Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Qeveria ka miratuar në mbledhjen e fundit shpronësime për pesë projekte, ku për llogari të autoriteteve të ndryshme publike janë caktuar listat me përfituesit dhe shumat takuese që do të shpërndahen.
Por cilët janë në fakt projektet? Disa prej tyre janë zbatuar dhe shpronësimi vjen në mënyrë ciklike duke ndjekur procedurat kurse disa të tjerë janë ende në fazat e para të zbatimit. Vendimi i parë i takon shpronësimit për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Itinerare këmbësorësh me pistë vrapimi dhe biçikletash në Parkun e Liqenit Artificial”, Tiranë.
Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, , me vlerë 124 169 229 (njëqind e njëzet e katër milionë e njëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e dyqind e njëzet e nëntë) lekë.
Vendimi i dytë i takon shpronësimit për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti “Shtesë e impiantit të përpunimit të ujit të pijshëm Bovillë me 1 800 l/sek, në fazën e dytë të zbatimit me 1 200 l/sek”.
Pronarët të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, për pasuritë e llojit “truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 11 056 007.60 (njëmbëdhjetë milionë e pesëdhjetë e gjashtë mijë e shtatë pikë gjashtëdhjetë) lekësh.
Vendimi i tretë i takon shpronësimit për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i objektit “Për ndërtim, përmirësim, shfrytëzim, mirëmbajtje të autostradës “Milot – Morinë””.
Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë sipas masës, për pasuritë e llojit “arë” dhe “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 1 440 031 (një milion e katërqind e dyzet mijë e tridhjetë e një) lekësh.
Vendimi katërt është shpronësimi, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit “Sistemim, asfaltim i rrugës “Allamani”, Fushë-Krujë”.
Pronari i pasurisë së paluajtshme, pronë private, që shpronësohet, të kompensohet në vlerë të plotë, për pasurinë e llojit tokë “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 918 241 (nëntëqind e tetëmbëdhjetë mijë e dyqind e dyzet e një) lekësh.
Vendimi i fundit i takon shpronësimit, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës Porti i Jahteve – By-pass Orikum – Dukat (Ura e Shën Elizës)”.
Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, të kompensohen, në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, për pasuritë e llojit “tokë arë”, me një vlerë të përgjithshme prej 3 858 048 (tre milionë e tetëqind e pesëdhjetë e tetë mijë e dyzet e tetë) lekësh.
MONITOR
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Shitjet e artikujve ushqimore shënuan ulje me 1.9 për qind në tremujorin e të vitit krahasuar me të njëjtën periudhe të vitit 2020, teksa artikujt e tjerë jo us...
TIRANË– Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka shpjeguar se përse Banka hodhi në qarkullim prerjet e reja në këtë moment. Për ‘abcnews’, ai tha s...
Yield-et e bonove 12-mujore pësuan një rënie të mëtejshme në ankandin e kësaj jave.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se yield-i mesatar i ponderuar zbrit...
Kuvendi i ka lënë si detyrë Avokatit të Popullit që gjatë këtij viti të jetë aktiv duke monitoruar marrjen e shërbimit shëndetësor falas të qytetarëve në spital...
Individët dhe bizneset hapën rreth 356 mijë llogari të reja bankare gjatë vitit të kaluar.Sipas të dhënave të raportit të përgjegjësisë sociale për vitin 2020, ...
Nga 1 korriku 2021 pritet të nisë zbatimin faze e dytë e procesit të fiskalizimit për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve.Administrata Tatimore...
4.5 milionë euro shtesë kërkohen për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë vitit 2021. Në raportin periodik të ecurisë së projektit, që publikon Banka, nënvizohet se nga...
Sipas studimit të paraqitur të mërkurën (16.06) nga Instituti për Kinën Merics në Berlin dhe Grupi Rhodium, investimet e drejtpërdrejta kineze në Bashkimin Evro...
Eksportet kanë vijuar të shënojnë një rritje të fortë edhe në muajin maj, duke rikuperuar humbjet që shënuan në të njëjtët muaj të një viti më parë, kur karanti...
Euro ra të mërkurën në nivelin e 122.85 lekëve, duke prekur nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë.Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipëris...