Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ishte ai që hapi fjalimin në pjesën e dytë të Kongresit të Partisë Socialiste. Gjiknuri tha se ardhmja me PS është më e sigurt, ndërsa kritikuesve që thonë se si është e mundur që kjo forcë politike të dalë më e fortë, u thotë se mjafton të kultivosh kulturën e debatit. Po ashtu, ai pranoi se edhe PS ka pasur gabimet dhe dështimet e veta mirëpo është ringritur falë kurajos dhe vullnetit.
“Nën drejtimin e PS e ardhmja është më e sigurt, kem i pasur gabime e dështime por ajo që ka rëndësi është vullneti dhe kurajo për të vazhduar përpara. Disa syresh tek shohin shkërmoqjen e kundërshtarëve, thonë si ka mundësi që PS ka dalë më e fortë dhe më e ripertërishme? Është shumë e thjeshtë të nderuar cinikë dhe skeptikë, mjafton të kultivosh si bimët kulturën e debatit, dhe respektimin e ideve, është të preferosh lopatën që ndërton në vend të kazmës që shkatërron, dhe të kuptosh që fuqia e pushtetit, nxjerr në pah vlerat dhe dobësitë, këtu merr përgjigja dhe pse jemi më të votuarit”, u shpreh ministri.
Më tej ai shton se PS është e vetmja zgjidhje për Shqipërinë.
“Të gjithë bashkë jemi zgjedhja e vetme, por edhe e vetmja zgjidhje për Shqipërinë. E kemi nisur me kurajo nga zero. Dimë të jemi pozitë konstruktive dhe bëmë bashkë pjekurinë dhe vitalitetin. besuam kur shumëkush na shihte me mosbesim. kemi nevojë të vetme Shqipërinë dhe Shqipëria nevojë për këtë ndjenjë. Ndërtuam shtetin formues. U kthyem në burim besimi, sigurie, garancie, reformator. Trinomi aspak i shenjë që nisi me tërmetin e 2019 dhe vazhdoi me pandeminë dhe po vazhdon me botën, këto janë sprova të mëdha me të cilat jemi në ballafaqim. Ne sot mund të identifikojmë nevojën për sukses dhe akses. Ne synojmë ta bëjmë organizatën tonë politike një shtëpi të hapur, për këdo që të afrohet me ne dhe jo të sillet një agjent transaksional. Sfidat e së ardhmes që na presin, duke nisur nga zgjedhjet e ardhshme lokale, diktojnë rregullat. Këtij qëllimi i shërben dhe statuti i përmirësuar. Qenia e gjatë në pushet sjell vetëkënaqësinë, por dhe vetëndryshimin nga brenda. Dje është koha që të riaktivizohemi në territorin e Shqipërisë, edhe në organizatën më të largët socialiste. Edhe vendimmarrja e sotme i hap rrugën procesit të rinovimit të PS, deri te organizata bazë. është struktura e re organizative, që i shërben qëllimit që të bëjë PS një parti moderne dhe në struktura, për t’u vetëkorrigjuar. Mandati i tretë qeverisës duhet përkthyer në më shumë punë. Duhet të reflektohen politikat tona qeverisëse. PS ka ditur të jetë forca politike më e hapur për gratë, kabineti është kthyer në model mbështetës dhe progres për vajzat dhe gratë. Është momenti që në gjithë organizatat socialiste gratë dhe vajzat të kenë të njëjtën peshë dhe barrë. Afrimi i të rinjve në politikë është një garanci për të ardhmen në politikë. Zhgënjimi i shumë njerëzve dhe të rinjve duhet të na bëjë dhe ne te reflektojmë, por cinizmi i shprehur në rrjetet sociale nuk i ndihmon të rinjtë, ndaj ata duhet të marrin vetë fatin e tyre në dorë. PS ka qenë e hapur dhe do vazhdojë të jetë për ta. Bëj thirrje të gjithë të rinjve, popullojeni sa më shumë PS duke qënë brenda keni më shumë mundësi ta ndryshoni”, tha ai.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli duket se nuk i ndahet dot Partisë Socialiste. Siç duket në foton e kapur nga LSA, Dritan Leli ka z...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në orën 12:00 tek Pallati i Kongreseve ku do të zhvillohet raundi i dytë i punimeve, por është pritur nga ...
TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe është treguar mjaft kritik lidhur me forumin e krijuar para Kongresit të PS-së, që i është d...
TIRANË- Kongresi i PS nis me himnin shqiptar dhe atë të Ukrainës. Faza e dytë e punimeve të kongresit të Partisë Socialiste, pikërisht në Pallatin e Kongre...
TIRANË– Rikthehet Gramoz Ruçi! Një nga personat më të afërt të kryeministrit Edi Rama është rikthyer sot pranë tij për të marrë pjesë në punim...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha duket se është bërë nostalgjik sot për kundërshtarin e tij politik, liderin historik të Partisë Socialiste, Fat...
TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj e kapi shpejt gafën e Bora Muzhaqit e cila u bë virale në rrjet. Në fund të forumit, Veliaj u tha të pranishmëve s...
TIRANË– Nëse kishit menduar se ministrja për Rininë në qeverinë e kryeministrit Edi Rama, Bora Muzhaqi do të ndalej, e keni menduar gabim. Teksa isht...
TIRANË– Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro deklaroi ditën e sotme në Kongresit të PS se që nga 1 qershori 2022 do të ndalojë përdorimi...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj në punimet e Kongresit të PS deklaroi se pagat e stafeve mjekësore do të vijo...