LIVE UPDATES
Ekonomi

Problemet e fiskalizimit në Shqipëri dhe evazioni fiskal

29 Shtator 2021, 05:23 Nga DOSJA
Problemet e fiskalizimit në Shqipëri dhe evazioni fiskal

Nga Prof.Ass. Klodian Muço*

Evazioni është problem i çdo qeverie në Shqipëri, protagonist i pashmangshëm i çdo debati televiziv, tema që të gjithë kanë ide, metoda dhe propozime për ta luftuar atë. Flitet shumë, por sensacioni është se po bëhet pak për ta luftuar seriozisht.

Shpesh ata që përshkruajnë metodat për ta eliminuar apo për ta mposhtur evazionin ose më realisht për ta zvogëluar atë (pasi është e pa mundur për ta çuar në zero) duken sikur po bëjnë thjesht propagandë, politikë ose retorikë.

Të gjithë flasin për “taksat e ulëta” në fakt problemi tek ne nuk janë taksat e larta, problem ngelet pabarazia fiskale (taksim i punës i lartë dhe taksimi i kapitalit i ulët). Pasi falë reduktimit të tyre do të zgjidheshin të gjitha problemet. Përtej kësaj politikat fiskale nuk mund të funksionojnë përderisa ka evazion fiskal të lartë e në të tilla kushte rritja e punësimit, shëndetësia, arsimi dhe rrugët e reja janë të vështira për tu realizuar, në momentin që mungojnë paratë.

Nisur nga fakti që evazioni është problem mbi problemet, lind natyrshëm pyetja, politikat e ndërmarra ndër vite a kanë dhënë efektet e dëshiruara?

Çfarë mund të bëhet tjetër për ta zvogëluar atë?

Në 2008 u zbatua për herë të parë taksa e sheshtë apo proporcionale, e cila në një farë mënyre uli edhe barrën fiskale. Në vitin e parë të implementimit patëm një rritje të të ardhurave fiskale me mbi 16% dhe një rritje të regjistrimit të bizneseve të reja me mbi 12%, sigurisht që kjo rritje nuk erdhi vetëm si pasojë e taksës së sheshtë. Por që le të themi se kontribuoi edhe në reduktimin e evazionit, megjithatë kjo tendencë pozitive u reduktua në vitet në vijim.

Në 2010 u futën në treg kasat fiskale, të cilat dhanë një kontribut shumë të rëndësishëm në luftën ndaj informalitetit pasi ato shërbyen mbi të gjitha për ndërgjegjësimin e aktiviteteve tregtare, por ato kurrsesi nuk mund të zgjidhnin problemin e “shtypjes” së kuponit tatimor.

Kasat fiskale, përtej debateve aktuale mbi kostot apo efikasitetin, ishin dhe janë një mjet shumë i rëndësishëm për matjen e xhiros së biznesit, faturat e kasave fiskale ishin të thjeshta për tu bërë po ashtu edhe kontrolli tatimor ishte më i thjeshtë. Megjithatë ato nuk zgjidhën kryqëzimin e informacionit, ky mbeti përsëri i vështirë edhe pse në treg kishte rreth 100 mijë kasa fiskale nga gati 160 mijë biznese aktive.

Në 2021 qeveria zbatoi faturat elektronike dhe fiskalizimi në këto momente bëhet në kohë reale.

Bizneset shqiptare, tashmë falë pajisjeve fiskale ekzistuese (duke harxhuar pak energji dhe pak para për azhornimin e tyre) dhe softwarëve të rinj (që çuan edhe në liberalizimin e tregut) te cilat lëshojnë fatura fiskale, mund të lëshojnë fatura tatimore që regjistrohen direkt në serverin qendror të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Megjithatë, edhe pse në këtë rast mund të themi se është lehtësuar kontrolli tatimor apo kryqëzimi i informacioneve, problemet e evazionit nuk duhet të pretendohet se janë zgjidhur totalisht e përsëri fiskalizimi ka shfaqur një sërë problematikash të tjera, disa prej të cilave paraqiten më poshtë.

Problemi tashmë nuk qëndron tek sistemi fundor, nëse certifikohen dhe standardizohen pajisjet e përdorura për fiskalizimin, por tek sistemi qendror i serverave që mbahen për llogari të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve nga AKSHI. Mos monitorimi apo mosfunksionimi i mirë i sistemit qendror çon në vonesa dhe në dështimin e fiskalizimit. Pra nevojitet një menaxhim i mirë teknik i sistemit qendror që bizneset mos të hasin problematika me lëshimin e faturave.
Softwarët e rinj, apo kasat fiskale e azhornuara, sot japin mundësinë e regjistrimit automatik të faturave dhe transmetimin e tyre online. Kontabilisti nuk ka më arsye të regjistrojë manualisht faturat. Libri kontabël gjenerohet automatikisht dhe kjo duhet të reflektohet me një reduktim të kostove të kontabilistit. Megjithatë ky lehtësim duhet të shoqërohet edhe me një fushatë ndërgjegjësuese për tatim paguesit apo për blerësin fundor, pra si të bëjmë të mundur prerjen e faturave tatimore dhe reduktimin e evazionit fiskal?!
Bizneset sot ankohen për procesin e fiskalizimit pasi hasin shumë pengesa teknike të cilat nuk janë të lidhura me arktitekturën e softwarëve. Ankesat e tyre lidhen me elementë bashkëplotësues në proces dhe po aq të rëndësishëm në suksesin e tij. Tre më të rëndësishmet prej tyre janë: Dobësia e internetit në zonat periferike, serverat e ngarkuar të AKSHI-t, pajisjet informatike të subjektit. Pra në këtë rast nëse duam fiskalizimin duhet të gjendet një zgjidhje edhe për këto problematika, ndryshe procesi i fiskalizmit do jetë i vështirë të ketë sukses.
Nevojitet të qartësohet problemi i pranimit të faturës, nëse është bërë apo jo. Nëse fatura nuk kontrollohet brenda muajit, edhe pse nuk pranohet nga personi pranues, mund të regjistrohet si e faturë e lëshuar (për lëshuesin), kjo do krijojë shumë përplasje.
Nevojitet të zgjidhet harmonizimi i kodeve doganore me ato të prodhuesve dhe shitjeve pasi, tjetër është kodi doganor e tjetër është kodi i shitjes, pra nuk do të gjenerohet inventari i saktë nëse kemi kode të ndryshme regjistrimi.
Problem po ashtu është inventarizimi kur produktet blihen me peshë dhe shiten me copë. Apo inventarizimi i produkteve gjendje në magazinë.
Megjithatë thënë këto duhet të jemi të bindur që nëse duam të luftojmë evazionin fiskal realisht, nuk mjafton vetëm fiskalizimi, nevojitet ndërgjegjësimi i subjekteve, të presin kuponë, nevojitet dënimi i evazorëve fiskalë e mbi të gjitha nevojitet luftë e ashpër ndaj korrupsionit në administratën tatimore. Po ashtu mund të gjenden instrumente edhe për të stimuluar konsumatorët për kërkimin e faturës fiskale, kjo për faktin se TVSH-ja ngelet tatimi me evazionin më të lartë. Për të zgjidhur këtë në Tajvan, çdo kupon tatimor shoqërohet me një numër, ky numër të lejon të marrësh pjesë në një lotari që organizohet çdo 2 muaj, ku mund të fitohen deri në 25000 euro.

Sa më shumë kuponë tatimorë të keni, aq më i lartë është probabiliteti për të fituar. Në vendet nordike stimulohen pagesat me para elektronike, por në Shqipëri kostot e trasaksionit të parasë elektronike vazhdojnë të jenë të larta. Një ide tjetër mund të jetë ajo e kthimit të një pjese të TVSH-së përsëri te konsumatori. P.sh. TVSH-ja paguhet nga konsumatori te shitësi, ky i fundit ia kthen shtetit. Por nëse ne do të shtonim edhe një kalim tjetër e pastaj ta mbyllnim këtë proces, evazioni fiskal në detaje do të reduktohej në mënyrë drastike.

MONITOR

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi fiskalizimi fiskalizimi

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën