LIVE UPDATES
Politike

‘Ka emra shqetësuese’/ Yuri Kim me plan për zgjedhje: Nëse diçka shkon keq… Marr përditë raporte, do kemi ekipe në

13 Prill 2021, 19:31 Nga DOSJA
‘Ka emra shqetësuese’/ Yuri Kim me plan për zgjedhje:

TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë me dije se SHBA-të janë të përgatitura për zgjedhjet në Shqipëri. E ftuar në emisionin “Përballë”, Kim tha se ka marrë shumë sinjalizime dhe shqetësime për ditën e zgjedhjeve, ndërsa shtoi se ka edhe emra “shqetësues” që po tentojnë të ndërhyjnë. Ndër të tjera në fjalën e saj, Kim tha se nëse diçka shkon keq më 25 prill, por edhe më pas, SHBA ka gati opsione për zgjidhjen e krizave por nuk zgjodhi që t’i bënte publike. 


PJESË NGA INTERVISTA: 

Lutfi Dervishi: Më pak se dy javë nga dita e votimit, cilat janë shqetësimet tuaja kryesore në lidhje me zgjedhjet? 

Ambasadorja Kim: Kam shpresa por edhe shqetësime, siç vëreni ju. Mendoj se janë votime shumë të rëndësishme këto që vijnë. Pas 30 vitesh demokraci, jemi në një pikë kthese dhe mendoj se populli shqiptar ka mundësinë si në çdo zgjedhje për të vendosur në çfarë drejtimi do të shkojnë. Prandaj iu kam thënë votuesve se nuk ka rëndësi për kë votoni, por ka rëndësi që të votoni dhe vota juaj të jetë e mirëfilltë. Të ardhmen tuaj e vendosni ju. 

Lutfi Dervishi: A shihni shenja të minimit të integritetit të zgjedhjeve? Ju merrni raporte.

Ambasadorja Kim: Marr raporte. Dëgjoj lloj-lloj gjërash dhe jemi të vëmendshëm. Në fund, kemi ekspertë që do të bëjnë një deklarim për këtë. E dini që OSBE ka dërguar një ekip nga ODIHR dhe ata janë ekspertët e vërtetë. Ndaj, do të pres për raportin e plotë. 

Lutfi Dervishi: Kur takoheni me drejtues politikë siç ndodhi në Elbasan apo qytete të tjera, çfarë ju thonë? 

Ambasadorja Kim: Më thonë se zgjedhjet janë të rëndësishme për ta. Që po punojnë fort. Dhe pastaj më tregojnë për shqetësimet që kanë për palën tjetër dhe iu them se duhet të merren me veten në fillim dhe pastaj të lejojnë ekspertët të merren me të tjerët. Kam ndjesinë se njerëzit e morën seriozisht – me njerëzit kam parasysh partitë politike – morën në konsideratë këshillat që iu kemi dhënë për rëndësinë e kandidatëve të pastër dhe, sinqerisht, kriminelët më të dukshëm nuk janë përfshirë por, a ka emra shqetësues? Po, ka.

Lutfi Dervishi: Ambasada qartësisht do monitorojë ditën e votimit. A keni një qytet të preferuar?
 
Ambasadorja Kim: Ka shumë qytete që janë me rëndësi. Siç e dini, kam qenë në disa qytete javët e fundit. Këtë javë do të udhëtoj përsëri. Edhe javën që vjen do vizitoj një tjetër. Ditën e zgjedhjeve do të shkoj në disa nga pikat kyçe. Nuk e kemi bërë planin ende, por vetëm nga Ambasada e SHBA do të jenë 23 ose 24 ekipe. Do të shpërndahen në të gjithë vendin. Kjo është përveç ekipeve të ambasadave të tjera dhe, sigurisht, është OSBE/ODIHR që ka d[rguar ekipin zyrtar. Do t’i shohim gjërat, nga shumë afër. Dhe siç kam thënë më parë, në fund do të mbështetemi tek OSBE/ODIHR që do të japin opinionin e tyre ekspert.

Lutfi Dervishi: A do të veprojë SHBA si arbiter nëse ka mosmarrëveshje lidhur me zgjedhjet?

Ambasadorja Kim: Mendoj se është mënyra e gabuar e të menduarit. Mendoj se nuk është ky roli ynë. Nëse po pyesni, a e vrasim mendjen për çfarë ndodh? Po, e vrasim mendjen. A kemi një kandidat të preferuar? Jo, nuk kemi. Nuk është ky pozicioni i Shteteve të Bashkuara. Ajo për të cilën vrasim mendjen janë institucionet dhe proceset. Dhe, prandaj nuk flas për këtë kandidat apo atë kandidat, këtë apo atë parti, por flas për rëndësinë, rëndësinë kritike që ka që të sigurohemi që rregullat dhe proceset janë të ndershme, janë transparente, që fusha e lojës është e njëjtë për të gjithë, dhe që rregullat të zbatohen edhe në kohë, që të gjithë të kenë të njëjtat shanse. Kjo është ajo për të cilën kemi interes.

Lutfi Dervishi: Pyetja e fundit. Thatë, ‘ritheksoj se do t’i kërkojmë llogari udhëheqësve. Do të ndërmarrim veprimet e duhura në përgjigje të atyre që pranojnë apo nxisin dhunë, pranojnë apo nxisin shkeljen e ligjeve zgjedhore dhe standardeve ndërkombëtare, dhe që përndryshe përpiqen të minojnë integritetin dhe besimin tek procesi zgjedhor dhe rezultatet e tij.’ A keni një plan në tryezë? 

Ambasadorja Kim: Mendoj që kemi disa opsione por nuk i diskutoj në publik. Mendoj që njerëzit e kuptojnë që për Shtetet e Bashkuara, kjo është diçka serioze dhe mendoj që Presidenti Biden dhe Sekretari Blinken e kanë bërë shumë shumë të qartë rëndësinë qëndrore të sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, dhe forcimit të demokracisë kudo në botë. Dhe nuk e bëjmë sepse mendojmë se është diçka e këndshme, nuk është bamirësi. E bëjmë sepse është në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara që të kenë aleatë që janë të fortë, të aftë, dhe të begatë. Duam të sigurohemi që Shqipëria si aleate e NATO-s është maksimalisht e fortë, sepse ne besojmë tek ju ashtu si ju besoni tek ne; kjo është ajo që mendoj teksa shohim këtë 30-vjetor por edhe teksa ecim drejt zgjedhjeve. Është koha për të vendosur se çfarë vendi do të jetë Shqipëria.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021 yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet