LIVE UPDATES
Ekonomi

Auditimi i fondeve të partive politike, ekspertja Meri Lika: Partitë, njohëse të këqija të ligjeve që duhet të zbatojnë

28 Shtator 2021, 11:43 Nga DOSJA
Auditimi i fondeve të partive politike, ekspertja Meri Lika: Partitë,

TIRANE- Audituesja ligjore Meri Lika shpjegon në një intervistë për Dosja.al metodologjinë e ndjekur për auditimin e fondeve të partive politike. Lika, tregon se partitë janë njohëse shumë të këqija të legjislacionit të cilin duhet të zbatojnë dhe se edhe për këto zgjedhje që u zhvilluan më 25 prill 2021, ka patur probleme. 

Intervistë me auditen ligjore znj. Meri Lika

Pyetje: Znj Lika, në çfarë konsiston auditimi i fondeve të partive politike.

Mbështetur me një bazë ligjore, duke filluar nga Ligjit Nr 10019 datë 29.12.2008 “Për Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Neni 3, pika 5/1, ligji nr. 8580, datë 17.02.2000 “Për partitë politike” i ndryshuar, neni 23, pika 2, mbështetur edhe nga ligji nr.10091, datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar”, ligjin Nr. 25/2018, datë 10.05.2018, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, Standardet Kombëtare të Kontabilitetit (SKK-të) dhe specifikisht me Standardit Kombëtar të Kontabilitetit të Organizatave Jo Fitimprurëse (SKK për OJF-të) seksioni 25, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, me short zgjedh auditët ligjor të cilën kryejnë auditimin si të pasqyrave financiare vjetore po ashtu edhe të fondeve të përdorura në fushatat elektorale. Auditimet janë vendimtare për punën e kontrollit të financave politike. Një auditim financiar analizon dokumentacionin e kontributeve dhe shpenzimeve, deklaratat bankare dhe regjistrimet e tjera financiare të një partie politike, kandidati ose pjesëmarrësi tjetër elektoral. Një auditim i saktë përcakton prejardhjen e parave me të cilat financohen partitë.

Auditimi ka disa qëllime:

– Të verifikojë dhe të kontrollojë, raportimin mbi kontributet, shpenzimet dhe detyrimet e partive politike;
– Të përcaktojë nëse fondet e marra dhe të shpenzuara janë kryer në bazë të procedurave që jep ligji (është fjala për fonde nga individë, organizata, shoqata, biznese etj që përdorin partitë gjatë fushatave);
– Të sigurojë që fondet publike, në rastin e partive që financohen nga buxheti i shtetit, të përdoren vetëm për qëllime të përshtatshme, të lidhura për qëllime politike, jo për përdorim ose përfitime personale.
– Të sigurojë informacion të vlefshëm për publikun mbi kontributet dhe shpenzimet e pjesëmarrësve në zgjedhje, si dhe të japë vlerësimin e tij mbi saktësinë dhe plotësinë e raporteve financiare të secilit pjesëmarrës.

Në vendet e tjera, auditimet e fondeve të partive politike, gjithnjë e më shumë po bëhen thelbësore dhe politikat e auditimit ndryshojnë shumë: disa vende kryejnë auditime të plota të të gjitha raporteve të financave politike, ndërsa të tjerat nuk parashikojnë fare mbikëqyrje auditimi. Disa vende mund të mos kërkojnë as kontabilitet bazë dhe mbajtje të rregullt të evidencave financiare, pa të cilat është e pamundur të kontrollohet në mënyrë efektive një pjesëmarrës i votuesve. Në Shqipëri ligji kërkon auditim të plotë dhe mbajtje të rregullt të evidencave financiare.

Pyetje: Si e shikoni ju procedurën e auditimit të partive politike?

Procedura e auditimit të partive politike ka shumë probleme, por problematika kryesore është numri i madh i partive të cilat kanë vite e vite që nuk ekzistojnë më. Ta shpjegojmë pak më hollësisht. Në vendimin nr.425 datë 12 korrik 2021, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve pasi kreu shortin për emërimin e auditëve ligjor të cilët do të kryenin auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike gjatë vitit 2020, shpalli listën e audituesve dhe partive që do të auditonin. (Link: http://kqz.gov.al/ëp-content/uploads/2021/07/Vendimi_nr-425_date-210712_Per-shpalljen-e-rezultatit-te-shortit-per-vitin-kalendarik.pdf)

Numri i partive që u hodh në short ishte 131 dhe numri i ekspertëve që morën pjesë në short ishte 18. KQZ-ja ka detyrim që t’iu japë audituesve mënyrat e ndryshme të kontaktimit të tyre, që do të thotë: adresë, email, telefon etj. Por çfarë ndodh në fakt. Shumica e këtyre partive nuk ekzistojnë më dhe të dhënat që jep KQZ-ja janë vetëm emri i partisë dhe adresa për shembull, Tiranë. Pra teknikisht dhe praktikisht kjo parti është e pakontaktueshme dhe sipas gjykimit tim nuk ekziston më.

Kushdo mund ta shikojë tek shorti, i cili është dokument publik, se audituesit kanë minimumi nga 7 parti për të audituar por që realisht do të auditojnë 1 ose dy, ka raste edhe asnjë parti. Në shortin tjetër, vendimi nr.426 datë 12.07.2021, për auditimin e fondeve të fushatës për zgjedhjet e prillit 2021, numri i partive është 32 kurse numri i ekspertëve është 19. Pra nga 131 parti që janë në regjistrin e partive politike pranë gjykatës, 32 parti janë aktive dhe kanë marrë pjesë në zgjedhje. Gjithkush e kupton se kemi pothuajse 100 parti inekzistente të cilat nuk mund të hiqen nga regjistri edhe pse kanë vite e vite të tëra që nuk zbatojnë as Kodin Zgjedhor dhe as ligjin për partitë politike. Përse është lejuar dhe vazhdon të lejohet kjo situatë?

Në lidhje me sa thashë më sipër ne si auditues, për të gjitha këto parti që nuk ekzistojnë, konsumojmë kohë duke formuluar kërkesa, të cilat jemi të detyruar t’i dërgojmë me postë, në adresat pa adresa që na ka dhënë KQZ-ja dhe në fund si kohën e harxhuar po ashtu edhe shpenzimet, letër, bojë, postë etj nuk na i paguan askush. E nëse nuk e kemi kryer këtë procedurë të pavlerë ne gjobitemi sepse duhet të dokumentojmë që jemi përpjekur të kontaktojmë partinë pa adresë.

Këtë vit për herë të parë KQZ gjobiti 106 parti politike për mos deklarimin e raporteve financiare vjetore dhe refuzimin për të bërë transparente burimet e financimit. Nga sa shpjeguam tek pyetja më lart 100 parti gjykoj se nuk ekzistojnë fare. Dhe le të jetë ky penalizim një fillim i rrugës për t’i çregjistruar ato.

Pyetje: Çfarë problematikash hasni ju dhe kolegët tuaj gjatë auditimit?

Disa nga problematikat që hasen pas asaj që shpjeguam pak më lartë janë:

1- Mos dorëzimi i raportimeve financiare.

Sipas gjykimit tim, partitë janë njohëse shumë të këqija të legjislacionit të cilin duhet të zbatojnë. Për ne si auditor, që jemi përzgjedhur të auditojmë, KQZ-ja nuk e ka mundur të na vendos në dispozicion raportimet financiare të partive për të cilat na ka rënë shorti. Do t’ju tregoj një fakt nga eksperienca ime e këtij vit. Unë kam mundur të auditoj pasqyrat financiare të vetëm një partie politike nga 8 parti që më kishin rënë në short. Të tjerat kanë nxjerrë pretendime si: nuk marrë fonde nga KQZ prandaj nuk kam detyrim të raportoj; nuk kam marrë pjesë në zgjedhje (pavarësisht se je duke i kërkuar raportimin financiar për vitin ushtrimor); ka edhe absurditete si KQZ nuk ka bërë publik formatin e pasqyrave financiare, pra partia nuk e ka fare idenë se formati i pasqyrave financiare vjetore është i përcaktuar nga Standardi Komëbtar i Kontabilitetit për OJF-të.

2- Mos konceptimi nga ana e financierëve që iu përgatisin pasqyrat financiare i kontributeve në natyrë.
P.sh nëse partia ka një ambient të cilin e shfrytëzon por pa pagesë atëherë ky është një kontribut në natyrë dhe duhet deklaruar si e ardhur, nëse fatura e numrit të telefonit celular nuk është në emrin e partisë nuk mund të paguhet nga fondet e partisë dhe të quhet si shpenzim.

3- Kontabiliteti jo cilësor që ato paraqesin, shpesh partitë nuk kanë kontabilitete të mirëfillta, pasqyrat përgatiten duke bërë tabela përmbledhëse në excel por jo kontabilitet.

4- Arroganca e të paditurit. Disa prej përfaqësuesve të partive politike mendojnë se dinë gjithçka për faktin e vetëm se kanë formuar një parti dhe sillen me një arrogancë të pashoqe ndaj audituesve duke u përpjekur të mos i konsiderojnë ata, madje ka raste kur nuk pranojnë të kontaktojnë fare me ta. Sërish po nisem nga rasti im personal por si ky rast ka edhe nga shumë kolegë të tjerë. Para dy ditësh telefonova zotin Murrizi, partisë së të cilit më duhet t’i auditoj raportimin e fushatës. Arroganca e komunikimit të tij më ka lënë pa fjalë. Çdo fjalie times ai i përgjigjej me: pyet Celibashin; thuaj Celibashit; kur të më jap para Celibashi. Dhe në momentin kur i thashë se unë nuk kam lidhje me z. Celibashi por se jam audit i pavarur përgjigja e tij ishte: “Epo unë nuk jam lëng groshe që t’i përgjigjem çdo punonjësi të Celibashit” dhe më mbylli telefonin. Domethënë, ky zotëri i cili deri dje votonte për ligjet që duhet të na rregullojnë shoqërinë dhe jetën, nuk e ka idenë se merr para nga shteti apo nuk merr para nga shteti duhet të raportojë se me çfarë parash e bëri fushatën. Ai ende nuk e di se audituesi nuk është i varur nga asnjë institucion. Ky zotëri por edhe shumë si ky ende nuk e dinë se partitë politike janë organzima që kanë ndikim në jetën e shtetasve shqipëtar dhe si të tilla kanë detyrime ndaj publikut dhe duhet të jenë të kontrolluar në mënyrë që politikën të mos na e marr krimi në dorë, siç

Pyetje: Si janë pagesat tuaja në lidhje me këto auditime?

Qesharake. Këtë vit KQZ-ja ka ndryshuar kontratën me audituesit ku përcaktohet shuma e pagesës për audituesit ligjor që auditojnë pasqyrat vjetore dhe të fushatës.
Për pasqyrat vjetore është përcaktuar 0.3% e shumës së të ardhurave, nëse kjo shumë është më e vogël se 30.000 (lekë) atëherë audituesi do të paguhet me 30.000 lekë të reja.
Por në bazë të vendimit të nr.1 datë 09.03.2015 të Bordit të Mbikëqyrjes Publike, tabela kohore për auditimin e pasqyrave financiare është:

Totali i aktiveve të bilancit me të ardhurat gjithsej Niveli referues (orë pune)

1- Deri në 150 milion lekë 40 orë punë
2- 150 – 500 milion lekë 40 – 70 orë pune
3- 500 milion – 1 miliard lekë 70 – 100 orë pune
4- 1- 2 miliard lekë 100 – 160 orë pune

Pra sipas këtij vendimi niveli kohor minimal për një auditim është 40 orë. Tarifa orare minimale e një ore pune auditimi është e vendosur 3.000 lekë/orë pune. Atëherë minimumi i faturimit për një auditim duhet të jetë 120.000 lekë të reja. Shumë prej atyre që do ta lexojnë këtë intervistë ndoshta do të mendojnë “bobo kushedi sa i duhet të paguajë Partisë Socialiste apo Partisë Demokratike. Mos u shqetësoni. Ja e tregojmë me shifra.

Sipas pasqyrave financiare të depozituara pranë KQZ-së (link: http://kqz.gov.al/raportet-vjetore-financiare-te-partive-politike-2021/), për vitin 2020 të ardhurat e PS-së janë 67.393.282 lekë, 0.3% e tyre (pagesa e audituesit) është 202.180 lekë. Për PD-në të ardhurat janë 44.308.810 lekë, 0.3% e tyre është 132.926 lekë . Pra kaq do kushtojnë auditimet e dy partive më të mëdha. Kuptohet lehtë se audituesit e tjerë do të marrin vetëm nivelin e pagës minimale, këtu flasim për partitë që kanë audituar, sepse për partitë që nuk janë përgjigjur me dokumentacion edhe pse audituesi ka harxhuar kohë për të komunikuar me e-mail, ka dërguar letër, madje disa edhe i ka takuar, nuk do të marrë as paratë e shërbimit postar.
Mund t’iu duket qesharake kjo që unë them por po vazhdoj të argumentoj duke përdorur shembuj nga përvoja ime. Unë kisha për të audituar 8 parti. Për të teta këto parti hartova një njoftim i cili për t’u përgatitur kishte nevojë për një kohë të caktuar, kohë e cila është kohë pune për mua. Për të teta këto parti unë kam konsumuar kohë duke kërkuar në internet në mënyrë që të gjeja faqe zyrtare, e-mail, rrjete sociale, numra telefoni sepse KQZ të ofron vetëm adresë fizike (për ato pak parti pra për 30 parti nga 130 që na jepen për auditim). Duke qenë se shumica e partive, nuk përgjigjen në kërkesën e parë, kam vazhduar të konsumoj kohë duke ua rinisur kërkesën me email, nëpër rrjete sociale, me sms, ëhatsapp apo platforma të tjera komunikimi. Ndërkohë kam hartuar një kërkesë zyrtare dhe e nis me postë tek 7 prej tyre sepse nga 8 parti përgjigjet vetëm 1. Në lidhje me kërkesën unë kam konsumuar kohën për hartimin e saj, letër për të printuar 7 kërkesat, bojë printeri, zarfa dhe në fund shërbimin postar. Nga të tetë partitë, për të gjithë këtë kohë, energji dhe logjistikë që unë kam harxhuar do të marr vetëm 30.000 lekë, ndërkohë që kam një muaj që punoj. Ndonjë do mendoj “e çfarë do më shumë?”, më duhet të them se asgjë, thjesht ne kërkojmë që të jemi të vlerësuar për punën por edhe për përgjegjësinë, vlerën dhe riskun që firma jonë e cila certifikon raportimin financiar, mbart me vete.

Profesioni ynë është njësoj si mjeku diagnostikues që nëse ai nuk e përcakton të saktë diagnozën sëmundja do të vazhdojë të dëmtojë. Kështu edhe me audituesit, nëse ne nuk nxjerrim problematikat që kanë raportimet financiare të partive, atëherë ato, partitë, do të jenë si han pa porta ku lehtësisht mund të financohen nga paratë e krimit e pastaj ligjet do të na i komandojnë kriminelët siç dhe ka ndodhur./Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi analiza e meri likes meri lika partite politike analiza e meri likes meri lika partite politike

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale