LIVE UPDATES
Insights

Klodian Tomorri: Prindi 1&2, axhenda anti-familje si kërcënim për të gjithë

8 Nëntor 2021, 12:46 Nga DOSJA
Klodian Tomorri: Prindi 1&2, axhenda anti-familje si kërcënim

Axhenda anti-familje si kërcënim për të gjithë

Sulmi frontal që liberalët e majtë dhe përfaqësuesit e minoriteteve seksuale kanë ndërmarrë ndaj institucionit të familjes tradicionale shtron një pyetje thelbësore; A mundet pakica të diktojë normat, që rregullojë bashkëjetesën e shoqërisë njerëzore?

Në këtë rast argumenti kryesor i përdorur është ai se e drejta duhet të prevalojë edhe kur ajo nuk mbështetet nga shumica. Përtej debatit nëse ndryshimet e kërkuara në Kodin e Familjes janë apo jo të drejta, kjo shtron një problem tjetër po kaq të madh. Kush është autoriteti hyjnor që përcakton se “Prindi 1-Prindi 2” është e drejta, ndërsa emërtimet “nënë-babë” janë e gabuara?

Supozojmë për një moment sikur pakica politike t’i imponohej shumicës me të njëjtin argument. Saktësisht mbi të njëjtën bazë Selami Jenishehri mund të pretendojë se kryeministri i Shqipërisë duhet të jetë Kujtim Gjuzi, pasi 1274 votat e koalicionit ABEOK përfaqësojnë një gjykim më të drejtë se sa 1 milionë votat e shumicës qeverisëse. Ups. Në kursin e historisë botërore njihet vetëm një mënyrë se si pakica i imponohet shumicës kundër vullnetit. Ajo është dhuna. Të gjitha regjimet diktatoriale në histori nuk kanë qenë asgjë tjetër, përveçse imponimi i pakicës ndaj shumicës përmes dhunës. Kur pakica dikton rregullat, demokracia vdes.

Por le t’i kthemi sërish debatit për ndryshimin e normave që organizojnë bashkëjetësën e shoqërisë. A është asgjësimi ligjor i familjes tradicionale një e drejtë themelore e pakicës që nuk e gjen veten në këtë institucion? Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut e klasifikon familjen si një njësi naturale dhe themelore për shoqërinë, e cila gëzon mbrojtje nga shoqëria dhe shtetit. Kjo deklaratë e njeh familjen si bashkimin midis një burri dhe një gruaje nëpërmjet martesës. Pra, tentativa për të goditur familjen, jo vetëm që nuk është e drejtë themelore e atyre që nuk e gjejnë vetën në të, por praktikisht një sulm mbi të drejtat themelore të njeriut, shoqërinë njerëzore dhe mirëqënies së përgjithshme.

Në fund të shekullit 18, kur shkroi “Pasuria e Kombeve”, Adam Smith doli në përfundimin se mekanizmi magjik, që shtyn përpara progresin e njerëzimit është interesi individual. “Nuk është nga dashamirësia e bukëpjesësit apo kasapit, që ne kemi ushqim në tryezën tonë, por nga përmbushja e interesit të tyre vetjak”- u shndërrua në mantrën e doktrinës ekonomike.

Por dy shekuj më vonë, Milton Friedman, një tjetër mendje brilante e historisë njerëzore do ta korrigjonte këtë koncept. Përmes një serie leksionesh të regjistruara në vitin 1977-1978, Friedman provoi se incentiva që nxit progresin e shoqërisë njerëzore nuk është interesi vetjak, por institucioni i familjes. Prindërit punojnë dhe krijojnë vlerë për shoqërinë sepse duan të sigurojnë mirëqënien e fëmijëve të tyre. Anëtarët e një familje krijojnë vlerë ekonomike, jo vetëm për interesin vetjak, por për të mbështetur të afërmit e tyre. Koncepti i familjes si incentiva bazë e zhvillimit ekonomik tashmë është pranuar gjerësisht nga skenca.

Thuajse të gjitha studimet shkencore në këtë fushë kanë konkluduar në tre parime, të pranuara në rezolutat e Këshillit të të Drejtave të Njeriut:
1- Familja është e mirë për fëmijët. Asnjë strukturë apo institucion tjetër nuk është i aftë të sigurojë të njëtat rezultate cilësore për rritjen e fëmijës se sa familja e përbërë nga një burrë dhe një grua në një lidhje të qëndrueshme.

2- Familja është e mirë për prindërit. Lidhja në martesë dhe formimi i një familje shoqërohet me shëndet më të mirë fizik dhe mendor, mirëqënie emocionale, më pak kriminalitet dhe jetëgjatësi më të madhe

3- Familja është e mirë për shoqërinë. Familja është instrument thelbësor në luftën kundër varfërisë dhe krijimit të mundësive ekonomike.
Pra shkenca është e qartë. Çdo tentativë për të goditur familjen është një fakt sulm mbi themelet e bashkëjetesës shoqërore dhe mekanizmit të mrekullueshëm që bën të mundur progresin ekonomik dhe mirëqënien e njerëzimit.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

blog blog axhenda lgbt fjala nene klodian tomorri axhenda lgbt fjala nene klodian tomorri

Sondazh

Poll
Insights 7 Nëntor 2021, 06:05

Squid Game, ose kapitalizmi me fytyrë çnjeriu

Nga Redi MuçiSeriali i Netflix-it që ka tejkaluar çdo rekord shikueshmërie, Squid Game (Loja e kallamarit), duket sikur ka kapur të papërgatitur k...

Insights 6 Nëntor 2021, 20:49

Meshkuj si ti nuk duhet të ekzistojnë!

Nga Alma LleshiAshtu sikurse Virginia Woolf do të shprehej rreth 100 vite më parë: Meshkuj si ti nuk duhet të ekzistojnë! Lulzim Basha nuk i kurseu as gratë. Ta...

Insights 6 Nëntor 2021, 16:12

Berti, u bë Shqipëria

Berti zgjohu mor sheprak . Pse s’dëgjon thirrjet e mia . Të kam thënë s’do jetë shumë lark . Ja u bë Akademia . ********* Ngreu merr libra e shk...

Insights 5 Nëntor 2021, 14:31

Çmenduria me taksën për qumështin pluhur

Këta janë të mbaruar. Prezantuan taksë 100 lekë për litër për qumështin pluhur, kur shpallën paketën fiskale para disa ditësh. Sot e kanë ndryshuar. E kanë hequ...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë