LIVE UPDATES
Politike

KANDIDATËT- Vlora zgjedh nesër kryetarin e PD, Leskaj: Votoni që të bashkohemi

16 Prill 2022, 20:56 Nga DOSJA
KANDIDATËT- Vlora zgjedh nesër kryetarin e PD, Leskaj: Votoni që

VLORË– Dega e Partisë Demokratike në Vlorë do të zgjedhë nesër kryetarin e ri. Në garë janë katër kandidatë, Atird Hoxha, Edmond Banushaj, Fatjon Fejzaj dhe Lorenc Danaj.

Deputeti i Partisë Demokratike dhe drejtuesi i qarkut, Bujar Leskaj fton anëtarët e PD që të marrin pjesë në zgjedhje. Në një status në Facebook, Leskaj shkruan se votae lirë e demokratëve do tu shërbejë bashkimit të tyre.

Postimi i Leskajt

Nesër në Vlorë zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të degës së PD! Të katër kandidatëve për kryetar të degës, Atird Hoxha, Edmond Banushaj, Fatjon Fejzaj, Lorenc Danaj, u uroj suksese në këtë proces të vështirë, por të domosdoshëm të riorganizimit që nga themeli të Partisë Demokratike. Natyrisht njëri do të zgjidhet, por realisht fiton procesi. Nesër demokratët e Vlorës do të shprehen me votën e tyre të lirë, e cila duke qenë në themel dhe në ADN-në e Partisë Demokratike, përcjell mesazhin e bashkimit dhe përfaqëson fitoren e demokracisë. Kryetari i ri i degës së PD Vlorë duhet që nga e nesërmja e zgjedhjes së tij të ndërmarrë hapa konkrete për bashkimin e demokratëve dhe, mbi të gjitha, duhet të tregojë me akte konkrete, që Partia Demokratike, nuk ka të tepërt asnjë anëtar të saj, asnjë demokrat, asnjë themelues, asnjë qytetar, që, mbi të gjitha, do Shqipërinë.

Gjatë gjithë kësaj kohe, kryefjala jonë ka qenë “BASHKIMI”, sepse asnjëherë nuk kemi pasur dyshimin se pavarësisht divergjencave, kundërshtarët nuk janë ata që mendojnë ndryshe brenda familjes së madhe të Partisë Demokratike, por kundërshtari ynë i vetëm është një dhe vetëm një: sekti Rama në pushtet! Jo bashkim me përjashtime, por bashkim, që nuk përjashton ASNJË demokrat nga proceset e riorganizimit dhe fton të gjithë kontributorët që nga 1990 e deri më sot. Sepse, në fund të fundit, duhet bashkim nëpërmjet diversitetit, legalizimit dhe respektimit të fraksioneve; debatit të lirë e lirisë së shprehjes së mendimit ndryshe! Procesi i riorganizimit të Partisë Demokratike në qendër dhe në bazë aktualisht po bëhet me një përgjegjësi të lartë ndaj Partisë Demokratike, demokratëve të bashkuar dhe shqiptarëve, të cilët qëllimin e tyre final kanë përballjen me sektin Rama, për të fituar në zgjedhjet e ardhshme.

Harxhuam shumë kohë të çmuar e energji në luftën tonë të brendshme. Ndoshta u bënë edhe gabime nga të dyja palët. Gabime në organizim që krijuan idenë e mënjanimit të padrejtë të ndonjë demokrati, por që do të korrigjohen gjatë rrugës. Duhet që edhe ne, drejtuesit e lartë të PD dhe deputetët të kërkojmë ndjesë. Me qytetari, ndershmëri dhe sinqeritet. Të gjithë deputetët pa përjashtim e fituam mandatin nga puna, përpjekjet, përkushtimi i demokratëve të thjeshtë. Ndaj duhet të dimë të mbajmë edhe përgjegjësi! Për të mirën e Partisë Demokratike, demokratëve, Shqipërisë e shqiptarëve. Natyrisht, këtë regjim, e rrëzon vetëm një Parti Demokratike, e bashkuar, e hapur dhe e fortë; e cila duke respektuar votën e lirë, diversitetin e ideve, lirinë e shprehjes, fraksionet dhe respektimin e tyre; do të jetë fituese, do të përthithë të gjitha forcat progresiste të shoqërisë shqiptare, do të jetë SHPRESË për të ardhmen dhe ASPIRATË për ndryshim. Duke besuar thellësisht tek BASHKIMI, unë jam i bindur që në Kuvend do të marrin pjesë të gjithë deputetët, anëtarët e Këshillit Kombëtar, drejtuesit e vjetër dhe të rinj të degëve e strukturave në bazë, sepse vetëm kështu i shërbejmë procesit të ringritjes së partisë dhe interesit të demokratëve. Sot flitet shumë për Bashkimin, por duhet punuar edhe më shumë për Bashkimin real, sidomos kur ndonjëri punon ende për përjashtimin, pengimin, ndarjen!

Një gjë e tillë do të ishte katastrofike! Asnjë gabim në riorganizim, asnjë përjashtim ndoshta i padrejtë, asnjë qejfmbetje, nuk duhet të prevalojë mbi Kuvendin bashkues të demokratëve. Askush nuk i shërben bashkimit dhe PD me pengim të Kuvendit të 30 prillit. Partia Demokratike është aset, është “pronë” e të gjithë demokratëve. Vetëm kështu PD mund të përmbushë misionin e saj të madh si opozitë për të shpëtuar Shqipërinë nga ky regjim i ngritur mbi korrupsionin, vjedhjen e qytetarëve dhe vjedhjen e shpresës, varfërimin dhe largimin e tyre nga Shqipëria. Sepse kundërshtari i vërtetë i demokratëve dhe i shqiptarëve është Rama dhe sekti i tij!

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bujar leskaj zgjedhje ne deget e pd bujar leskaj zgjedhje ne deget e pd

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë