LIVE UPDATES
Bota

Kriza e refugjatëve në kufi, BE-ja gati të marrë masa ndaj Lukashenkos

12 Nëntor 2021, 07:56 Nga DOSJA
Kriza e refugjatëve në kufi, BE-ja gati të marrë masa ndaj

BRUKSEL – Ashpërsohet situata në kufirin e Polonisë me Bjellorusinë, ku mijëra migrantë presin të hyjnë në BE. Brukseli ndërkohë po përgatit sanksione të reja kundër Bjellorusisë.

Propozimi më i pazakontë për gjendjen në kufirin polak-bjellorus erdhi nga ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov të martën. Pse BE nuk do t’i japë “ndihmë financiare” Bjellorusisë për të penguar refugjatët që të shkojnë drejt kufirit me Poloninë, tha Lavrov. Këtë e ka bërë edhe në marrëveshjen e saj me Turqinë. Eurodeputeti konservator Markus Ferber e komentoi këtë me fjalët, se “Erdogani ishte shpikësi i kësaj strategjie johumane, kurse Lukashenko po përpiqet të bëjë një model “franchise”. Në kufijtë e jashtëm polakë do vendoset tani, nëse këto përpjekje për presion do të bëhen rrugë.”

Polonia forcon angazhimin politik

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki pas vizitës në zonën kufitare të Kuznicës, ku të martën u mbyll kufiri, ai shkroi në twitter. “Sot po vihet në rrezik stabiliteti dhe siguria e të gjithë BE. Ky sulm hibrid nga regjimi i Lukashenkos drejtohet kundër nesh. Ne nuk do të trembemi dhe do të mbrojmë paqen në Europë me partnerët tanë në NATO dhe BE.”

Ministria e Mbrojtjes në Minsk u kundërpërgjigj dhe i quajti akuzat “ta pabazuara dhe të paprovuara” dhe akuzoi Poloninë se po i rrit qëllimisht tensionet. Të mërkurën Minsku fajësoi BE se e ka provokuar krizën e refugjatëve për të vendosur sanksione të reja kundër Minskut. “Kriza e refugjatëve u provokua nga vetë BE dhe shtetet fqinje të Bjellorusisë”, tha ministri i Jashtëm bjellorus Vladimir Makei gjatë vizitës në Moskë të mërkurën.

NATO dënon Lukashenkon

Presidenti polak, Andrzej Duda kërkoi ndërkohë mbështetje tek Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Zëdhënësi i NATO-s, James Appathurai tha në një intervistë për Deutsche Wellen, se NATO është solidare me Poloninë. “Ajo që po ndodh aty është një fushatë e papranueshme nga ana e regjimit të Lukashenkos. Për këtë nuk ka dyshime. Mesazhi i Moskës dhe Minskut për këtë ‘problem humanitar’, se Polonia nuk po vepron në mënyrë humane është më shumë se hipokrit dhe cinik, sepse natyrisht ata e kanë krijuar fillimisht (këtë situatë).”

Sipas diplomatëve ideja e Polonisë është që të angazhohen më shumë anëtarë të aleancës për këtë krizë dhe të ushtrojnë presion ndaj vendeve në Lindjen e Afërt, ndryshe ajo rrezikon të shkallëzohet. Polonia nuk kërkon, sipas diplomatëve, ushtarë të NATO-s në kufi. Më së shumti ajo mund të drejtojë lutjen për një mision ndërkombëtar policie në këtë zonë. Vetë Polonia ka dërguar më shumë se 10.000 ushtarë në zonën e rrethuar për të penguar kalimin e refugjatëve. Sipas të dhënave të Varshavës janë 12.000-15.000 migrantë të grumbulluar në anën bjelloruse. Vëzhgues nga BE bëjnë fjalë për rreth 4000 refugjatë në rajon, shifra është shumë e vështirë të verifikohet.

BE kërkon sanksione të reja

Në verë BE vendosi sanksionet e fundit kundër regjimit të Lukashenkos, pasi një avion civil i Ryanair u detyrua për një ulje të detyruar, ku në bord ishte një kritik i njohur i regjimit. Sanksionet e atëhershme u vendosën kundër anëtarëve të qeverisë, zyrtarëve bjellorusë duke u ndaluar udhëtimet apo duke bllokuar xhirollogaritë e tyre, por u vendosën edhe sanksione ekonomike duke bllokuar eksportet bjelloruse.

Tani BE ka hequr lehtësimet për viza për zyrtarët dhe anëtarët e qeverisë bjelloruse. Përveç kësaj po zhvillohen konsultime për sanksione të tjera kundër personave apo organizatave, që janë të përfshira në kontrabandimin e migrantëve. Si për shembull agjenci udhëtimi, shoqëri fluturimi, si psh shoqëria Belavia, që pas sanksioneve nuk do mund të fluturonte më në BE.

“Unë bëj thirrje për sanksione të zgjeruara edhe sanksione të mundshme ndaj shoqërive të treta të fluturimit”, deklaroi presidentja e KE, Ursula von der Leyen. Sipas një zëdhënësi të Komisionit Europian, BE po shqyrton mundësitë e mbledh faktet duke analizuar psh fluturimet nga Maroku, Siria, Irani, Katari dhe vende të tjera të Lindjes së Afërt e të Mesme për të parë se si kontrabandohen refugjatët në Bjellorusi. Nga ana tjetër penalizimet e shoqërive të fluturimit duhet të kenë bazë të sigurtë ligjore, duhet të provohet, që ato kanë vepruar me qëllim. Të mërkurën ambasadorët e BE u konsultohen për këto masa, dhe vendosën krietere të zgjeruara sanksionesh, të cilat do të vendosen si paketë në takimin e ministrave të Jashtëm të BE të hënën e ardhshme.

Europianët duhet të veprojnë, por si?

Ministri i Brendshëm në detyrë i Gjermanisë, Horst Seehofer është shprehur, se BE duhet të veprojë tani që të ndihmojë Poloninë në sigurimin e kufijve. Por Polonia e ka refuzuar deri tani ofertën e ndihmës së Agjencisë së BE për Mbrojtjen e Kufijve, Frontex, me argumentin se ka policë e ushtarë në mënyrë të mjaftueshme. Kritikët thonë, se Varshava nuk do të vëzhgohet në veprimet e saj në zonën e rrethuar kufitare, sepse ka raportime për kthime të detyruara. Kritika për mospërzierjen e BE për zhvillimet në kufijtë e jashtëm vijnë nga Të Gjelbrit gjermanë, që po negociojnë për qeverinë e re. Zëdhënësja e grupit parlamentar, Katrin Göring-Eckardt tha se duhet t’i thuhet “jo kthimeve jodinjitoze”.

Marrë nga “DW”.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota akeksandër lukashenko bashkimi europian bjellorusia kriza e refugjateve ne poloni polonia sanksionet ndaj bjellorusise akeksandër lukashenko bashkimi europian bjellorusia kriza e refugjateve ne poloni polonia sanksionet ndaj bjellorusise

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën