LIVE UPDATES
Bota

Konflikti në Ukrainë, Biden dhe Putin pajtohen në parim për një takim

21 Shkurt 2022, 18:41 Nga DOSJA
Konflikti në Ukrainë, Biden dhe Putin pajtohen në parim për

SHBA- Udhëheqësit botërorë vazhdojnë presionin diplomatik me shpresën për të parandaluar një sulm rus në Ukrainë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe presidenti rus, Vladimir Putin, kanë rënë dakord në parim për një takim mbi Ukrainën, tha të hënën presidenti francez, duke ofruar një rrugëdalje të mundshme nga një nga krizat më të rrezikshme evropiane në dekada.

Zyra e Presidentit Emmanuel Macron tha përmes një deklarate se udhëheqësi francez ftoi Presidentin amerikan Joe Biden dhe atë rus Vladimir Putin në një takim të nivelit të lartë mbi sigurinë dhe qëndrueshmërinë strategjike në Evropë.

Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se zoti Biden pranoi në parim të takohet, por vetëm nëse Rusia nuk sulmon Ukrainën.

“Ne jemi gati për diplomaci. Por ne jemi gjithashtu gati të vendosim sanksione të shpejta dhe të rënda, nëse Rusia zgjedh luftën”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha në një konferencë se vendi i tij e mbështet nismën e presidentit francez për një samit mbi Ukrainën, por shtoi se Moska kërkon të kuptojë se cili mund të jetë rezultati i tij.

“Para takimit në një mjedis të nxehtë, duhet të dimë se si mund të përfundojnë ato takime dhe cili mund të jetë rezultati i tyre. Udhëheqësit rusë dhe francezë u pajtuan që kolegët tanë perëndimorë si nismëtarë të aktiviteteve të tilla, do të na tregonin vizionin e tyre për rezultatet. Kështu që jemi në pritje”, tha zoti Lavror.

Deri tani kanë dalë pak detaje rreth takimit të mundshëm të njoftuar pas një serie telefonatash mes presidentëve Macron, Biden, Putin, Zelenksiy dhe kryeministrit britanik Boris Johnson.

Zyra e presidentit francez dhe Shtëpia e Bardhë thanë se pikat kryesore të planit do të vendosen gjatë takimit të Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken dhe Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavror, i planifikuar për 24 shkurt.

Ministri i Jashtëm Ukrainas tha se mirëpret këtë nismë të re diplomatike.

“Besojmë se çdo përpjekje që ka për qëllim arritjen e një zgjidhjeje diplomatike ia vlen të provohet. Sekretari Blinken më siguroi se sikur deri tani, asnjë vendim për Ukrainën nuk do të merret pas shpinës tonë“, tha zoti Kuleba.

Edhe Sekretari i Këshillit për Siguri Kombëtare dhe Mbrojtje në Ukrainë, Oleksiy Danilov u shpreh optimist rreth mundësisë së samitit mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, por thesoi se çështje që lidhen me vendin e tij nuk mund të diskutohen pa përfshirjen e qeverisë ukrainase.

Ende nuk është e qartë se cili do të jetë roli i palës ukrainase në këtë samit. Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell theksoi domosdoshmërinë për bisedime për të shmangur luftën.

“Çfarëdo formati, çfarëdo mënyre e diskutimit në tryezë dhe përpjekjeve për të shmangur luftën është shumë e nevojshme dhe ne do të mbështesim çdo gjë që ndihmon diplomacinë, mënyra e vetme për të zgjidhur krizën”, tha zoti Borell.

Ministrja e Jashtme Gjermane, Annalena Bearbock tha se Moska është ajo që duhet të rikthehet në tryezën e bisedimeve.

“Është në duart tuaja, ne jemi në tryezën e bisedimeve çdo minutë, çdo orë. Ne po ju presim juve që së bashku të sigurojmë paqe dhe siguri për Ukrainën”, tha ajo.

Lajmi për propozimin e Francës vjen pas një jave tensionesh në rritje të nxitura nga grumbullimi i trupave ushtarake ruse në afërsi të kufirit ukrainas. Forcat ruse filluan grumbullimin rreth fqinjit të saj që nga fundi i vitit të kaluar, veprim ky që sipas Perëndimit është përgatitje për një sulm që mund të ndodhë në çdo moment.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota annalena bearbock emmanuel macron joe biden konflikti ukraine-rusi vladimir putin annalena bearbock emmanuel macron joe biden konflikti ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë