Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
KOSOVË– Situata e COVID-19 në Kosovë, vijon të jetë alarmante, gjatë 24 orëve të fundit në vendin fqinj, kanë humbur jetën edhe 10 pacientë, duke e çuar numrin e viktimave në 237. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 224 raste pozitive nga 434 testime të kryera.
Njëkohësisht kanë fituar betejën me virusin edhe 152 pacientë, duke e rritur numrin e të shëruarve në 4730. Ndërkohë numri i rasteve aktive është 3588.
Aktualisht, në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar rreth 600 pacientë, ndërsa është dhënë alarmi se po mbushen kapacitetet.
Njoftimi i ISHP në Kosovë
152 TË SHËRUAR DHE 224 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 434 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 224 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 8.554 raste nga 36.943 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 236 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.730 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.588.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 70 raste, komuna Ferizaj 20 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Kaçanik 13 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe komuna Shtime 1 rast.
Të nderuar qytetarë!
Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Virusi vret! Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.
BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE! Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.
Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.
Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.
Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve. Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat! Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda! Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm! Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve! NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË! Ju faleminderit për mirëkuptim!
(A.C./G.SH./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
NJU JORK – Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut parashtroi planin e administratës së tij të premten për të rihapur sistemin më të madh të shkollave publike n...
RUSI– Rusia është një ndër shtetet më të goditura nga pandemia e Covid-19, ku ditë pas dite po shënohen shifra të larta të të infektuarëve.Gjithashtu edhe numr...
KOSOVË: Prej pesë muajsh, Kosova nuk ka pasur asnjë ditë të bardhë në ekonomi, zhvillim e punësim. Ditët e zeza për Kosovën, sikurse edhe për shumë shtete ...
ARGJENTINË -Një infermiere 43-vjeçare nga Argjentina ndërroi jetë pasi kishte rezultuar negative në testin ndaj COVID-19. Maria Mariangeli e cila që...
KOSOVË -Kosova ka ashpërsuar masat ndaj COVID-19, pas rritjes së numrit të të infektuarve. Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka arresuta 4 personanë rajoni...
HONG KONG– Kohët e fundit Hong Kongu konsiderohej një “fëmijë poster” në trajtimin e pandemisë Covid-19.Pavarësisht ndarjes së një kufiri me Kinën kontinentale,...
SHBA– Mediat lokale i kanë kushtuar disa shkrime suksesit të çiftit shqiptar , dhe restorantit të tyre duke i paraqitur si një rast suksesi dhe shembull ...
KOSOVË– Kosova po përballet me një situatë të vështirë të pandemisë Covid-19, ku ditë pas dite po shënohet një numër i lartë i të infektuarëve dhe viktima...
Qenë tigrat. Tigrat e Arkanit. Por ende nuk mjaftonte. Në dy vitet e parë të luftës në ish Jugosllavi, 1991 dhe 1992 – vitet e lindjes, formimit dhe debutimeve ...
KOSOVË– Shtimi i rasteve të reja ditë pas dite në Kosovë ka bërë që situata e pandemisë së Covid-19 të rëndohet edhe më shumë.Për këtë shkak gjatë javëve t...