“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Aktualitet
Komisioni për “25 prillin”/ PS kërkon informacion për “SMV”, caktohen 5 eskpertët
3 Nëntor 2021, 17:24Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË- Partia Socialiste ka depozituar sot në mbledhjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit kërkesën për informacion nga dy institucione. Përfaqësuesi i PS Toni Gogu ka kërkuar informacion drejtuar Lulzim Bashës dhe Policisë së Shtetit për strukturën e mbrojtjen e votës e ngritur nga PD.
“Kërkesa e parë është për Partinë Demokratike dhe kryetarin e saj, Lulzim Bashën. Kur është themeluar struktura e mbrojtjes së votes? Me çfarë platform? Cila ka qenë skema organizative e strukturës, si është financuar? Kërkesa e dytë i drejtohet Policisë së Shtetit dhe kreut të saj Gledis Nanos. A ka qenë në dijeni Policia e Shtetit për ngritjen e strukturës për mbrojtjen e votes? Cilat prej ngjarjeve janë kallëzuar nga kjo strukture? A ka patur ndonjë bashkëpunim mes kësaj strukture me Policinë e Shtetit? Nëse po, kush kanë qenë personat e kontaktit me Policinë?,”-tha Gogu. Ndërkohë po sot, janë miratuar edhe 5 ekspertë nga tre forcat politika do të asistojnë në procedurat e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.
Ekspertët e PD Marinela Ziu Marash Logu Ekspertët e PS Erdian Salianji Mariglen Legisi Eksperti i LSI Silva Caka
Ndërkohë që mbledhja e ardhshme është vendsur si sot pas një jave në të njëjtin orar, ditën e mërkurë, ora 17:00.
TIRANË– 3 viktima janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 24 orët e fundit ka ndërruar jet...
TIRANË– Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka rrëzuar kërkesën e Ilir Beqjas, i cili kërkonte rrëzimin e vendimit të Gjykatës Ku...
TIRANË– Një efektiv i policisë rrugore në sektorin e qarkullimit rrugor në Mat ka denoncuar një kërcënim që i është bërë familjes së tij mbremjen e 2...
TIRANË– Komisioni për Ekonominë dhe Financat dhe Komisioni i Lijgeve janë mbledhur sot ku është diskutuar në lidhje me buxhetin e vitit 2022, i cili ...
TIRANË– Policia e Shtetit ka publikuar një njoftim zyrtar lidhur me denoncimin e bërë në media nga efektivi i Policisë Rrugore, Ilir Pica i cili dekl...
TIRANË– Oltion Rrumbullaku është liruar nga detyra si zëvendësministër i Arsimit. Vendimi është amrrë gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Minist...
KRUJË– Tre zyrtarë janë marrë nën hetim pas helmimit nga uji që bëri që mbi 600 persona të shtroheshin në spitalin e Krujës. Mësohet se Prokuroria e ...
LUSHNJE– Adoleshentja Kristjana Beqiri që një vit më parë ‘u bë e njohur’ kur dhunoi dhe grabiti një të moshuar në Lushnjë, ka treguar prapaskenat e ngjar...