“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
VD-‘Krijimi i sekretariatit hap i..,’/ Rama: Albin, doja të të prisja me diell
26 Nëntor 2021, 11:14Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama sërish i bëri të ditur homologut të tij, Kurtit se do donte që ta priste në një ditë me diell. Nga mbledhja e përbashkët me Kurtin, Rama u shpreh se krijimi i sekretariatit, manualit të ri në doganën e Durrësit, krijimi i regjimit të ri për të hequr kontrollet e dyfishta janë disa nga marrëveshjet që u nënshkruan ditën e sotme.
‘Të dyja ministritë kanë dakordësuar për ngritjen e ekipit të përbashkët të punë dhe po ashtu dua të nënvizoj marrëveshjen që çon në një nivel të ri bashkëpunimin doganor. Kërkesë legjitime e kahershme. Më tutje nënvizoj se elimimini i të gjitha procedurave është objektivi ynë. Në rastin konkret, krijimi i një manualit të ri në doganën e Durrësit është kyçi për atë që thashë. E treta dua të nënvizoj se është lajm i mirë, që në ditë të rëndësishme, në fundjava, më në fund është dakordësuar krijimi i një regjimi të ri për të hequr kontrollet e dyfishta. Do monitorohen pikat kufitare me kamera. Disa marrëveshje janë zbatuar plotësisht. Krijimi i sekretariatit për koordinimin për të gjitha marrëveshjet, raporton dhe orientohet nga zyrat e dy kryeministrave, por është në dispozicion edhe të ministrave. Është hap ku ne së bashku sjellim përshpejtimin e hapave të tjerë. Do kishim dashur të të prisja me diell Albin, por mbase ky shi është ogur i ri për bereqet.’- tha Rama.
ELBASAN– Kryeministri Edi Rama i bëri të ditur kryeministrit Albin Kurti se kanë rënë dakord që të kenë një abetare të unifikuar. Rama tha se ky lajm do e...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama u shpreh ditën e sotme se në mbledhjen e ardhshme të dy qeverive do të vijnë me rezultate konkrete. Gjatë fjalës së tij...
ELBASAN– Kryeministri Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti nënshkruan marrëveshjet ndërqeveritare. Pas tyre, ministrat me radhë do të nënshkruajnë për m...
ELBASAN– Kryeministri Edi Rama u shpreh në fund të mbledhjes së dy qeverive në tryezë se kishte marrë një pusullë nga protokolli që të nxitonte pasi ishin...
ELBASAN– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka ngatërruar emrin ministrit të Bujqësisë së Kosovës, Faton Peci. Ai në mbledhjen e sotme të Qeverisë së K...
ELBASAN– Kryeministri Edi Rama bëri të ditur në mbledhjen me qeverinë e Kosovës se do të nisin procedurat doganore për kontrollin e mallrave mes Shqipëris...
ELBASAN– Liburn Aliu, ministër i Infrastrukturës në Kosovë, gjatë fjalës së tij në mbledhjen mes dy qeverive, foli për marrëveshjet që do të nënshkruhen m...