E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
SHBA- Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka adaptuar një rezolutë që e ndihmon rrjedhjen e ndihmave humanitare për Afganistanin.
Kjo ndërkohë që vendi i shkatërruar nga lufta është në prag të një krize humanitare pasi militantët talebanë morën pushtetin në gusht. Rezoluta e miratuar në mënyrë anonime më 22 dhjetor tha se pagesa e fondeve, aseteve të tjera financiare dhe sigurimi i mallrave e shërbimeve të nevojshme për të ofruar asistencën me kohë ose për të mbështetur aktivitete të tilla, janë të lejuara.
Misioni i Mbretërisë së Bashkuar në OKB tha në Twitter se rezoluta do të ndihmojë të shpëtojë jetë duke siguruar që regjimi i sanksioneve të vitit 1988 nuk përbën asnjë pengesë për ofrimin e ndihmës humanitare.
“Kjo i përgjigjet në mënyrë të drejtpërdrejtë asaj që komuniteti humanitar kanë thënë se i duhet”, thanë ata tutje.
Që kur talebanët morën kontrollin e Afganistanit, komuniteti ndërkombëtar ka refuzuar t’i njohë ata si sundimtarë të rinj, duke u kërkuar militantëve të krijojnë një qeveri gjithëpërfshirëse dhe të garantojnë të drejtat themelore të njeriut të të gjithë afganëve. Donatorët kryesorë globalë kanë bllokuar pjesën më të madhe të ndihmës së tyre për vendin dhe rezervat e bankës qendrore afgane të mbajtura jashtë vendit gjithashtu janë ngrirë.
Rezoluta e OKB-së thotë se lirimi i ndihmës humanitare mbështet “nevojat themelore njerëzore në Afganistan” dhe “nuk është një shkelje” e sanksioneve të vendosura ndaj subjekteve të lidhura me talebanët. Një sondazh i Programit Botëror të Ushqimit (ËFP) javën e kaluar tregoi se rreth 98 për qind e afganëve nuk kanë mjaftueshëm për të ngrënë, me shtatë në 10 familje që huazojnë ushqimin, gjë që i shtyn ata më thellë në varfëri.
Çmimet e ushqimit, karburantit dhe për disa gjëra të tjera janë rritur, duke u bërë ato të paarritshme për shumë njerëz dhe presioni mbi vlerën e valutës afgane e ka përkeqësuar situatën. Në fillim të muajit, Banka Botërore tha se donatorët kishin miratuar transferimin e 280 milion dollarëve nga një fond i ngrirë besimi te dy agjenci humanitare për të ndihmuar Afganistanin t’i përgjigjet krizës humanitare.
Gjatë sundimit taleban të Afganistanit 1996-2001, militantët i ndaluan grave dhe vajzave arsimimin dhe jetën publike, urdhëruan mjekrën për burrat dhe pjesëmarrjen në lutje, ndaluan sportet dhe argëtimin dhe kryen ekzekutime publike.
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
SHBA- Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) autorizoi të mërkurën pilulën kundër COVID-19 të Pfizer për njerëzit me rrezik të lartë të moshës 12 v...
KOSOVË- Ndërprerja e energjisë elektrike në Kosovë ka bërë që një pjesë e kryeqytetit të mbesë pa drita. Gazeta Ekspress shkruan se mbrëmjen e sotme në Pri...
SPANJË – Kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez ka njoftuar në një takim urgjent të presidentëve rajonalë se të enjtenn në një mbledhje të jashtëzakons...
KOSOVË- ‘Nga të gjitha mostrat e dërguara në Gjermani, asnjë rast nuk ka rezultuar pozitiv në variantin Omicron të Covid-19’. Këtë gjë e ka bër...
SHBA – Bill Gates po ndërmerr veprime ekstreme duke anuluar shumicën e planeve të tij të pushimeve teksa vijon përhapja e variantit të COVID-19 Omicron.Si...
KOSOVË- Kryetari i ri i Prishtinës Përparim Rama ka bërë të ditur se inspeksioni komunal sot ka zhvilluar një aksion për largimin e shitësve ambulantë. Me ...
KOSOVË- Ish-ambasadori i Kosovës në Finlandë, Lulzim Peci, ka kritikuar qeverinë, pas njoftimit për ndërprerje të energjisë elektrike. Me anë të një postim...
SERBI- Mediat serbe kanë shkruar një artikull mbi forcimin e Ushtrisë së Kosovës. Novosti.rs shkruan se në Kosovë po planifikohet të themelohet një fond për të ...
BRUKSEL – Bashkimi Evropian ka mbështetur deklarimet e komisionerit për zgjerim, Oliver Varhejli, për “Ballkanin e Hapur”.Sipas Telegraf, Ana Pisonero, nj...
SHBA- Kompania farmaceutike Pfizer ka njoftuar ditën e sotme se Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka dhënë miratimin për përdorim në raste urgjente ...