LIVE UPDATES
Ekonomi

Kompanitë e mëdha 1 miliard euro fitime të pashpërndara, shteti shqiptar u “fal” 70 mln euro

10 Qershor 2019, 05:28 Nga DOSJA
Kompanitë e mëdha 1 miliard euro fitime të pashpërndara,

TIRANË:Një ndryshim në paketën fiskale të vitit 2019, që ul tatimin mbi dividendin në 8 për qind nga 15 për qind, me efekt prapaveprues edhe për vitet e mëparshme, i “fal” bizneseve të mëdha të huaja që ushtrojnë aktivitet në vendin tonë, të paktën 70 milionë euro.

Monitor ka përpunuar të dhënat e bilanceve të 10 kompanive më fitimprurëse në vend, të cilat rezulton se deri në vitin 2017 kanë akumuluar në kapital 98 miliardë lekë fitime të pashpërndara dhe 29 miliardë lekë ishin rezerva, me një shumë totale prej rreth 128 miliardë lekë, ose rreth 1 miliardë euro.

Sipas një udhëzimi të posaçëm të tatimeve, për fitimet e pashpërndara të realizuara në vitet 2018 e më parë, (përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara), këto kompani kanë afat që të paguajnë datës 30 shtator 2019, tatimin që i përket fitimeve të pashpërndara të viteve 2017 e më parë. Për këto fitime të pashpërndara, do të zbatohet shkalla e tatimit 8 për qind.

Nësë këto fitime do të shpërndaheshin dhe do të tatoheshin me 15 për qind (sa ka qenë tatimi mbi dividend deri në fund të 2018-s), buxheti i shtetit do të arkëtonte një shumë prej 150 milionë eurosh. Mirëpo me uljen e tatimit mbi dividendin në 8 % nga shpërndarja e këtyre fitimeve shteti do të arkëtojë vetëm 80 milionë euro, teksa 70 milionë lekë të tjera amnistohen.

Kompanitë që përfitojnë më shumë

Lista me bizneset më të mëdha sipas fitimeve në vitin 2017 tregon se fitimi i pashpërndarë zotërohej kryesisht nga 6 kompani të huaja, ku kryesojnë operatorët e telefonisë celulare.
Mbartjet më të mëdha i ka Telekom Albania me 44.2 miliardë lekë fitime të pashpërndara dhe 23 miliardë lekë rezerva.

Më pas vlerën më të mëdha të fitimeve të pashpërndara e ka Vodafone Albania me 15.8 miliardë lekë, ku 568 milionë lekë ishin rezerva.
Këto dy kompani kanë qenë më fitimprurëset në vend, duke arritur fitime rekord prej 200 milionë eurosh së bashku në 2008-n, teksa norma e përfitueshmërisë i kalonte 50%. Më pas, me rritjen e konkurrencës në tregun e telekomunikacioneve fitimet e tyre u përgjysmuan, duke rezultuar madje me humbje në 2016-2017 (shiko grafikun fitimet e kompanive celulare në vite).

Raifesisen Bank mbarti rreth 15.3 miliardë lekë nga të cilat 2.3 miliardë lekë ishin rezerva. Më tej në radhe vjen Banka Intesa San Paolo me rreth 10 miliardë lekë fitim të pashpërndarë ku 831 milionë lekë ishin rezerva.

Banka Kombëtare tregtare vijon renditjen me 7.8 miliardë lekë fitime të mbartura në fund të vitit 2017 (kryesisht fitimi i vitit financiar). Tirana International Airport gjithashtu mbarti 2.5 miliardë lekë fitime.

Kompanitë që kanë punuar si nënkontraktorë në projektin e gazsjellësit TAP, Spiecapag Shqipëria dhe Spiecapag Transadriatica akumuluan secila përkatësisht 3, 5 dhe 1,2 miliardë lekë fitime të mbartura, nga të cilat 1,5 miliardë lekë në Spiecapag Shqipëria ishin rezerva.

Albchrome është një tjetër kompani me fitime të mbartura prej 2.4 miliardë lekësh dhe APEX kishte fitimin e vitit ushtrimor prej 1.5 miliardë lekësh.

Ndryshimi ligjor

Në paketën fiskale të këtij viti u miratua ulja e tatimit për dividendin nga 15 në 8%.
Sipas një udhëzimi të posaçëm të tatimeve “Për tatimin mbi të ardhurat” për fitimet e pashpërndara të realizuara në vitet 2018 e më parë, përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara shkalla e tatimit 8 për qind zbatohet me kushtin që:

-tatimi që i përket fitimeve të pashpërndara të viteve 2017 e më parë, të paguhet brenda datës 30 shtator 2019;
-tatimi për dividendin për fitimin e vitit 2018 të paguhet brenda datës 20 gusht 2019.

Nëse nuk zbatohen kushtet e mësipërme tatimpaguesi do të paguajë 15% tatim mbi dividendin.

Mosshpërndarja e dividendit vitet e fundit
Rritja e tatimit mbi dividendin nga 10 në 15% në vitin 2014 ka nxitur evazionin për këtë tatim. Në vitin 2017, të ardhurat nga dividendi ishin vetëm 178 milionë lekë me rënie 81%, në raport me vitin 2013, kur tatimi ishte 5 pikë përqindje më i ulët. Për të ulur barrën tatimore, e cila më 2014 u rëndua edhe nga tatimi më i lartë mbi fitimin, bizneset nisën të përdorin disa mjete brenda ligjit për të shmangur pagesën e dividendit. Shumë prej shoqërive të mëdha kanë mbajtur pa shpërndarë fitimin për disa vite, për të shmangur tatimin dhe të tjera kanë bëra shtesa “fiktive” në kapital.
Në dijeni të këtij mekanizmi, Ministria e Financave vendosi që në Paketën Fiskale të 2019-s të ulë tatimin mbi dividendin në 8%.

Marrë nga Monitor

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi kompanitë e mëdha 1 miliard euro fitime shteti fal 70 mln euro kompanitë e mëdha 1 miliard euro fitime shteti fal 70 mln euro


Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje