Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Koronavirusi/ Silva Bino: Nuk ka asnjë person të infektuar në Shqipëri(VD)
7 Mars 2020, 10:28Nga DOSJA
Tiranë- Silva Bino, shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive, ka deklaruar ditën e sotme se nuk ka asnjë person të infektuar në Shqipëri me koronavirus.
“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar edhe 5 raste të reja në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP të cilat kanë rezultuar negative, pra kemi 58 raste negative. Të gjitha rastet kanë rezultuar negative për COVID 19. Ne kemi zgjeruar edhe përkufizimin e rastit dhe po testojmë jo vetëm raste që kanë shenja respiratore dhe histori udhëtimi, por edhe raste të cilat kanë shenja të sëmundjes së rëndë respiratore akute që kërkojnë hospitalizim dhe që nuk kanë një shkak tjetër që të shpjegojë këtë sëmundje. Rastet e testuara i përkasin kryesisht Tiranës 60% e rasteve, Shkodrës, Durrësit, Fierit, Lezhës dhe Vlorës. “, u shpreh ajo.
Në rang global, deri më tani janë regjistruar 3,449 viktima dhe 102,242 njerëz janë të infektuar me virusin vdekjeprurës. Ndërsa janë shëruar 57,624 persona. Vendi më i prekur nga koronavirusi në Europë është Italia. Në shtetin fqinj numri i viktimave ka shkuar në 197, ndërsa të prekur rreth 4 mijë njerës. Po kështu, vazhdojnë të vdesin njerëz nga koronavirusi, në SHBA, Australi, Iran, Kore, Francë e Gjermani. Ndërkohë në Shqipëri nuk ka asnjë person të infektuar.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Neritan Ceka ka bërë sërish një deklaratë që nuk pritej. I ftuar në emisionin “Provokacija” në Abc News ai ka deklaruar se shqiptarët janë të pagdhendur...
KAPSHTICË- Policia Kufitare e Kapshticës ka evidentuar dhe goditur disa raste paligjshmërie në kufi, duke ndëshkuar një sërë qytetarësh.Sipas njoftimit të ...
Durrës- Kanë qenë forcat e policisë që kanë shpëtuar në kohë një 50 vjeçar i cili pasi kishte ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, duke e qëlluar me bishtin...
Tiranë- Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Laprakë, ku humbi jetën pasagjeri me iniciale F.A. Në videon e mëposhtme shfaqen dy m...
Durrës- Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin “Weekend”, ku është arrestuar 30-vjeçari me iniciale A.Dh pasi u kap me 1 kg heroinë. Policia njoft...
Koronavirusi po vret çdo ditë. Në rang global, deri më tani janë regjistruar 3,449 viktima dhe 102,242 njerëz janë të infektuar me virusin vdekjeprurës....
Shqipëri- Sot dhe nesër në të gjithë vendin do të ketë reshje shiu. Ditën e sotme temperaturat do të luhaten në vlerat nga 0 °C deri në 15 °C. Ndërsa ditën e n...
Tiranë- Del negative përgjigjja e analizave për 50-vjeçaren me iniciale M.V nga Lushnja, që kishte ardhur nga Italia, për të cilën u dyshua se ishte me k...
Shqipëri-Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri. Lajmet nga politika dhe aktualiteti zënë faqet e para të portaleve. Dosja.al ...
TIRANE-Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një aksident i rëndë në Laprakë, ku nga përplasja e dy mjeteve ka humbur jetën pasagjeri me iniciale F.A. Policia njofton s...