Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Që nga janari i vitit 2008 deri në korrik 2021 janë rreth 234 mijë shqiptarë që kanë kërkuar gjithsej azil në një nga vendet e Bashkimit Europian (BE), sipas statistikave të publikuara nga Eurostat dhe të përpunuara nga Monitor.
Gjermania është vendi kryesor ku janë drejtuar ata që ikin në kërkim të një jete më të mirë. Sipas Eurostat, kërkesat gjithsej për azil në Gjermani për periudhën në fjalë ishin rreth 95 mijë, ose rreth 40% e totalit.
Shteti i dytë më i preferuar është Franca, me rreth 63 mijë kërkesa gjithsej për azil, ose 26% e totalit.
Më pas renditet Mbretëria e Bashkuar, me 21 mijë kërkesa gjithsej (rreth 9%). Për Mbretërinë e Bashkuar të dhënat janë raportuar deri në fund të vitit 2020.
E katërta është Greqia, me 16.5 mijë kërkesa (7%), e ndjekur nga Suedia, me 4.5% të totalit.
Sipas viteve, numri më i madh i aplikimeve për mbrojtje ndërkombëtare (azil) është shënuar në vitin 2016, me gati 69 mijë, ku gati 80% kishin destinacion Gjermaninë. Vitet e mëvonshme, aplikimet u përgjysmuan, ndërsa në 2019-n u shënua një tendencë rritëse e lehtë (shiko grafikun: Kërkesat për azil në BE nga shtetas shqiptarë, sipas viteve).
Nga viti 2017, vëmendja u zhvendos nga Gjermania drejt Francës, që në 2019-n kishte gati gjysmën e kërkesave.
Në 2020-n, pandemia i frenoi përkohësisht aplikimet, për shkak të karantinave dhe kufizimeve të udhëtimeve, por nuk i ndali tërësisht.
Ndërsa në verën e këtij viti po konstatohet sërish rritje e kërkesave për azil, ndonëse ende mbetet poshtë niveleve të para-pandemisë.
Sipas Eurostat, në korrik 2021 kishte 735 kërkesa për azil nga Shqipëria, niveli më i lartë që nga fillimi i pandemisë, me rritje prej 24% në krahasim me muajin e mëparshëm. Shifra mund të ketë edhe më e lartë, pasi për korrikun nuk kanë raportuar ende të gjitha shtetet.
Gjithsesi, në raport me janarin 2020, kur nuk kishte filluar ende pandemia, kërkesat për azil mbeten pothuajse të përgjysmuara.
Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, shqiptarët vijojnë që të kenë vrullin më të lartë për t’u larguar, duke pasur në qershor trefishin e kërkesave të Serbisë, që renditet e dyta pas nesh (shih grafikun: Kërkesat për azil nga vendet e rajonit, janar 2020-qershor 2021).
Eurostat bëri të ditur se këtë vit dy shtetet më të preferuara nga azilantët janë Franca, që ka parë një rritje të fortë në korrik, me 650 kërkesa, nga 270 muajin e mëparshëm. Ndërsa në qershor, pas Francës renditej Greqia, me 165 kërkesa (ky shtet nuk ka raportuar ende për korrikun)./MONITOR
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Kombet e Bashkuara, nëpërmjet Departamentit të Punës (ILO) përllogaritën se gjatë vitit 2020, në Shqipëri 12% e totalit të të punësuarve morën paga nën kufirin ...
32% e pronave të shitura në Shqipëri gjatë gjysmës së parë të këtij viti u blenë nga individë me banim jashtë vendit.Vrojtimi periodik i Bankës së Shqipërisë pë...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar një dëm 22.6 milionë euro nga ana e institucioneve që janë audituar në periudhën janar-qershor 2021 për veprimtarinë e...
Autoriteti i Konkurrencës (AK) ka mbyllur procedurën e hetimit të thelluar në tregun e importit dhe tregtimit me shumicë të maskave, në tregun e importit, prodh...
Rimbursimi i TVSH shënoi rekordet historike në 8-mujorin 2021, si rrjedhojë e arkëtimeve të mbara që po vijnë nga rritja e sasive dhe çmimeve të mallrave...
Kredia me probleme e sektorit bankar ka rënë jo vetëm si raport, por edhe në vlerën absolute të portofolit.Sipas Bankës së Shqipërisë, në mesin e këtij viti sto...
Transporti i mallrave në 8 muajt të këtij viti ka pasur dinamikë të ndryshme në raport me një vit më parë kur kufizimet dhe pandemia ishin më evidente. Të dhëna...
Vitet e fundit, INSTAT ka nisur të publikojë treguesit e varfërisë dhe privimit material të fëmijët nën 16 vjeç.Metodologjia e matjes së këtij treguesi ë...
Holanda dominoi investimet e huaja direkte edhe në tremujorin e dytë të vitit.Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, investimet nga kompani me aksionerë të...
Mësuesit e pavaksinuar nuk do të zhvillojnë mësim ditën e hënë nëse nuk paraqesin tamponin negativ, deklaroi zyrtarisht Ministria e Arsimit për Top Channel, ndë...