LIVE UPDATES
Politike

‘Kajmaku’/ PD akuza qeverisë: Rama e mbron me kodin ‘Omerta’, organizata kriminale e Rilindjes qeveris me krimin

3 Shtator 2019, 09:55 Nga DOSJA
‘Kajmaku’/ PD akuza qeverisë: Rama e mbron me kodin

TIRANË- Partia Demokratike vazhdon akuzat në drejtim të kryetarit të bashkisë Vorë, Agim Kajmaku. Klevis Balliu, ish-deputet i PD ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se po e mbron Kajmakun në bazë të kodit ‘Omerta’. PD thotë se pavarësisht botimit të të dhënave për arrestimin e tij në Greqi, asnjë hap nuk është marrë nga institucionet, megjithëse Kajmaku preket drejtpërdrejt nga ligji i dekriminalizimit. Partia Demokratike ka publikuar disa ditë më parë një dokument me anë të të cilit pretendon se Agim Kajmaku është arrestuar dhe dënuar nga gjykata e Janinës për falsifikim parash. 

Deklarata e plotë e Balliut:

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, KLEVIS BALLIU

Organizata kriminale e Rilindjes po zbaton kodin mafioz të heshtjes, Omerta, për të mbrojtur të arratisurin nga drejtësia greke, Jorgo Toto, të cilin të konvertuar në Agim Kajmaku, shefi i organizatës Edi Rama ia ka servirur Vorës për kryetar bashkie.
Kryeministri i të inkriminuarve nuk guxon të thotë asnjë fjalë! Provat e publikuara nga Partia Demokratike nuk mundet ti kundërshtojë dhe as ti mohojë dot.
Edi Rama flet për gjithçka, por nuk guxon të thotë asnjë fjalë për Jorgo Kajmakun.
Kyç gojën sepse ai e di se “Gimi është njësoj si ai”.

Shefi i bandës së Rilindjes hesht sepse Agim Kajmaku është fytyra e tij.
Edi Rama nuk thotë dot asnjë fjalë, se nga shporta e tij kriminale u sërvir shqiptarëve vetëm Elvisë, Vangjushë, Saimirë, Arbenë, Damianë, Valdrinë dhe Kajmakë.
Jorgo Toto mbrohet nga kryeministri i ardhur në pushtet me krimin, sepse ai është simboli i modelit me të cilin qeveris Shqipërinë prej 6 vitesh. Rilindja e mbron me kodin Omerta të mafias Agim Kajmakun, sepse një organizatë mafioze kodin e heshtjes e ka themelin e funksionimit të saj.

Rama e mbron kriminelin e radhës, sepse pas çdo të inkriminuari që ai u sërvir shqiptarëve qëndron vetë me modelin e qeverisjes me krimin dhe për krimin. Agim Kajmaku është vetë Edi Rama.

Edi Rama është fytyra e krimit në qeveri vetëm se në raste të ndryshme ndërron emrin dhe bëhet Elvis Rroshi, Vangjush Dako, Armando Prenga, Arben Ndoka, Saimir Tahiri, Agron Xhafaj, Damian Gjiknuri, Dionis Imeri, Pjerin Ndreu, Jurgis Çyrbja, Astrit Avdylaj, Ilir Ndrazhi, Elton Arbana apo Valdrin Pjetri e me rradhë një listë e gjatë emrash që sot duhet të ishin në burg. Me heshtjen e tij, Edi Rama provoi se është ai mbrojtësi i Agim Kajmakut, me kandidimin e të cilit provoi edhe njëherë se është i lidhur pazgjidhshmërisht me krimin.

Omerta edhe nga Katicat e Ramës në prokurori , që njësoj si shefi i tyre në qeveri mbrojnë me “heshtjen” e institucionit të tyre të kërkuarin në Greqi. Megjithëse provat tashmë i ka në dritë të diellit, Arta Marku e përfshirë nga ethet e konfirmimit, kërkon nga PD të dhënat që i ka në sistem.

Sipas dokumentacionit zyrtar të autoriteteve greke rezulton e provuar se shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toto i është shmangur drejtësisë greke për përballjen me një akuzë, që parashikon të paktën 10 vjet burg. Përveç kësaj ai ka mashtruar në formularin e dekriminalizimit, veprim ky që përbën vepër penale dhe prokuroria duhet të nisë menjëherë procedim penal ndaj të zgjedhurit të Ramës në Vorë.

Por megjithë këto fakte, i gjithë sistemi kriminal i ngritur nga Edi Rama hesht dhe mbron modelin kriminal në këtë rast nën emrin e Jorgo Kajmakut. Ky model, tashmë i kthyer në sistem të qeverisjes duhet të marrë fund. Edi Rama si kryetar i bandës kriminale që qeveris sot vendin duhet larguar një orë e më parë. Krimi nuk e ka vendin në qeveri, por në burg. Shqiptarët meritojnë një pushtet që buron prej tyre dhe jo prej kriminelëve me të cilën Edi Rama e ka mbushur plot buqeten e Rilindjes.

(F.g/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agim kajmaku arrestimi i agim kajmakut ne greqi klevis balliu agim kajmaku arrestimi i agim kajmakut ne greqi klevis balliu

Sondazh

Poll
Politike 3 Shtator 2019, 09:10

TIRANË- Ka nisur me sherr mbledhja e parë e komisionit të Ekonomisë, ku janë shqyrtuar dekretet e kthyera të presidentit Ilir Meta. Kryetari i Komisionit, ...

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit