Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Bota
Kreu i LVV-së Kurti prezanton planin për pandeminë: Do të vaksinojmë 60% të popullsisë
3 Shkurt 2021, 07:46Nga DOSJA
KOSOVË-Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar planin e tij për pandeminë. Në një deklaratë për mediat ai ka thënë se ka në plan të vaksinojë 60% të popullsisë, ku dhe ka shtuar se do të nis bisedimet me vendet e rajonit përfshirë dhe Shqipërinë për përballimin e pandemisë.
“Masat e veprimit do të jenë, vaksinimi i së paku 60 për qind të popullatës, sigurimi i materialit mbrojtës, barnave e testeve, trajnimi i vazhdueshëm dhe rritja e kapaciteteve. Rritja e kapaciteteve në kujdesin parësor shëndetësor. Do të fillojmë bisedime me vendet e rajonit, me theks të veçantë Shqipërinë, për përballjen e përbashkët me pandeminë COVID-19. Do të përgatitemi e të aplikojmë për anëtarësim në OBSH”, ka thënë Kurti gjatë prezantimit të programit të VV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Gjithashtu, ka shtuar se do të punojë që ekonomia të dalë nga kriza e ekonomisë.
“Një ekonomi që ka më shumë prodhim e eksport, më shumë punëtorë e më shumë të drejta të punëtorëve. Pa monopole e me ndërmarrje publike që operojnë suksesshëm. Ndërmarrësve tanë do t’u ofrojmë qasje të lehtë në financa për rritjen e prodhimit”, ka thënë ndër të tjera Kurti.
SHBA– Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve thonë se Senati duhet ta shpallë fajtor ish-Presidentin Donald Trump dhe t’i heqë mundësinë për të konkurruar a...
KINË– Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) e kanë vizituar një laborator në Vuhan të Kinës për të cilin ka pasur pretendime se nga...
SHBA– Presidenti i SHBA Joe Biden urdhëroi të martën një rishikim të praktikave për pranimin e azilantëve në kufirin SHBA-Meksikë dhe për sistemin e imigracioni...
Bota 3 Shkurt 2021, 07:18
KOSOVË–Kur kanë ngelur vetëm 10 ditë nga data e zgjedhjeve në Kosovë, fushata zgjedhore ka nisur zyrtarisht për kandidatët. Ky vit ndryshe nga të tjerët pë...
Gjatë vitit 2020, janë arrestuar 32 punonjës policorë të dyshuar për vepra penale, ndërkaq janë suspenduar 83 të tjerë, thonë zëdhënësi i Inspektoratit Policor ...
SHBA– Presidenti i SHBA-së Joe Biden po urdhëron një rishikim të procedurave për shqyrtimin e kërkesave për azil në kufirin SHBA-Meksikë dhe në sistemin e...
Innovation Centre Kosovo ka prezantuar ditën e sotme logon për 13 vjetorin e Kosovës si shtet i pavarur. Në një posttim në Facebook ICK ka ftuar të gjithë njerë...
KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qëndroro të Zgjedhjeve për largimin e kandidatëve që nuk janë certifikuar nga lista e de...
SHBA- Amazon do të ngelet pa drejtues në tremujorin e tretë të këtij viti. Buisnessinsaider shkruan se Kreu i saj Jeff Bezos nga drejtimi i Kompanisë do të kalo...
KOSOVË- Kreu i Aleancës Kosova e Re, Bexhet Pacolli do të jetë kandidati i koalicionit AKR-LDK për President i Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi...