Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shprehur ditën e sotme se banorët që kanë shtëpitë te ‘5 Maji’ nuk do të dëmtohen, si dhe kush është pronar me letra do të trajtohet me formulën e pronarit. Veliaj tha se nëse dikush nga banorët është në proçes legalizimi, do të marrë metrat katrorë siç i kanë pasur më parë.
“Ligji thotë se banorët që kanë shtëpitë te “5 Maji” nuk duhet të dëmtohen. Pra, nuk mund të zgjidhim një hall, duke krijuar një tjetër. Kjo është arsyeja pse edhe banorët që banojnë në Kombinat dhe te “5 Maji”, ku do bëhen lagjet e reja, do trajtohen njësoj. Kush është pronar me letra, do të trajtohet me formulën e pronarit, pra do marrë shumë më shumë seç kishte. Ndërkohë, dikush që është në proces legalizimi, pra e ka zaptuar atë tokë, që ka qenë në fakt tokë shtet, sepse gjithë Bregu i Lumit ka qenë tokë e Bashkisë, ndërmarrje e Bashkisë, do t’i marrin metrat katrorë siç i kanë pasur. Kontrata thotë: Sa metra ke? Ke 200 metra? Merr 200 metra banesë. Kush është spekulant do trajtohet si spekulant dhe do të nxirret publikisht si mashtrues, që shkon të përfitojë në një vend që nuk është i tiji, por i dikujt tjetër, vetëm për faktin se ka ndenjur aty disa kohë, qoftë me qira, ose qoftë në dakordësi me pronarin real. Njerëzit duhet të kuptojnë se këto nuk janë sevapet personale të Kryeministrit dhe kryetarit të Bashkisë. Këto janë programe sociale, që shkojnë për të ndihmuar dy faktorë: Ata që humbën shtëpinë nga tërmeti dhe ata që, në fakt, për 1000 arsye, u gjendën në atë tokë të Bashkisë dhe të qeverisë, fillimisht duke e marrë pa leje, pastaj duke ndërtuar pa leje, por eventualisht duke e legalizuar dhe hipotekuar”, tha ai.
Protestat te “5 Maji” në Tiranë kanë nisur prej disa ditësh nga banorët të cilët janë kundër shembjes së shtëpive të tyre që preken nga procesi i rindërtimit për zhvillimin e zonës së re, siç përcaktohet në vendimin që Këshilli i Ministrave ka marrë më 22 shtator të këtij viti.
(a.b)/dosja.al
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka debatuar në Komisionin e Ekonomisë me ministren Delina Ibrahimaj në lidhje me projektbixh...
PALERMO– Presidenti Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme lagjen historike të qytetite të Palermos. Ai është shoqëruar nga kryebashkiaku Leoluca Orlando. Me...
TIRANË– Në Komisionin e Arsimit Luçiano Boçi vuri theksin tek mungesa e financimit për degën e mësuesisë në Universitetin e Elbasanit. ...
TIRANË– Mbledhja në Komisionin e Ekonimisë është ndërprerë pas një debati të ashpër në mbledhje mes ministees Anila Denaj dhe nënkryetares së Partisë...
TIRANË– Debati për universitetin e Elbasanit ka ngritur tonet mes deputetit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçit dhe ministres së Arsi...
TIRAN– Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi së bashku me Drejtorin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako kërkuan bashkëpunimin e ngushtë të drejtu...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa momente me foto nga konferenca e OKB-së, në samitin për për ndryshimet klimatike COP-26 në Skoci. Nga fot...
KAVAJË- Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se qëllimi kryesor i nisjës së Foltores, është rikonstruktimi i Partisë Demokratike, ku çdo anë...
TIRANË- Ministrja për Shtetin dhe Parlamentin Elisa Spiropali ka ngushëlluar kryedemokratin Lulzim Basha për humbjen e babait të tij. Me anë të një komenti...
TIRANË– Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike dhe aksionit të nisur nga ish-kry...