LIVE UPDATES
Ekonomi

KLASIFIKIMI/ I ‘rezistuan’ pandemisë gjatë 2020-ës! Cilat janë kompanitë më të mëdha në vend?

30 Shtator 2021, 11:05 Nga DOSJA
KLASIFIKIMI/ I ‘rezistuan’ pandemisë gjatë 2020-ës!

TIRANË– Revista ‘Monitor’ ka bërë klasifikimin e ndërmarrjeve që operojnë në Shqipëri, sipas xhiros dhe deklarimeve të tyre në tatime. Disa kompani e kanë ruajtur trendin e tyre të xhiros vjetore në vitin e pandemisë edhe pse viti 2020 ishte një nga më të vështirët për sa i përket Covid-19. Në vend të parë renditet ‘OSHEE Group’ e cila pësoi transformim gjatë 2020-ës mirëpo pati ulje të të ardhurave për shkak të bizneseve që tkurrën konsumin. Në fund të këtij klasifikimi ndodhet kompania ‘Vodafone’ e cila gjatë 2020 ka pasur të ardhura prej 12.7 miliardë lekësh, me një tkurrje prej 20 përqind me bazë vjetore.

KLASIFIKIMI:

1. OSHEE Group

Operatori I Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), kompania më e madhe në vend me pronësi publike pësoi transformim të rëndësishëm gjatë 2020. Ardian Çela, administrator I përgjithshëm I OSHEE pohoi se në kushtet e vështira të pandemisë shoqeria arriti të sigurojë furnizimin me energji elektrike. Por, ky vit, pati pasojë të uljes së të ardhurave për shkak të bizneseve që tkurrën konsumin.

2. Kastrati Group

Kompania më e madhe e importit dhe tregtimit të naftës u rendit e dyta në vend me kapital privat në listën e Monitor 200. Kompania raportoi 372 milionë euro qarkullim vjetor me një rënie prej 28.4% nga një vit më parë. Vitet e fundit Kastrati Group është diversifikuar edhe në ndërtim dhe hoteleri me një sërë projektesh në infrastrukturë, porte, aeroporte e autostrada.

3. BKT

Banka Kombëtare Tregtare renditet e treta në 10 më të mëdhatë. Qarkullimi vjetor sipas burimeve zyrtare nga banka ishte 25.6 miliardë lekë me një rritje prej 2.2% nga viti I mëparshëm. CEO I Bankës Seyhan Pencapligil thotë se objektivat e fitimit dhe rritjes u arritën në vitin 2020 dhe banka është në rrugën e duhur për ti arritur edhe gjatë këtij viti.

4. Kurum International

Kurum me aktivitet në prodhimin, tregtimin e celiqeve të ndërtimit e profileve të tjera të hekurit dhe energji e ka mbyllur vitin e pandemisë me qarkullim vjetor 23.7 miliardë lekë me një rënie prej 3.1% me bazë vjetore. Pas pezullimit të prillit të vitit të kaluar, kompania e rimori shpejt veten, e ndihmuar edhe nga rimëkëmbja e ndërtimit në vend.

5. Gega Oil Group

Gega Oil është renditur si operatori I dytë më I rëndësishëm I tregtimit të naftës në vend pas Kastrati Group për të tretin vit radhazi. Kompania deklaroi qarkullim vjetor prej 22.1 miliardë lekësh por me një rënie nga një vit më parë. Kompania thotë se ka kryer investime në Porto Romano dhe ka shtuar kapacitetet e depozitave.

6. Big Market

Big Market, zinxhiri më I madh I supermarketeve në vend për herë të dytë është klasifikuar si 10 ndër më të mëdhatë sipas qarkullimit vjetor. Të dhënat zyrtare tregojnë një xhiro prej 19.2 miliardë lekësh me një rritje prej 6.4% nga viti I kaluar. Elona Koshi, CEO e Bigalb group thotë se viti pandemik nuk bëri dallim për kompaninë që vazhdoi me shitjet.

7. Bankers Petrolium

Bankers Petrolium, prodhuesi më I madh I naftës në vend që ka në koncesion fushën më të madhe naftëmbajtëse mbi tokë në Europë, Patoz – Marinëz raportoi të ardhura mbi 15 miliardë lekë me një tkurrje 50% me bazë vjetore sipas burimeve të saj zyrtare. Sipërmarrja u prek nga pandemia në fillim të 2020, por më vonë situata u rikthye në normalitet.

8. AGNA Group

Agna është distributor më I madh në vend. Në 2020 qarkullimi vjetor I kompanisë ishte 14.8 miliardë lekë me një tkurrje prej 6.5% për shkak të pandemisë. CEO I Agna Group Vasil Naci pohon se viti I pandemisë ka qenë I vështirë, me të papritura. Gjithsesi viti shkoi mirë për shkak të natyrës së biznesit të Agna Group pra në industrinë e produkteve të konsumimit të shpejtë.

9. Inter Distribution Service

Inter Distribution Service, pjesë e Infosoft Group është renditur në 2020 në 10 më të mëdhatë. Qarkullimi vjetor I kompanisë ishte 13.2 miliardë me një tkurrje prej 4.8%.

10. Vodafone Albania

Vodafone, operatori më I madh I telefonisë së lëvizshme në vend ka raportuar të ardhura prej 12.7 miliardë lekë, me një tkurrje prej 20 përqind me bazë vjetore, sipas burimeve nga kompania, pasi bilanci I atij viti nuk është dorëzuar në QKB.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi klasifikimi i kompanive lajm nga monitor.al klasifikimi i kompanive lajm nga monitor.al

Sondazh

Poll
Ekonomi 30 Shtator 2021, 05:34

Bankat janë OK me stres testet në skenarin bazë

Kapitalizimi i sektorit bankar i ka kaluar me sukses provat e radhës së rezistencës të ushtruara nga Banka e Shqipërisë në skenarin bazë.Megjithatë, provat treg...

Ekonomi 29 Shtator 2021, 13:41

Përveç problematikës së mësimit me turne dhe orëve të shkurtuara, kryesisht në shkollat e kryeqytetit, prindërit e nxënësve të klasës 4-c në shkollën kon...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet