LIVE UPDATES
Bota

Kriza energjitike/ Kosova mes OPSIONEVE: reduktime të ashpra ose rritje të tarifave

25 Janar 2022, 06:14 Nga DOSJA
Kriza energjitike/ Kosova mes OPSIONEVE: reduktime të ashpra ose rritje

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur dje seancë të jashtëzakonshme lidhur me paralajmërimet për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike. Seanca e së hënës për të gjetur fajtorin e krizës energjetik është thirrur me kërkesë të partive opozitare: Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Nga Fatos Shala

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në seancën e jashtëzakonshme për shtrenjtimin e energjisë, tha se Kosova si shtet nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të prodhuar energji elektrike që konsumohet, sidomos gjatë dimrit dhe çmimit të lartë të importit.

Rizavanolli theksoi se në situatën në të cilën ndodhet Kosova, ekzistojnë vetëm dy opsione, reduktime të ashpra ose rritje të tarifave.

“Që nga viti 2017 kur është hequr bllok tarifa, ne konsumojmë më shumë energji elektrike vit pas viti. Ne si shtet nuk kemi kapacitete të mjaftueshme për të prodhuar energjinë që konsumojmë, sidomos gjatë dimrit ne varemi nga importi. Gjatë muajt dhjetor, janar e deri tani kemi importuar rreth 10 për qind të energjisë. Evropa, tani edhe Kosova po përballen me një krizë të jashtëzakonshme. Varësia jonë nga importi nuk ka qenë problem derisa çmimet kanë qenë 6 deri 9 centë për kWh Sistemi ynë energjetik është pran kolapsit, nga këto dallime në çmimin e blerjes dhe shitjes janë akumuluar rreth 100 milionë euro borxhe në sistem. Ne jemi shteti më i varfër në Evropë, por prodhuesit dhe qytetarët nuk na pyesin për këtë. Këto janë fakte të dhimbshme, por duhet të jemi të sinqertë me veten dhe qytetarët dhe janë dy opsione, reduktime të ashpra ose rritje të tarifave. Pajtohemi të gjithë që reduktimet janë opsioni më i keq për qytetarët dhe ekonominë e vendit”.

Ajo më tej theksoi se Qeveria nuk e ka mundësinë për të refuzuar kërkesën apo propozimin e një institucioni të pavarur siç është Zyra e Rregullatorit të Energjisë, derisa shtoi se shteti ynë nuk është i vetmi në këtë krizë.

“Çfarë mund të bëjmë ne, është ajo që e kemi bërë tani në mënyrë pro aktive. Kemi zotuar subvencion, i cili e zbutë ndikimin tek të gjithë konsumatorët dhe te bizneset… Në këtë krizë nuk jemi të vetmit, çmimet në vendet e rajonit janë rritë rreth 10 për qind pavarësisht faktit që kanë ndarë qindra miliona euro, e mbi 40 për qind pritet të rriten në pranverë në Britani e Turqi”.

Rizvanolli më tej tha se Qeveria nuk e ka mundësinë për të refuzuar kërkesën apo propozimin e një institucioni të pavarur siç është ZRRE-ja.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se në një situatë të tillë energjetike nuk ka zgjidhje të lehtë, pasi që kriza është e rëndë. Ai deklaroi se duhet zgjedhur mes reduktimeve, subvencionimit të energjisë nga shteti dhe shtrenjtimit të faturës së konsumatorëve. Sipas tij, zgjidhja duhet gjetur në mes të këtyre dy të fundit.

“Nga dita e djeshme nga ajo që mund të shohim është që piku nuk po bie. Ka qenë 1380 kw/h, por edhe konsumi është shumë i lartë. Edhe ngarkesa bazë është rritur, para një jave ka qenë 700kW/h, mbrëmë ka qenë 908kW/h. Piku s’po bie, lajm i mirë është rikthimi i bllokut B2. Importi ka rënë përgjysmë. Nuk ka zgjidhje të lehtë, s’ka as zgjidhje optimale sepse kriza është e rëndë”, deklaroi ai.

“Qytetarët kanë fantazi, mund të fantazojmë edhe unë edhe ju por s’është e mundshme as subvencionimi, as shtrenjtimi i faturës e as reduktimet. Është e domosdoshme të kuptohet se s’ka zgjidhje ideale”, shtoi tutje.

Kurti deklaroi se në katër vjetet e fundit, Kosova kurrë s’ka pasur më shumë qytetarë që nuk e dinë se sa paguajnë për energjinë elektrike.

“Në dhjetor të vitit 2021, ka pasur rritje të çmimit të gazit natyror prej 180kW/orë, krahasuar me fillimin e vitit 2021. Ka ndodhur një rritje e çmimit global të gazit për shkak të kërkesës për gaz. Edhe Kosova është ndikuar nga rritja e çmimeve në Evropë.”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të tregojë nëse qytetarët e Kosovës mund ta përballojnë propozimin e ZRRE-së në lidhje me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Abdixhiku i ka replikuar Kurtit, duke i thënë se është duke bërë gabim që po e barazon konsumin e energjisë me të ardhura.

Sipas tij, nuk duhet t’i bijë barra gjithkujt që shpenzon mbi 600 kWh që të paguajë me çmim të shtrenjtuar.

“Tani kemi një propozim të ZRRE-së dhe kjo po besoj se është tema. Pra çka mendon për propozimin që e kemi tani, a mund ta përballojnë qytetarët e Kosovës këtë propozim. Gabimin e parë që e bën është se konsumin e energjisë e barazon me të ardhura. Nuk je këtu për të folur për të ardhurat e qytetarëve. Nuk është domosdo fakti që ai që shpenzon më shumë është më i pasur. Gabim e ke këtë kryeministër. Njerëzit e pasur sot kanë pajisje eficiente që shpenzojnë më pak, jo domosdo të pasurit shpenzojnë më shumë, përkundrazi një termo e një fukaraje shpenzon shumë më shumë se një pajisje që ngrohë një shtëpi 500 metërshe, çka janë këto premisa kështu? Unë fola për tri alternativa, fola për formulën e pagesës dhe shpërndarjes a është e drejtë që barra t’i bijë gjithkujt që shpenzon më shumë se 600 kWh?”, ka pyetur Abdixhiku.

Pas tij, fjalën e mori Kurti, i cili tha se nuk mund të marrë vendim kundër raportit të ZRRE-së, kur kjo zyrë ekziston, përndryshe sipas tij do të quhej diktator.

“Stafi profesional i ZRRE-së nuk ka rekomanduar heqjen e tarifave, ajo çka duhet ta kuptoni është se në kundërshtim me Komisionin Parlamentar të asaj kohe ka qenë rekomandimi i stafit profesional. Në anën tjetër unë e kuptoj që është një barrë e madhe financiare edhe për shtetin edhe për qytetarët. Bashkërisht duhet ta diskutojmë si të dalim nga kriza, por unë nuk mund ta marr këtë vendim kur ka ZRRE. Nëse kërkon prej meje ta marr këtë vendim është të më kërkosh të bëhem diktator”, tha ai.

Kurti më tej tha se raporti i ZRRE-së i nënshtrohet diskutimit publik, do të marrë komentet sikurse të deputetëve edhe të Qeverisë e të ministrave të linjës.

“Prandaj ekziston ZRRE-ja përndryshe pse duhet të ekzistojë ZRRE-ja nëse unë do ta marr vendimin? Nuk mundemi t’iu sipërvendosemi atyre”.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, deklaroi se për 20 vjet, qytetarët e Kosovës e kanë paguar energjinë elektrike më së liri në rajon e Evropë, ndërsa sipas tij, me qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, do ta paguajnë më së shtrenjti.

Ai deklaroi se kjo seancë s’është ftuar për analiza se kush e ka shkaktuar krizën, por për krizën e krijuar nga Qeveria, që sipas deputetit, zgjidhja s’duhet të bëhet në kurriz të qytetarëve.

“As atëherë e as sot zgjidhjen s’duhet ta bëni në kurriz të qytetarëve. Ne s’kemi mundur të paralajmërojmë më para, por nga gushti kur na ka trokitur në derë. Në janar, kryeministri i njofton qytetarët se nga shkurti kanë për ta paguar rrymën 100 për qind më shtrenjtë. Tash a duhet të futen në kredi qytetarët për të përballur koston e energjisë. Me qeverisjen tënde qytetarët do ta paguajnë energjinë elektrike më së shtrenjti në Evropë”, deklaroi Tahiri.

Në Kosovë është paralajmëruar rritja e çmimit të rrymës, pasi, siç ka thënë Qeveria, vendi po blen rrymë me çmime të larta dhe nuk po mund të plotësojë kërkesën me prodhimin e rrymës në termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka propozuar rritje të çmimeve të energjisë për amvisëritë për 9 për qind. Qeveria ka thënë se ka ndarë 75 milionë euro që të subvencionojë një pjesë të faturave të energjisë.

Në propozimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës, konsumatorët janë ndarë në pesë kategori: A, B, C, D, E.

Nëse jeni në kategorinë A, pra nëse gjatë një muaji shpenzoni 300 kilovatë orë energji elektrike, atëherë çmimi aktual i faturës suaj është 18.87 euro. ZRRE-ja ka propozuar që kjo faturë të rritet në 20.40 euro. Por, me subvencionim nga Qeveria, fatura juaj do të mbetet e njëjtë: 18.87 euro.

Nëse jeni në kategorinë B, apo gjatë një muaji shpenzoni 450 kilovatë, atëherë çmimi aktual i faturës suaj është 27.37 euro. ZRRE-ja ka propozuar që kjo faturë të rritet në 29.66 euro. Por, me subvencionim nga Qeveria, fatura juaj do të mbetet e njëjtë: 27.37 euro.

Nëse jeni në kategorinë C, që do të thotë se për një muaj shpenzoni 600 kilovatë, atëherë çmimi aktual i faturës suaj është 35.86 euro. ZRRE-ja ka propozuar që kjo faturë të rritet në 38.92 euro. Por, me subvencionim nga Qeveria, fatura juaj mbetet e njëjtë: 35.86 euro.

Nëse jeni në kategorinë D, pra nëse gjatë muajit shpenzoni 800 kilovatë, atëherë çmimi aktual i faturës suaj është 47.19 euro. ZRRE-ja ka propozuar që kjo faturë të rritet në 74.17 euro. Por, me subvencionim nga Qeveria, fatura juaj do të jetë: 59.50 euro.

Nëse jeni në kategorinë E, që do të thotë se gjatë muajit shpenzoni 1000 kilovatë, atëherë çmimi aktual i faturës suaj është 58.52 euro. ZRRE-ja ka propozuar që kjo faturë të rritet në 109.42 euro. Por, me subvencionim nga Qeveria, fatura juaj do të jetë: 83.14 euro./MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora kosove kriza energjitike ne kosove kosove kriza energjitike ne kosove

Sondazh

Poll
Bota 24 Janar 2022, 20:15

Shkrimi/ El Salvadori spekulon miliona me Bitcoin

EL SALVADORI- Presidenti Nayib Bukele dëshiron që El Salvadori i varfër të bëhet një komb bitcoin. Për muaj të tërë, ai bleu monedha dixhitale me vlerë miliona ...

Bota 24 Janar 2022, 19:43

Siri- Mes vdekjes, mjerimit dhe persekutimit

SIRI– Ndërsa Ministri i Jashtëm i BE-së dhe Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut diskutojnë situatën në Siri, sulmet e reja të Shtetit Islamik po tr...

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri