesës për komisionin zgjedhor, për të nisur sa më shpejt nga puna me qëllim që reforma zgjedhore me të gjithë komponentët e saj pa asnjë paragjykim edhe për sistemin zgjedhor të nisë një orë e më parë”.

Ndërsa sa i takon reformës territoriale, opozita propozon rikthimin e komunave, të cilat u hoqën si njësi administrative, nga shumica socialiste e cila reduktoi në vetëm 61 bashki, strukturën vendore. Sipas opozitës ky model nuk ka funksionuar dhe se është e rëndësishme që “pushteti vendor të shkojë afër qytetarëve dhe t’u shërbejë qytetarëve dhe të zgjidhet nga qytetarët dhe të shkarkohet nga qytetarët kur nuk e bën punën, si dhe të financohet në masën e mjaftueshme nga taksat e shqiptarëve”. Zoti Basha shpjegoi se ndërkohë një grup pune po punon për të propozuar një model të mirë detajuar.

Nga ana e tij kryeministri Edi Rama evitoi të komentonte përmbajtjen e propozimeve të Partisë, duke theksuar se “dëshiroj që ne t’i japim një shans të plotë dialogut, opozita ka bërë tre propozime, mund të bëjë edhe më shumë, është në të drejtën e vet. Ne kemi detyrën që t’i japim mundësi këtyre propozimeve të diskutohen pa dëmtuar këtë proces diskutimi, duke dhënë paraprakisht opinione përfundimtare sepse thashë nuk do të ishte etike, në raport me respektin ndaj këtij procesi dhe në raport me mishërimin praktik të një vullneti të shprehur me fjalë nga ana ime, nga ana jonë që jemi gati, jemi gati, jemi gati. Jemi gati po, por t’i diskutojmë drejtpërdrejtë me ta dhe të mos i diskutojmë me pasqyra ku secili flet vetë dhe nuk dëgjon se çfarë thotë tjetri”, deklaroi zoti Rama.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha vettingu ne politike lulzim basha vettingu ne politike

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës