LIVE UPDATES
Aktualitet

VD-Komisioni Hetimor ‘Becchetti’/ PD çon padinë në ‘Kushtetuese’: Rama ka frikë!

25 Tetor 2021, 08:41 Nga DOSJA
VD-Komisioni Hetimor ‘Becchetti’/ PD çon padinë në

TIRANË– Partia Demokratike ka çuar në Gjykatën Kushtetuese padinë për pengimin e Komisionit “Becchetti”, duke akuzuar maxhorancën. Në një prononcim për mediat pas depozitimit të padisë, deputetja Grida Duma dhe sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi pretenduan se është pikërisht kryeministri Edi Rama, personi që i ka shkaktuar vendit 120 milionë euro dëm. Gjatë fjalës së saj, Duma pretendon se vendimi nga Gjykata e Arbitrazhit është marrë dhe se po fshihet nga kreu i qeverisë.

Konkretisht PD ka 2 kërkesa për Gjykatën Kushtetuese; Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit të Kuvendit për mosmiratimin e ngritjes së Komisionit Hetimor Becchetti. Po ashtu, PD kërkon të hetojë veprimet dhe mosveprimet e institucioneve shtetërore dhe funksionarëve publikë që çuan në një dëm prej 120 milionë euro.

“Jemi sot në Gjykatën Kushtetuese sa i përket hapjes dhe miratimit të Komisionit Becchett-i, çështjes “Becchett-i”. Pa dyshim, fitorja e parë e Partisë Demokratike është fakti që ata treguan publikisht që nuk miratojnë dot një komision hetimor sepse janë të qartë që është një çështje e humbur. Është e qartë pse?! Sepse në dy dekada është traditë normale që nuk ka nevojë për miratimin e asnjë force politike, komisionet hetimore me ¼ e deputetëve mblidhen dhe kjo mjafton është e legjitimuar për të ngritur komisionin hetimor. Padyshim, Partia Demokratike nuk kënaqet dhe nuk mundet që të ndalojë thjeshtësisht tek një fitore publike, mediatike dhe e bërë pasi është bërë fare e qartë se Rama ka frikë të hetojë sepse e di që është shkaktar, përgjegjës për 120 mln euro të cilat arsyeja për të cilat Komisioni Hetimor ekziston dhe duhet të ekzistojë. Megjithëse po vonohet por nuk pengohet dot plotësisht, e sigurt është që Shqipëria është e vonuar në shumë aspekte, por le të përpiqemi që të mos jetë një çështje e penguar dhe harruar. Dhe ne këtë do të bëjmë sepse 120 mln euro i Arbitrazhit Ndërkombëtar që ndëshkon Shqipërinë që ta paguajnë shqiptarët, ku shkaktar është Rama dhe keqqeverisja, për shkak të faktit të thjeshtë se politika merr hak politikisht ndaj një media, ndaj një investitori etj, etj. pra shkaktar janë ata, duke influencuar edhe tek gjykata shqiptare, të cilat në përfundim marrin vendime që ndëshkohen nga gjykatat ndërkombëtare. Kjo është çështja dhe 120 milionët ne do të luftojmë deri në fund që të mos ta paguajnë shqiptarët por ta paguajnë shkaktarët, “Rama and company”,”-tha Grida Duma.

Pyetje: Pse vendosi Partia Demokratike të vihet në lëvizje tani, ndërkohë që vendimi i zbardhur i Gjykatës së Arbitrazhit është bërë që në muajin prill?

Grida Duma: Së pari, jeta parlamentare dhe Komisioni Hetimor Parlamentar nis kur nis zyrtarisht Parlamenti dhe ne nuk mund të nisim në Prill kur jemi në Parlament në shtator. Në këto kushte kemi bërë hapat e parë të Komisionit Hetimor që në fillesën e javës së parë, të dytë, të tretë të Parlamentit. Nuk jemi të vonuar por jemi të shpejtuar. Ndoshta dikush na pyet, përse keni nisur me një axhendë kaq të ngarkuar.

Gazment Bardhi: Asokohe kur vendimi u bë publik Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim në SPAK për përgjegjësit e kësaj afere 120 milionë Euro. Këtu bëhet fjalë për një hetim Parlamentar, për të përcaktuar përgjegjësitë administrative secilit prej zyrtarëve publikë dhe për t’i përballur ato me pasojat financiare që sjell ky vendim. Përsa i përket aksionit tonë, që në Prill kur janë publikuar faktet, kemi depozituar kallëzim penal në SPAK. Kemi ndjekur të gjitha rrugët institucionale qoftë hetimin penal, duke investuar SPAK-un, dhe sigurisht në shtator kur jemi rikthyer në Parlament kemim paraqitur kërkesën për Komision Hetimor.

Pyetje: Po me Komisionin Hetimor për Inceneratorët çfarë po ndodh?

Gazment Bardhi: Siç e dini nuk ka patur bisedime të tjera. Ne kemi depozituar kërkesën në Kuvend. Kanë kërkuar 1 javë kohë për të reflektuar mbi kërkesën dhe besoj të enjten do të jetë për votim. Shpresojmë pa surpriza në seancën e radhës parlamentare. Ne kërkojmë të hetohet afera e inceneratorëve, jo të krijojmë grup pune për mbetjet. Ato i krijon qeveria e cila nuk bën asnjë punë vetëm krijon grupe pune.

Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015. Becchetti kishte kërkuar 650 milionë euro dëmshpërblim, por sipas vendimit të marrë në gjykatën ndërkombëtare në çështjen ‘Beccheti’ kundër Shqipërisë, vendi ynë duhet t’i paguajë 110 milionë euro biznesmenit. Opozita kërkoi ngritjen e një Komisioni Hetimor për vendimin e Arbitrazhit, por maxhoranca e rrëzoi duke pretenduar se ende nuk është marrë.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike gazment bardhi gjykata kushtetuese gjyqi me becchettin grida duma komisioni hetimor per bechettin gazment bardhi gjykata kushtetuese gjyqi me becchettin grida duma komisioni hetimor per bechettin


Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit