Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Sot në Tiranë ka ardhur delegacioni i Komisionit të Venecias për ligjin e mediave audio-vizie. Delegatët e Komisionit të Venecias do të jenë në Tiranë për tri ditë dhe turin e takimeve e nisën me nënkryetaren e Kuvendit, Vasilika Hysi. Takimi me Hysin është zhvilluar në Kuvend dhe ‘Venecia’ kërkoi detaje për qëllimin e ligjit.
Më vonë, delegacioni do të takohet me grupet parlamentare të maxhoranës dhe të opozitës. Në agjendë, nga ora 11:35 deri në 12:30 është parashikuar edhe takimi me Komisionin e Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik. Ndërsa me Presidentin Ilir Meta, i cili kundërshtoi dhe më pas dekretoi kthimin e kësaj pakete në Kuvend, delegacioni do të takohet ditën e martë. Ky delegacion do të zhvillojë takim me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, si dhe me disa krerë të institucioneve të pavarura, si kreun e AKEP dhe me avokaten e Popullit, Erinda Ballanca.
Në seancën plenare të 30 janarit, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla u shpreh se maxhoranca mori vendim për të shtyrë miratimin e projekt-ligjit për median audio-vizive, pasi sipas tij pritet edhe një mendim i Komisionit të Venecias. Maxhoranca në 19 dhjetor të vitit të kaluar kaloi në Kuvend paketën e njohur si anti-shpifja dhe pse kundër saj kishte reaguar opozita, komuniteti i gazetarëve në vend dhe Evropë, por dhe institucione të ndryshme si BE apo KiE. Paketa u kundërshtua dhe nga OSBE, por një ditë para miratimit ky institucion ndyshoi qëndrim dhe u shpreh se do ndiqte hap pas hapi dhe mënyrën e zbatimit.
Presidenti Ilir Meta pak javë më parë ktheu për rishqyrtim në Kuvend paketën “anti-shpifje” pasi sipas tij, Kuvendi nuk ka publikuar deri më tani përmbajtjen e akteve ligjore të saj, duke krijuar një mungesë transparence të theksuar përkundrejt publikut. Kundër paketës pati dhe protestë nga komuniteti i gazetarëve, të cilët kanë ngritur zërin për më shumë se një vit dhe para ditës së miratimit nga Kuvendi e kanë kundërshtuar këtë ligj dhe u shprehën se po instalohet censura. Por qeveria dhe Edi Rama u shprehën se paketa është e nevojshme dhe duhet të futet në zbatim shumë shpejt pasi duhet të dënohen shpifësit. Ligjet e ‘anti-shpifjes’ kundërshtohen pasi AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive) dhe AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) marrin kompetencat e gjykatës dhe gjobat e majme që vendosen prej tyre, duhet të ekzekutohen pa u shprehur një trupë gjykuese. Këto institucione kanë mundësi dhe të mbyllin një media, pas denoncimeve nga qytetarët.
(J.V. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ajo është e apasionuar pas veshjeve, por pas atyre të luksit. Bëhet fjalë për deputeten e Partisë Socialiste në Dibër, Reme Lalën, e cila njihet pë...
DIBËR- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, me anë të një reagimi në Facebook ka denoncuar mungesën e energjisë në disa zona në Dibër. Në r...
VLORË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka zhvilluar sot një takim me strukturat e PD në Vlorë. Në një reagim pas takimit, Ba...
SHBA- Halim Kosova, ish-deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe mjek i njohur obstetër-gjinekolog, thotë se partia ku ai bën pjesë po i kushton rëndësi ...
SHBA– Presidenti Ilir Meta ka postuar një foto në rrjetin e tij social me ish-ambasadorin amerikan në Shqipëri, Alexandër Arvizu.Krahas fotos, ku shfaqen ...
GREQI – Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka marrë pjesë në Samitin Rajonal të Selanikut, ku edhe ka folur për debatin më të fundit brenda BE-së.Sipas Busha...
EMIRATET ARABE- Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Abu Dhabi ku edhe ka zhvilluar një takim me Princin e Kurorës Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nahyan.Bashkë me Ra...
SHBA– Presidenti Ilir Meta ka ritakuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Bashkëkryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, z.Mi...
TIRANË– Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me këngën e realizuar për 100-vjetorin e Tiranës. Në një status në profilin e...
TIRANË– Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ishte i ftuar në emisionin “Kjo Jave” në News24. Në intervistën dhënë për gazetaren Nisida Tufa ai the...