LIVE UPDATES
Bota

Joe Biden ashpërsoi tonet ndaj Vladimir Putin duke e quajtur atë ‘vrasës’ për të treguar forcën e SHBA-së në marrëd

22 Mars 2021, 10:28 Nga DOSJA
Joe Biden ashpërsoi tonet ndaj Vladimir Putin duke e quajtur atë

SHBA– Gjatë fushatës elektorale Donald Trump e kishte etiketuar si “Xho gjumashi”. Tani Joe Baiden është “zgjuar”dhe dëshiron që ta tregojë këtë gjë para dy rivalëve strategjikë të Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës, të cilët duket se nuk e kishin marrë seriozisht.

Pakkush priste që Baiden të përgjigjej “Po, unë mendoj se është kështu”, pyetjes së një gazetari: “A mendoni se Vladimir Putin është një vrasës?”.

Edhe Putin u shokua nga një deklaratë e tillë, aq sa thirri menjëherë në Moskë ambasadorin e tij në SHBA, manovra më e menjëhershme që tregon kontestimin e tij ndaj një etiketimi të tillë, por pa kompromentuar marrëdhëniet me një vend tjetër.

Më 18 mars, të dërguarit e Bajden u takuan në Ankoreixh të Alaskës me përfaqësuesit e president kinez Xi Jinping për një kontakt të parë të drejtpërdrejtë, që megjithatë mori përmasat e një konfrontimi, deri në pikën që nuk do të ketë asnjë deklaratë të përbashkët në fund të 2 ditëve bisedime.

Fushë e lirë

Në Moskë ashtu si në Pekin, mbizotëron ideja se demokracitë perëndimore, dhe sidomos Shtetet e Bashkuara, janë të dobëta, të përçara dhe në rënie. Për 4 vjet Putini ka pasur duart e lira me një Donald Trump çuditërisht pasiv ndaj Rusisë.

Por ne mund të kthehemi edhe më pas në kohë, në vitin 2013 tek vendimi i Barak Obamës (kur Biden ishte zv/president) për të mos ndërhyrë në Siri pavarësisht nga përdorimi i armëve kimike nga Bashar Al Asad. Në atë kohë, Obama ia la fushën e lirë Putinit, dhe ku i fundit e shfrytëzoi rastin për të riafirmuar ambiciet e Moskës.

E njëjta gjë vlen edhe për Pekinin, ku menaxhimi jofunksional i epokës Trump, sidomos në lidhje me pandeminë e Covid-19, i bindi udhëheqësit kinez se Shtetet e Bashkuara ishin në rënie. Për më tepër, pas 2 vitesh luftë tregtare me Uashingtonin, Pekini regjistroi rritje ekonomike vitin e kaluar, ndërsa Shtetet e Bashkuara ishin në recesion dhe u penalizuan nga problemet e brendshme.

Një botë brutale

Ky është imazhi që dëshiron të fshijë Baiden, duke imponuar atë të një vendi të gatshëm që të mposhtë pandeminë, të rihapë ekonominë e tij falë injektimit masiv të dollarëve, dhe për të qenë i respektuar në arenën ndërkombëtare.

Sulmi personal ndaj Putinit nuk është një zgjedhje diplomatike, por në këtë mënyrë Bajden dëshironte që të rivendoste ekuilibrin e fuqisë. Dhe e bëri këtë gjë përmes një gjuhe brutale, të përshtatshme për një botë brutale.

Presidenti i ri u zemërua veçanërisht nga shkalla e lartë e sulmit kibernetik ndaj sistemeve amerikane, që u atribuohet rusëve, duke premtuar të kundërpërgjigjej. Ne kemi hyrë tashmë në një epokë të karakterizuar nga rishikimi i ekuilibrit të fuqisë, në një botë multipolare pa rregulla loje, që i ka zënë vendin mbretërimit të padiskutueshëm të Shteteve të Bashkuara.

Askush nuk ka interesin të jetë “i sjellshëm” në një periudhë të tillë plot tension, pasi kur bëhet fjalë për përcaktimin e rregullave, ekziston rreziku i të qenit i mënjanuar.Por për sa kohë Bajden do të vazhdojë të “bëjë të fortin”? Ndoshta deri kur ta kuptojë se Moska dhe Pekini e kanë marrë mesazhin. Një periudhë që rrezikon të jetë mjaft e gjatë … / “Internazionale”

Marrë nga Bota.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota joe biden vladimir putin joe biden vladimir putin

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë