“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
Kim takon Ballën dhe Rushajn, ambasadorja: Trajtoni njëri-tjetrin me respekt
3 Nëntor 2021, 12:12Nga DOSJA
TIRANË– Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me krerët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike Alfred Rushajn dhe të Partisë Socialiste Taulant Balla. Pas takimit, Kim ka ndarë një mesazh në rrjetin social ‘Twitter’. Ajo këshillon dy palët që të trajtojnë njëri-tjetrin më me respekt, të diskutojnë dallimet me ndershmëri, si dhe të ngrihen mbi partishmërinë nëse është e mundur.
POSTIMI:
Faleminderit kryetarëve të grupeve parlamentare Taulant Balla dhe Alfred Rushaj për takimin e sotëm për të ndarë pikëpamjet mbi prioritetet e tyre legjislative përkatëse. Është e rëndësishme që palët të trajtojnë njëra-tjetrën me respekt të ndërsjellë, të diskutojnë dallimet me ndershmëri, të ngrihen mbi partishmërinë kur është e mundur.
Ky takim vjen përpara mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit, ku pritet të diskutohet lidhur me ndryshimet kushtetuese sa i përket zgjatjes së mandatit të Vettingut dhe reformën zgjedhore.
TIRANË– Kryetari i Komisionit të Edukim, Agron Gjekmarkaj u shpreh ditën e sotme se pagat që marrin pedagogët janë të ulëta. Ai tha se me pagën që ma...
TIRANË– Gjatë komisionit të arsimit debate u zhvilluan mes ministres së arsimit Evis Kushit dhe deputetes së Partisë së Partisë Demokratike, Ina Zhup...
TIRANË– Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka debatuar në Komisionin e Ekonomisë me ministren Delina Ibrahimaj në lidhje me projektbixh...
PALERMO– Presidenti Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme lagjen historike të qytetite të Palermos. Ai është shoqëruar nga kryebashkiaku Leoluca Orlando. Me...
TIRANË– Mbledhja në Komisionin e Ekonimisë është ndërprerë pas një debati të ashpër në mbledhje mes ministees Anila Denaj dhe nënkryetares së Partisë...