6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
BJELLORUSI – Hulumtues amerikanë të sigurisë kibernetike, kanë thënë të kenë zbuluar të dhëna se Qeveria bjelloruse është e lidhur me një fushatë të hakimit dhe dezinformimit kundër anëtarëve të NATO-s nga Evropa Lindore.
Hulumtuesit e kompanisë Mandiant, kanë thënë në një raport të publikuar më 16 nëntor se fushata, ka pasur synim të nxisë mosmarrëveshje dhe të vjedhë informacione. Hulumtuesit e kanë quajtur grupin e hakerëve si UNC1151, dhe besojnë se ai është i lidhur me Qeverinë bjelloruse.
Kompania Mandiant ka përndjekur grupin prej vitit 2017 dhe ka kryer përditësme të vazhdueshme për aktivitetin e tij. Bashkimi Evropian ka thënë paraprakisht se dyshon për përfshirjen e Rusisë në këtë fushatë. Mirëpo Mandiant ka thënë se nuk ka përfshirje të drejtpërdrejtë të Rusisë, ndonëse nuk përjashtohet diçka e tillë.
Prokurori i Përgjithshëm i Gjermanisë, në muajin shtator, pati nisur të hetojë sulmet kibernetike që shënjestrojnë politikanë gjermanë dhe Ministria e Jashtme gjermane pati fajësuar Moskën. Qeveria bjelloruse nuk u është përgjgjur kërkesave për koment, ka raportuar agjencia e lajmeve, Associated Press.
As Ambasada ruse në Uashington nuk i është përgjgjur kërkesës së Radios Evropa e Lirë për të komentur këtë gjë. Zyrtarët rusë zakonisht kundërshtojnë akuzat për përfshirje në hakime apo aktivitete për dezinformim. Shënjestrat kryesore të fushatës së dezinformimit kanë qenë vendet anëtare të NATO-s: Polonia, Lituania dhe Letonia. Ukraina ka qenë po ashtu e përfshirë në sulme. Të shënjestruara kanë qenë edhe mediat lokale dhe kundërshtarë të liderit autoritar të Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, edhe para zgjedhjeve të vitit 2020.
Opozita dhe qeveritë e Perëndimit i konsiderojnë këto zgjedhje si të manipuluara. Gjetjet e kompanisë Mandiat kanë ardhur teksa Bashkimi Evropian përgatitet për të goditur Bjellorusinë me sanksione të reja për shkak të krizës me migrantë në kufi me Poloninë, Letoninë dhe Lituaninë. Perëndimi beson se Lukashenko e ka nxitur me qëllim krizën me migrantë, si shenjë hakmarrjeje ndaj sanksioneve paraprake të bllokut evropian ndaj udhëheqësisë bjelloruse, prej mbajtjes së zgjedhjeve të kontestueshme.
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
INDI – Autoritetet në kryeqytetin indian, Delhi, kanë mbyllur të gjitha shkollat dhe kolegjet për një kohë të pacaktuar pas niveleve të përkeqësuara të ...
SERBI – Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka folur në një intervistë lidhur me zgjedhjet në Kosovë dhe nismën “Ballkani i Hapur”....
ITALI- Një tornado preku zonën e Modicas në Siçili, duke shkaktuar dhe një të vdekur. Mediat vendase raportojnë se viktima është pronari i një kafeneje ...
BRUKSEL – Në Bruksel përfunduan të mërkurën bisedimet midis kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me zyrtarët evropianë, por pa takim trepalësh mes tyr...
KOSOVË – Në klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës një surprizë e këndëshme u është bërë fëmijëve të shtruar aty, të cilët ...
SHBA- Eklipsi më i gjatë hënor në 500 vitet e fundit do të ndodhë ditën e premte në 19 nëntor.Eklipsi pritet të ndodhë në orët e para të mëngjesit, ku 97% e Hën...
MEKSIKË- Ushtria e Meksikës ka arrestuar bashkeshorten e bosit meksikan të drogës “El Mencho”, udhëheqësi i kartelit ultra të dhunshëm Jalisco ...
IZRAEL- Selina Steinfeld 86-vjeç, u kurorëzua si ‘Miss e mbijetuar e Holokaustit’ në konkursin në Izrael. Mediat e huaja shkruajnë se Steinfeld është nga...
SHBA – Një gazetar amerikan, i cili u mbajt në Mianmar për 176 ditë, u kthye në Shtetet e Bashkuara të martën. Danny Fenster, 37 vjeç, u lirua të h...
ÇEKI – Republika Çeke raportoi të mërkurën 22,479 raste të reja me koronavirus, shifra më e lartë ditore në këtë vend që nga fillimi i pand...