LIVE UPDATES
Insights

“Tregimi i së dielës”/ Agim Xhafka: Këpucët me qira

28 Shkurt 2021, 10:18 Nga DOSJA
“Tregimi i së dielës”/ Agim Xhafka: Këpucët me

Në vitin e parë të universitetit,në konvikt rrinim si sardele,8 veta në një dhomë. Katër krevate marinari,dy dollapë me nga katër fletë dhe një tavolinë e dy karrike. Atje kaluam disa vjet dhe kur e sjell sot ndër mend mbizotëronin sherret që bënim kush e kush të zinte tavolinën dhe kush të fikte llampën. Se ca herë atë e shuante edhe …këpuca.
Pikërisht për këpucët do u tregoj sot.

Shoku ynë i dhomës, simpatiku Taqo, Dhimitër e kishte gjatë, zotëronte një palë këpucë greke, ngjyrë lejla, me majë katrore dhe me taka të larta si të gocave. Na ngelën sytë sa ia pamë. Se krahasuar me tonat,që u hapej goja herë pas here nga mastiçi fallco,apo që fusnin ujë ende pa nisur shiu, këpucët e Taqkës ishin si Sharon Stone me Koleshkën, kuzhinieren e mencës, që rrinte pa krehur mbi tenxhere e sytë i kishte çift a tek.

Pasi kaluan ca javë,Raqi i bëri një propozim Taqos.

-Pse nuk i lëshon me qira këpucët gjatë javës?

-Po,unë çfarë të vesh,apo të dal me nallanet e dushit?-ia priti ai.

Nuk iu nda Raqi deri sa i propozoi që kushdo që do i vishte do i jepte Taqit tallonat e mencës të asaj dite.

Këtu Taqo u dorëzua me kusht që të dielave t’i mbathte vetë.

Pasi ramë dakord,përjashtuam dhe Lencin që ishte i fejuar e nuk e zilepsin këpucët, hodhëm shortin mes gjashtë çunave. Mbaj mend që ishte e hënë mbasdite dhe mua më ra e hëna. I futa në këmbë shpejt e shpej e tek godina e gocave i bertita Tashës. Zbriti dhe ia nisëm një xhiro rreth qytetit Studenti. Më ngeli koka poshtë ,por ajo hiç. Vija një gur para e i thoja shih si do e gjuaj,por prapë ajo hiç. Deri sa u ula gjoja të lidhja këpucën dhe :

-Ua,sa të bukura! Kur i bleve,mo?

-M’i dërguan nga Greqia, ca kushërinj të mamasë ,-e rrejta.

Por e besoi. M’u duk sikur po më kapte më shpesh për krahu, qeshte kot edhe kur i thoja se nesër kemi seminar Ana Kareninën e, kur u ndamë në darkë, më sugjeroi:

-Mbase kushërinjtë e tu mund të më sjellin dhe mua këpucë. Kjo ngjyrë më pëlqen,vdes.
Ika shend e verë në dhomë. Sa hyra bertet Koci:

-O trap,po pse me baltë? Ferrave ke hyrë me këto këpucë?

Nuk kishte faj. Dita e martë ishte dita e tij. I pastroi,i kundroi me buzëqeshje e mos o zot,se mos flesh me to poshtë jastëkut,i thashë.

Këpucët na sollën gëzim e optimizëm. Na dukej vetja më të bukur e më të kullandrisur,siç thonë korçarët. Deri të premten,kur i erdhi radha Astritit. Mësoi se këpucët ishin nr 41, ai e kishte këmbën 43.

-Ta kthej tallonin e mencës,-i tha Taqoja.-Mos u shqetëso!

-Jo,mor burrë do i mbath patjetër. Do ia dal.

-Çfarë? Do i shqyesh,mor burrë,-u nxeh Taqo.-Dhjetë metra po ece do të grisen nga mbrapa.

-Nuk do ec fare,do ngulem si monument,-tha serioz Titi dhe m’u drejtua mua.-Kam takim me një vajzë nesër ora gjashtë në darkë. Më shoqëro deri te posta. Atje do takoj Lolën dhe do hyjmë te një pastiçeri ngjitur,as dy metra. Unë do t’i jap ty këpucët e mija dhe kur të ndahem nga Lola t’i m’i jep prapë. Këpucët greke i fusim në çantë.

-Ku ka pastiçeri te posta?- e pyeta.

-Ka, te posta e Laprakës,-më sqaroi ai.

-Në Laprakë!!!

-Të keqen vëllai ,mos ma prish!

U nisëm që në orën katër nga konvikti. Me këpucët greke në çantë. Ec e ec deri sa arritëm. Ishim gjysëm ore para. Ai me emocion,unë i lodhur.Kur po afrohej ora 6 Astriti nisi të mbathë të majtën.Dëgjoja oh,of,af. Hyri gjysma e thembrës.

-Edhe pak se e ke çorapen e grisur,të duket patatja,-i thashë.

-Nuk futet,oh,af,po tani?

-Ok,tani nuk duket vrima,jepi tjetres!

Sa hyri brenda gjysma e thembrës ,ai u çua drejt e mua m’u duk më i gjatë,më i dobët.Si ato balerinat majë gishtave. Pas pak erdhi një bjonde,u takuan,folën,nuk lëvizën fare e…ajo u largua.

Nuk e pyeta se ai shkundi të majtën e këpuca fluturoi në rrugë,të djathtën e prita se i dola përpara. Veshi këpucët e tija.

-S’pate fat?-e pyeta.

-E lamë të shtunë,se sot kishte ditëlindjen vëllai i saj.

-Çfarë? Harroje që të vij prapë në Laprakë.

Situata të tilla jetuam plot. Këpucët patën aq rëndësi sa tek dhoma jonë,sapo hyje,majtas,ishin varur dy tabela të mëdha. 1-ORARI I LEKSIONEVE.

2-ORARI I KEPUCEVE.

Eh,vite plot mungesa,vite gjithë shpresa…
P.S

Harrova Nestin me çudinë që bëri. Shkoi me të dashuren te kafja e madhe te pallati i kulturës. Por kur u ngjitën shkallëve pati shumë njerëz e ajo nuk ia hodhi fare sytë kepucëve. Kur u ulën në tavolinë mundësia u bë zero. Atëhere ai guxoi. Deri në gomarllëk. Rrëshqiti pas karriken dhe i vuri këmbët mbi tavoline. Nuk arriti e dashura ta qortonte se Nesti buçiti kot më kot si lopë:

-Ndjehem i lumtur se…-Heshti pak,rrotulloi sytë e tha me zë të fortë:-Pas dy ditësh vjen e djela!

E ndërsa priste pyetjen,ua,ç’i ke këto këpucë kaq të bukura,mo,dëgjoi:
-Hahaha,ti qënke i çmendur fare…Uli,uli ato këmbë se le nam!

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog historite e agim xhafkes historite e agim xhafkes

Sondazh

Poll
Insights 27 Shkurt 2021, 18:56

Ej ju boftë nona! Ik ti, nuk ka për ty bukë…

Me kujtohet aty nga mesi i viteve 60, ende fëmije, shkoja te merrja bukën te furri i bukës te Rruga e Kavajës. Bukë e ngrohtë 40, e zezë, 52 e rrumbullakët, mis...

Insights 26 Shkurt 2021, 15:44

Ne jemi për të na ‘ashtu’ robt

Ligjërimet seksiste dhe të dhunshme në planin psikologjik, ofenduese në hapësirën mediatike të Shqipërisë, si në mediat komerciale lineare, konvencionale, ashtu...

Insights 21 Shkurt 2021, 12:59

Fletorka, tregimi i së dielës

Nga Agim Xhafka1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:View Results...

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës