Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SHQIPËRI-Në një kohë kur klubet në Europë kanë rifilluar aktivitetin, tani është rradha e Kombëtareve për të shpalosur axhendën e tyre në miqësoret e rradhës. Pikërisht përfaqësuesja kuqezi dështoi të zhvillonte miqësoret me San Marinon dhe Slloveninë në mars për shkak të koronavirusit, tani drejtuesit e Federatës kanë gjetur kundërshtarin për të matur forcën në një miqësore që për kuqezinjtë tanë vlen shumë. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur tashmë një marrëveshje me Federatën Armene të Futbollit, që kjo ndeshje të luhet në kryeqytetin armen, Jerevan.
POSTIMI I PLOTË I FEDERATËS
Shqipëria dhe Armenia janë përballur 5 herë në ndeshje zyrtare dhe miqësore në historinë e tyre. Ndeshja e parë mes dy përfaqësueseve është luajtur më 9 nëntor 1996 në Tiranë dhe ka përfunduar në barazim 1-1. Sfida ishte e vlefshme për Eliminatoret e Botërorit “Francë 1998”. Takimi i kthimit është luajtur më 6 shtator 1997 në Jerevan dhe u mbyll me fitoren 3-0 për Armeninë.
Shqipëria dhe Armenia u përballën për të tretën herë në një miqësore të luajtur më 14 gusht 2013 në Tiranë, me kuqezinjtë që fituan me rezultatin 2-0.
Gjthashtu, dy përfaqësueset ishin në një grup në eliminatoret e Europianit “Francë 2016”. Në ndeshjen e parë të 29 marsit 2015, luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”, Shqipëria fitoi në shifrat 2-1, ndërsa sfida e kthimit e luajtur më 11 tetor 2015 në Jerevan u mbyll me triumfin kuqezi 3-0. Një ndeshje që shqiptarët e mbajnë mend mirë, pasi siguroi kualifikimin e Kombëtares për në finalet e “Euro 2016”.
Përveç miqësores, po në muajin tetor Kombëtarja kuqezi do të zhvillojë edhe dy ndeshje zyrtare të vlefshme për UEFA Nations League, ndaj Kazakistanit në transfertë më 10 tetor dhe ndaj Lituanisë po në transfertë më 13 tetor.
E.Ç (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KORÇË–Skënderbeu nuk e ka kaluar lehtë eleminimin në Kupë, kundër Bylisit korçarët u ndalën në një barazim 1-1 por që nuk vlejti, pasi në akt...
Atalanta bën lojën më të bukur në Serie A dhe kjo u vu re edhe sot me ndeshjen spektakolare ndaj Lazios, fituar 3-2. Trajneri Gasperini ka ndërtuar një ekip me ...
Luiza Gega zhvilloi fazën përgatitore më të gjatë të karrierës së saj, teksa për më shumë se tre muaj qëndroi në Kenia. Ndonëse atletja kuqezi u nis me objektiv...
Liverpool ka mundur 4-0 Crystal Palace në javën e 31-të të Premier League dhe tani është 90 minuta larg titullit që mungon prej 30 vitesh.Të Kuqtë mund ta fitoj...
ANGLI-Në mungesë të tifozëve, pothuajse pjesa më e madhe e skuadrave kanë ndjekur një strategji ndryshe, të vendosin foto në ulëset e stadiumit në mënyrë që edh...
Besojeni ose jo, sot Bylisi mori një barazim 1-1 në çerekfinalen e kthimit të Kupës së Shqipërisë së luajtur në Korçë kundër Skënderbeut dhe sigur...
Askush nuk e priste, por ndodhi: Inter-Sassuolo sot u mbyll në barazim 3-3. Ndeshja e zikaltërve në kampionat sot pati një fund të çmendur, me tre gola t...
Romelu Lukaku ka realizuar golin e tij të 19-të në Serie A duke barazuar shifrat me Sassuolon, që befasoi zikaltërit me Caputon disa minuta pas fillimit të ndes...
Janë mbyllur 3 ndeshjet e orës 16:30 në Kupën e Shqipërisë, të vlefshme për çerekfinalet e kthimit, ku bie në sy sidomos kualifikimi i Teutës përballë Vl...
Marash Kumbulla, mbrojtësi i talentuar i Veronës, kërkohet me ngulm nga disa prej skuadrave më të forta në Serie A. Interi dukej se ishte më pranë lojtarit shqi...