LIVE UPDATES
Politike

“Më 25 prill, Shqipëria pret përmbysje të madhe, jo thjesht rotacion”/ Presidenti thirrje qytetarëve: Ndëshkoni me vot

16 Janar 2021, 17:20 Nga DOSJA
“Më 25 prill, Shqipëria pret përmbysje të madhe, jo

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka folur lidhur me fushatën elektorale dhe për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë”, Meta u shpreh se ka ardhur  momenti për një ndryshim të fortë dhe të qartë të vendit, duke iu bërë thirrje qytetarëve që të shkojnë të votojnë më 25 prill për të ndëshkuar me votë të gjithë politikanët që i kanë gënjyer.

PJESË NGA INTERVISTA: 

Pyetje: Zoti President, le të flasim pak për fushatën elektorale, që tashmë duket se ka nisur për partitë. Nga mënyra sesi po realizohet një fushat ndryshe, në kohë pandemie. Vetë Ilir Meta është politikani motor, sa herë ka pasur fushata elektorale. Si e shikoni këtë fushatë në këto kushte, kur nuk lejohet grumbullimi i shumë njerëzve, apo kur gjithçka po krijohet në formën virtuale? Si do të jetë kjo fushatë, a do të jetë produktive, rezultative..?

Presidenti Meta: Fushatat zhurmëmëdha, nuk kanë treguar ndonjë produktivitet shumë të madh.  E rëndësishme është mesazhi i çdo force politike, për t’i treguar qytetarëve sesi përcillet ky mesazh. Kjo varet nga aftësia e forcave të caktuara dhe nga rrethanat.
Kuptohet që jemi në rrethana të veçanta nga ato të fushatave të kaluara, por ekziston mundësia për ta përcjellë këtë mesazh, ndërmjet mediave dhe komunikimeve të tjera moderne apo bashkëkohore. Pse jo edhe derë më derë.  Mesazhi është kryesor, nuk është zhurma.

Pyetje: Po zhvillimet e procesit zgjedhor më 25 prill, mund të kenë probleme në këto kushte?

Presidenti Meta: Nuk e besoj. Ne kemi vënë re që, janë bërë zgjedhje shumë korrekte në Maqedoni, në kushte të tilla. Do bëhen zgjedhje edhe në Kosovë. Nuk e shikoj problematike të respektohen distancat, të respektohen protokollet.

Pyetje: Në kushtet që jemi duket qartë, dhe është shprehur qartë që kryeministri Rama, kërkon një mandat të tretë qeverisës. Po kështu dhe qeveria kërkon mandatin e tretë. Në anën tjetër Ju si President i Republikës, jeni shprehur pro rotacionit, sepse Shqipërisë i ka ardhur momenti për t’iu nënshtruar rotacionit. Dua t’iu pyes, cilat janë përpjekjet e opozitës? Si i vlerësoni Ju, për të arritur këtë rotacion?

Presidenti Meta: Për mua nuk është më i rëndësishëm rotacioni, sepse ai do të thotë më shumë ndryshim raportesh në qeverisjen e vendit.  Vendi ka nevojë për një përmbysje, në kuptimin më të mirë të fjalës. Unë, e them shpesh koha e ndryshimit ka ikur që prej katër vitesh.  Këto katër vite, që kemi kaluar kanë folur për një përkeqësim të rëndë të situatës, në funksionimin e shtetit të së drejtës. Kemi parë një përkeqësim të situatës ekonomike dhe sociale, që përpara se të ndodhte pandemia. Ka një rritje të polarizimit shoqëror në vend. Kemi një rritje të jashtëzakonshme të borxhit. Ndërkohë kemi një rënie të ndjeshme të ardhurave për qytetarët shqiptarë, që do të thotë se ky borxh që është marrë ngrihet në nivele shumë të larta dhe nuk ka shërbyer as për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe as për të luftuar varfërinë. Ky borxh ka shkuar në interes të grupeve të përzgjedhura të sipërmarrësve, të cilët kanë vazhduar të fitojnë koncesione tepër të dyshimta.  Në këtë drejtim, jemi në një situatë ku vetë mosçelja e negociatave me Bashkimin Europian tashmë për një kohë të gjatë, tregon për krizën, jo thjesht për stanjiacionin.  Është momenti për një ndryshim të fortë dhe të qartë të vendit, që do përcaktojë një rrugë të qartë europiane, dhe kjo arrihet vetëm përmes një ndryshimi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 ilir meta zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet