LIVE UPDATES
Politike

VD-Kriza elektrike në vend, Berisha: Shkak s’është moti, por plaçkitja! U menaxhua keq

20 Prill 2022, 10:38 Nga DOSJA
VD-Kriza elektrike në vend, Berisha: Shkak s’është moti,

TIRANË- Partia Demokratike ka mbledhur sot një tryezë për çështjen e energjetikës, me një grup ekspertësh, ku i pranishëm ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit gjatë fjalës së tij nënvizoi disa nga arsyet që e çojnë vendin drejt krizës energjetike, duke theksuar se shkaku kryesor nuk është lufta në Ukrainë por keqqeverisja. Sipas tij, në kundërshtim me ligjin, hapen digat e kaskadës dhe energjia shitet shumë lirë, krahasuar me çmimin në bursë, ose e kundërta, blihet disa fish më shtrenjtë sesa çmimi në bursë.


FJALA E BERISHËS:

Shqipëria është vendi i vetëm në Europë që ka 3-4 fishuar çmimin e energjisë për bizneset dhe premton të rrisë në mënyrë absurde çmimin e energjisë edhe për konsumatorët. Shqipëria është vendi i vetëm në Europë që takson naftën mbi 1 euro, që prodhon 1 milion ton dhe është një nga 2-3 shtetet që ka çmimet më të larta në Europë. Shqipëria nuk është një ishull, është pjesë e kontinentit. Megjithë këtë, në rrafshin e energjisë dhe prodhimit të saj, Shqipëria është vendi që duhet të ndjente më pak se çdo vend tjetër, ndikimin mbi energjetikën e kontinentit të agresionit rus mbi Ukrainën, mbasi energjia e saj në masën 96-98% është tërësisht ujore. Jo vetëm ujore, por ajo prodhohet me kosto më të ulët se në çdo vend tjetër të kontinentit. Së treti, prodhimi i energjisë në Shqipëri gjatë vitit 2021 është më i larti, rekord historik, është 8.9 miliardë kë/orë. Pra, duke patur parasysh këto faktorë dhe nëse analizojmë qëndrimin në menaxhimin e rezervës ujore të kaskadës, konstaton lehtësisht se shkaku më themelor i krizës energjetikë në Shqipëri nuk është moti, nuk është lufta, por është absolutisht plaçkitja, grabitja, vjedhja në këto sipërmarrje. Shqipëria , nuk besoj të ketë vend tjetër që zbraz digat në kundërshtim me ligjet e saj dhe shet energjinë në emër të liberalizimit të tregut me 42 euro kur ajo në bursë, në të njëjtën ditë, është 130 euro, siç ka ndodhur gjatë verës. Apo blen energji me 300 euro në një kohë kur atë ditë për furnizimin e së cilës është blerë energjia në bursë me 150 euro. Pra, kemi të bëjmë me një rritje çmimesh të diktuara tërësisht nga keqmenaxhimi dhe vjedhja. Unë ju them ju se ai që shiti energjinë me 42 euro, në një kohë kur në bursë kuotohej me 130 euro. Ai këtë energji që bleu apo që shiti me 42, ndau para me blerësin, sepse ai ia shiti dikujt me çmimin e bursës. Pra, kemi të bëjmë me një menaxhim kleptokratik të këtyre sipërmarrjeve publike, të cilat de facto sot janë të falimentuara, sepse borxhi i tyre ka kaluar 1 miliard euro. Por, çfarë qëndron tjetër në themel të kësaj krize? Në themel të kësaj krize është qëndrimi i papërgjegjshëm i kësaj qeverie e cila në 9 vite nuk ka siguruar një burim të vetëm energjie përveç burimeve ujore të kontraktuara më parë. Në një kohë kur potencialet i kishte të jashtëzakonshme. Në një kohë kur kjo qeveri trashëgoi në hidro rreth 170 kontrata për ndërtimin e 432 HEC-ve në mbarë vendin. Unë nuk them të mos ndiqte çuarjen më tej të shfrytëzimit të burimeve ujore, por përparësia e saj absolute duhet të ishte diversifikimi i burimeve energjetike. Rrallë mund të ketë ndonjë vend me potenciale të jashtëzakonshme të Shqipërisë me diversifikim, një vend që renditet i dyti apo i treti në Mesdhe dhe në Europë për ditët me diell. Një vend i cili ka terrenet ujore dhe tokësore më të përshtatshme me panele. Një vend i cili 9 vite, përveç paneleve flotante të Statkraft në liqenin e Banjës nuk ka realizuar asgjë. Ka listuar një listë të parë që është voltaike, por s’ka filluar puna për ndërtimin e asnjërit prej tyre. Ka përjashtuar kompani gjigante të cilat në çdo aspekt, kishin çdo potencial për përmbushjen e kontratës. Dhe ndonëse fituese, Statkrafti në garë fotovoltaike, fituesja e qartë u skontua për faktin e vetëm se Statkrafti zarfe nuk praktikon.

Është një kompani lider në vendin e vet, energji, e cila iu përmbahet rregullave më serioze të transparencës dhe funksionimit. Por Shqipëria ka platformat e erës ndër më të fuqishmet në Europë, ka një atlas erërash kush e di sa vite, i cili dëshmon se Karaburuni është një nga platformat e erës më të fuqishme. Por platformë e fuqishme ere është gryka e Tepelenës, rrafshnalta e Pukës, janë me dhjetëra zona të tjera të cilat u studiuan, por patën një tërheqje sepse u tërhoq Bashkimi Europian në një farë mënyre nga subvencionimi i energjisë gri. Kurse vitet më vonë ato u bënë përsëri aktuale të vlefshme, të dobishme për investime. Ato janë të studiuara, parqe gjigante erërash, të cilat shtrihen nga Puka e deri afër Kukësit. Projekte të studiuara vite dhe vite nga kompani. Unë nuk them se ato kompani do të mund t’i dilnin zot atij projekti, por ato kompani mund t’ia shisnin atë projekt kompanive të tjera.

LAJMI KRYESOR: Kriza energjetike/ Berisha: Shkak keqqeverisja, Bitcoini i vendosur pranë HEC-eve

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit