LIVE UPDATES
Politike

Kritikat e Ramës ndaj BE-së, Meta: Gjithmonë fajësojmë të tjerët, nuk marrim përgjegjësi!

16 Janar 2021, 17:35 Nga DOSJA
Kritikat e Ramës ndaj BE-së, Meta: Gjithmonë fajësojmë

TIRANË– Presidenti Ilir Meta komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama kundër Bashkimit Evropian dhe Francës, që sipas tij nuk e ndihmuan Shqipërinë që të siguronte dozat e vaksinës anti-COVID.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Meta hodhi poshtë pretendimet e kryeministrit duke u shprehur se Bashkimi Europian ka bërë përpjekje të mëdha për t’i ardhur në ndihmë vendit tonë po ashtu edhe gjithë Ballkanit Perëndimor.

“Është njëlloj si të fajësojmë Bashkimin Evropian, për mos çeljen e negociatave! Kur Bashkimi Europian na ka thënë prej kohësh se, cilat janë kushtet. Ne, gjithmonë do ja vëmë fajin dikujt, se nuk marrim asnjëherë përgjegjësi,”-shtoi Meta.

PJESË NGA INTERVISTA: 

Pyetje: Zoti Meta, tërhoqi vëmendje deklarata e kryeministrit Rama nga Ankaraja disa ditë më parë, në konferencën për shtyp me Presidentin turk Erdogan. Ai kritikonte Bashkimin Europian, pasi sipas tij nuk mbështeti sa duhet Shqipërinë gjatë pandemisë. A ndani Ju, të njëjtën qasje?

Presidenti Meta: Sa i përket pandemisë, qytetarët shqiptarë, më pak se kushdo tjetër, i mbështet qeveria jonë. Po të shohim të gjitha statistikat dhe të dhënat e institucioneve ndërkombëtare, të gjithë treguesit e thonë qartë se Shqipëria, është vendi i fundit që ka mbështetur sektorin e shëndetësisë gjatë pandemisë. Ne jemi vendi i fundit që, ka mbështetur biznesin dhe sipërmarrjen. Shikoni sa paketa ekonomike kanë bërë vendet fqinje me ne, shikoni sa paketa ka bërë Kosova, se nuk po flas për vende të tjera. Ndërkohë shikoni dhe buxhetin e fundit të shtetit, që unë e ktheva, me qëllim, për t’i dhënë mundësi qeverisë që të reflektonte mbi këto prioritete: Për të mbështetur më fortë sektorin e shëndetësisë dhe biznesin, që po pëson kosto të jashtëzakonshme. Kjo gjë nuk ndodhi. Ndërsa përsa i takon Bashkimit Europian, mendoj se ata, kanë bërë përpjekjet e tyre, si për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Por, cilat kanë qenë përpjekjet tona kjo është një çështje tjetër. Është njëlloj si të fajësojmë Bashkimin Evropian, për mos çeljen e negociatave! Kur Bashkimi Europian na ka thënë prej kohësh se, cilat janë kushtet. Ne, gjithmonë do ja vëmë fajin dikujt, se nuk marrim asnjëherë përgjegjësi. Prandaj ka ardhur kohë për një ndryshim, që qytetarët të marrin përgjegjësi dhe të vendosin para përgjegjësisë politikanët, që kurrë nuk marrin përgjegjësi.

Pyetje: Këto deklarata dhe kjo retorikë e përdorur, a e dëmton në një farë mënyrë rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian?

Presidenti Meta: Kjo rrugë është dëmtuar për vite të tëra nga kokëfortësia, për të mos u sjellë në mënyrë arrogante. Për të mos plotësuar kushtet që duhet, për të çelur negociatat me Bashkimin Europian, të cilat dihen. Si dhe nga kokëfortësia, për të sakrifikuar të ardhmen europiane, për të plotësuar kushtet personale.

Pyetje: Zoti Meta, vizita e fundit e kryeministrit Rama në Turqi e më pas në Greqi, sipas mediave thuhet se po shërben si një “urë lidhëse” midis dy vendeve. Por, sa i shërben kjo interesit tonë kombëtar? Çfarë po ndodh në optikën tuaj…?

Presidenti Meta: Në optikën time janë krejtësisht të parëndësishme. Në optikën time është 25 prilli, çelja e negociatave, anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe sjellja e Shqipërisë si një faktor stabiliteti në këtë rajon.

Pyetje: Çfarë ka marrë përsipër Shqipëria?

Presidenti Meta: Shqipëria duhet të marrë përsipër plotësimin e kushteve, për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Pyetje: Duke qenë se kjo është edhe intervista juaj e parë për vitin 2021. Cili është mesazhi juaj për shqiptarët, por edhe për politikën shqiptare?

Presidenti Meta: Për qytetarët shqiptarë mendoj se, duhet të marrin të gjithë më shumë përgjegjësi. Duhet të vënë para përgjegjësisë politikanët e papërgjegjshëm, që kanë bllokuar zhvillimin e vendit, kanë dëmtuar situatën ekonomike dhe shoqërore të familjeve shqiptare, kanë vënë në pikëpyetje të ardhmen e këtij vendi, interesat kombëtare dhe publike. Çdo qytetar duhet ta kuptojë që, ndryshimi është vetë ai, dhe ndryshimi fillon te pjesëmarrja e tij në zgjedhjet e 25 prillit.

Pyetje: Presidenti Meta, çfarë do të ketë prioritet për vitin 2021?

Presidenti Meta: Rivendosjen e rendit kushtetues në vend dhe funksionimin e shtetit të së drejtës.

Ditën e sotme, Franca i është përgjigjur ashpër kryeministrit Edi Rama për çështjen e vaksinimit. Rama tha në Open se Franca e ka kthyer egoizmin në sistem dhe mban një stok vaksinash që nuk i duhen. Përmes ambasadës në Shqipëri, Franca shprehet se kjo deklaratë nuk është e vërtetë, dhe se kryeministri nuk mund të sulmojë hapur një vend mik. Ndërkohë nuk ka ende një reagim lidhur me deklaratën nga numri një i maxhorancës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ambasada franceze ilir meta ambasada franceze ilir meta

Sondazh

Poll
Politike 16 Janar 2021, 17:35

TIRANË– Presidenti Ilir Meta foli në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, për situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit në...

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion