LIVE UPDATES
Bota

Kriza në veri të Kosovës/ Serbia mes Rusisë dhe Perëndimit

30 Shtator 2021, 06:28 Nga DOSJA
Kriza në veri të Kosovës/ Serbia mes Rusisë dhe

Tensionet në vendkalimet kufitare (vendkalime administrative, siç i quan pala serbe) Jarinje dhe Bërnjak po vazhdojnë për më shumë se dhjetë ditë me radhë. Ndërkohë po vazhdon edhe një aktivitet i shtuar diplomatik në trekëndëshin Beograd-Prishtinë-bashkësia ndërkombëtare për të qetësuar gjendjen. Kosova po përpiqet ta paraqesë krizën e fundit si një çështje teknike që lidhet me reciprocitetin rreth targave. Ndërsa në Beograd thuhet se dërgimi i njësisë speciale Rosu në veri paraqet provokim dhe rrezik për serbët e atjeshëm. Ndërkohë edhe Beogradi ka dërguar ​njësitë e veta ushtarake, automjete të blinduara dhe helikopterë në afërsi të pikëkalimeve. Ka pasur madje edhe fluturime të avionëve në afërsi të vijës kufitare. Në veri është rritur edhe prania e KFOR-it. E shqetësim për situatën në veri ka shprehur edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, e cila vizitoi (29.09) Kosovën dhe Serbinë.

Lëvizjet e trupave po shoqërohen me retorikën e ashpër të Beogradit zyrtar, e kjo retorikë mund të interpretohet pjesërisht edhe si mburrje boshe e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili i ka vënë ultimatum NATO-s, “se nëse fillon pogromi në Kosovë dhe Metohi dhe nëse NATO nuk reagon, ne do të regaojmë brenda 24 orësh”. Vuçiq thotë se në një takim me ambasadorët perëndimorë, ai “ka kritikuar ashpër një ambasador të një vendi shumë të fuqishëm perëndimor”, për të cilin thotë se e ka pyetur “a është njeri normal dhe a doni të vendosni ju se ku i vendosim ne njësitë tona në territorin e Serbisë qendrore?”

Njësi speciale të policisë së Kosovës

Por ka pasur edhe disa gjëra të pazakonshme diplomatike, për të cilat nuk ka pasur asnjë shpjegim zyrtar. Presidenti i Serbisë ka takuar ambasadorët e Quintit. Por e ka anuluar takimin me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës. Më pas u njoftua nga zyra e tij se “takimi është shtyrë për shkaqe shëndetësore dhe se presidenti i Serbisë do të takohej paradite me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës”.

Forcimi i sovranitetit

Edhe në këtë rast u dëshmua se për situatën kemi një përgjegjësi të trefishtë, thotë analisti i politikës së jashtme, Boshko Jakshiq, në një deklaratë për Deutsche Welle-n. Ai shton se “edhe këtu kemi të bëjmë me një përpjekje për të forcuar sovranitetin e Kosovës, përmes futjes së reciprocitetit me targat”.

“Brukseli mban përgjegjësinë, sepse nuk ka bërë më shumë për të siguruar lirinë e lëvizjes. Tani po shohim se edhe problemi më i vogël i pazgjidhur ka një potencial të madh për konflikt, kur mbetet në duart e politikanëve të hidhëruar në Beograd dhe Prishtinë”, thotë Jakshiq. Ai “ka frikë se askush nuk do të marrë mësime nga kjo, sepse udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës po i përdorin këto gjëra për të promovuar guximin e tyre personal dhe për të krijuar imazhin e ‘shpëtimtarit’ të popujve të tyre, në veçanti tani kur Kurtin dhe Vuçiqin i presin zgjedhjet”.

Loja e dakorduar

Sikur edhe në disa situata të tjera, edhe tani në Serbi spekulohet, se “kjo është një lojë për të cilën kanë rënë dakord të dy palët”. Por Aleksandar Popov, drejtor i Qendrës për Rajonalizmin, thotë për DW, se “kjo nuk e zvogëlon rrezikun nga mundësia e përshkallëzimit të gjendjes”.

“Sado që Beogradi dhe Prishtina, por edhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, mendojnë se po i mbajnë gjërat nën kontroll, vetëm një incident i vogël është i mjaftueshëm për të hyrë në konflikte serioze”, thotë Popov.

Ushtarë serbë në Rudnicë

Por Popov shton se “me kriza të tilla bashkësia ndërkombëtare gjithmonë zgjidh ndonjë çështje, për të cilën ajo beson se është me rëndësi, dhe atë në dëm të Serbisë. E gjërat kështu po afrohen drejt rrumbullakosjes së shtetësisë së Kosovës. Në fund mund të ketë ndonjë dokument të përgatitur prej tyre, i cili duhet të nënshkruhet”, pohon drejtori i Qendrës për Rajonalizmin.

Si të shpallet fitorja?

Serbia ka dërguar në këtë zonë edhe avionë Mig dhe automjete të blinduara. Por Jakshiq vëren se “Serbia ishte shumë e kujdesshme që të mos shkelë dispozitat e Marrëveshjes së Kumanovës”. Prandaj, ai i sheh deklaratat e presidentit të Serbisë, “si një akt retorik me synim që situata të mos përshkallëzojë më shumë”. “Beogradi dhe Prishtina dërguan mesazhet që donin, e tani pyetja e vetme teknike është, se si të dyja palët do dalin fitues nga kjo situatë dhe të ruajnë fytyrën.”

Serbia dhe vëllai i saj i madh

Kriza aktuale nuk mund të kalonte pa përzierjen e faktorit rus. Pala shqiptare e shfrytëzoi këtë mundësi për të paralajmëruar nga “ndikimi malinj i Rusisë në rajon”. Ndërsa nga Beogradi ka pasur sinjale konfuze. Si një dëshmi e politikës skizofrene të jashtme të Serbisë konsiderohet edhe deklarata e Dragan Shormaz, anëtar i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) dhe shef i delegacionit serb në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, i cili beson se “Rusia po destabilizon të gjithë rajonin”.

“Rusia nuk mund të bëjë asgjë. Kina nuk mund të bëjë asgjë, BE-ja nuk mund të bëjë asgjë dhe kjo po shihet nga dita në ditë. Rasti ynë me krahinën tonë të Kosovës dhe Metohisë nuk mund të zgjidhet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Shteti i vetëm që mund të sjellë rregull në Prishtinë dhe Beograd, pavarësisht nëse i pëlqen dikujt apo jo, është SHBA”, tha Shormaz.

Avionë Mig serbë

Ky ishte edhe komenti i tij pas paraqitjes së përbashkët të ministrit të Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq me ambasadorin rus në Serbi Alexander Bocan Kharçenko, si dhe të dërguarin rus për mbrojtjen, gjeneral-majorin Alexander Zinçenko, tek një njësi të forcave serbe, në bazën ushtarake “Rudnica”.

“Parada e ministrit të Mbrojtjes së Serbisë me ambasadorin dhe gjeneralin rus më duket si një situatë kur ke problem me dikë, dhe pastaj e sjell vëllanë tënd të madh për të treguar se është dikush që të mbron”, thotë Aleksandar Popov. “Unë mendoj se ajo kishte një karakter pak si karikaturë dhe se kjo më shumë e dëmton sesa e ndihmon Serbinë”, pohon Popov.

Ndërsa Boshko Jakshiq mendon se edhe kjo dëshmon se tek autoritetet në Serbi kemi një rrymë pro-ruse dhe një tjetër pro-perëndimore, por ai paralajmëron se “rryma pro-ruse është në pozicione të rëndësishme”.

“Kur ministri i Mbrojtjes merr ambasadorin rus me vete – e unë jam i bindur që ai e mori ekstra me vete – atëherë kjo nuk është e njëjta gjë sikur kur flet diçka Dragan Shormaz. Unë mendoj se kjo lëvizje nuk ishte e balancuar sa duhet, ishte pa ndonjë takt diplomatik, ishte dritëshkurtër. Kjo vetëm Rusisë i ndihmon që të paraqitet si mbrojtëse e madhe e interesave të Serbisë në Kosovë. Këtë e kanë regjistruar edhe në kryeqytetet perëndimore, të cilat së shpejti do të kërkojnë që Serbia të paguajë faturën”, konstaton Boshko Jakshiq./DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ceshtja kosove serbi rusia ceshtja kosove serbi rusia

Sondazh

Poll
Bota 29 Shtator 2021, 16:52

KOSOVË – Kosova dhe Serbia kanë dalë pa marrëveshje nga bisedimet e zhvilluara ditën e sotme në Bruksel, pas situatës së tensionuar mes dy vendeve. M...

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci