Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje nga jeta e Klevis Allës, të riut që u ‘zbërthye’ para grupit hetimor, pasi ka treguar detaje për ekzekutimin e dy vëllezërve në Durrës, Viktor dhe Besmir Haxhisë. I riu, fotoja e të cilit u publikua edhe më parë, është një prej të dyshuarve kryesorë për vrasjen e dy vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia në Durrës, dhe bashkëpunoi me Policinë duke zbuluar edhe grupin ku bënte pjesë.
Ndryshe nga bashkëpunëtori i tij, 33-vjeçari Altin Doçi, Alla vetëm 22-vjec nuk ka pasur precedentë të mëparshëm.
Nisur nga profili i tij në Facebook, Alla, një persona pa precedentë të mëparshëm penalë, dhe bazuar nga postimet, ishte një djalë i dhënë pas pushimeve në det, krudove, birrave dhe pokerit.
Në shumë postime, shihet që Alla u dedikohet bizhozit, ndërkohë që nuk ngurron të reklamojë luksin në rrjetet sociale, me anë të makinave luksoze dhe darkave me verë e peshk në bregdet.
Madje në shumë nga postimet, ai mburret për origjinën shqiptare, teksa shkruan se në Shqipëri janë ‘BOSS’-at e vërtetë.
“Shqiptarët nuk thonë se këtu ka ‘BOSS’-a, por që janë ‘BOSS’-at e vërtetë,”- shkruhet në foton e një prej postimeve.
Në një tjetër video shihen rreshtat e mjeteve me flamurë kuqezi që valëviten në ajër, në një atmosferë festive.
Por nga ana tjetër, i riu tregon që është edhe një besimtar i devotshëm. Në disa postime ai shihet edhe në Kishën e Laçit.
Klevis Alla deklaroi se me Viktor Haxhinë nuk kanë pasur konflikte, por e kanë vrarë për të mos lënë dëshmitar. Ndërsa, Besmir Haxhia është ekzekutuar, pasi ishin konfliktuar për modifikimin e një makine të vjedhur.
“Ne jemi një grup që merremi me vjedhje makinash dhe i dërgonim për t’i modifikuar tek servisi i Dorjan Shkozës dhe vëllezërve Haxhia. Me Besmirin jemi prishur për një konflikt që patëm për një makinë. Besmiri nuk na i dha paratë e një makine siç kishim rënë dakord. I kërkuam paratë por Besmiri nuk na i dha. Me Viktorin nuk kemi patur probleme, por qëlluam për të mos lënë dëshmitarë”, ka deklaruar Klevis Alla para policisë.
Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Altin Ndocin dhe 22-vjeçarin Alla, të cilët akuzohen për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia (Besmirit dhe Viktorit) dhe për ekzekutimet e Anxhelo Avdisë e Dorian Shkozës. 22-vjeçari ka pranuar autorësinë e të dy vrasjeve, duke rrëfyer edhe emrat e tjerë të grupit prej 4 anëtarë, përfshi këtu edhe Altin Ndocin. Sipas tij, Besmir dhe Viktor Haxhia ishin të përfshirë në trafikun e drogës, brenda dhe jashtë vendit. Të dy vëllezërit bashkëpunonin me Dorian Shkozën dhe Anxhelo Avdinë, dy viktimat e para të grupit. Prishja e një pazari mes të dy palëve ka sjellë edhe ekzekutimin fillimisht të Avdisë dhe Shkozës e më pas të të dy vëllezërve.
I riu ka pranuar se në vrasjen e parë dhe të dytë, nuk kanë qenë vetëm dy persona, por edhe një i tretë. Kjo mbështetet edhe nga kallashnikovët që policia gjeti në vendin e ngjarjes që ishin 3, të hedhur në një kanal në Nishtullë.
Dy vëllezërit Haxhia u ekzekutuan brenda makinës së tyre “Voklsëagen”, me 55 plumba. Besmir dhe Viktor Haxhia u vranë tek parku i tregut të makinave në Durrësit, aty ku kishin edhe një biznes të tyre. Ndërsa disa javë para tyre, pranë të njëjtit vend, Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza, të cilët ishin duke ecur në këmbë u qëlluan nga një makinë në ecje.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Anëtari i Gjykatës së Lartë, njëherësh dhe kreui Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani ka reaguar pas kërkesës së Presidentit për mbar...
TIRANË- Pas përjashtimit nga radhët e policisë së Shtetit të punonjësit të Policisë M.K., i cili ishte protagonist i video-skandalit të publikuar nga Dosja...
TIRANË- Policia e Tiranës kanë arrestuar sot një 17-vjeçar, të cilit i është gjetur një sasi lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa. Në një nj...
TIRANË– Bledar Muça është liruar ende pa u bërë 24 orë nga Policia e Elbasanit, pasi përplasi me makinë efektivin e burgut të Peqinit, Hekuran Pisha...
Çifti Fatmir e Valbona Hyka që rrëfyen historinë e mundimshme të dashurisë së tyre, e cila trumfoi me ardhjen e tyre në Itali, treguan për emisionin “Me ...
Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” në News 24 një histori sa e dhimbshme aq edhe e bukur u tregua për publikun.Po çfarë ndodhi atë ditë dhe si u ...
TIRANË– Zbardhet emri i shtetasit nga Kosova, i cili është shpallur në kërkim për laboratorin e drogës të ndërtuar në fshatin Mbrostar të Fierit. Mësohet s...
Ndodh edhe kështu. Një burrë që u braktis nga bashkëshortja, pasi e ka pritur me orë të tëra, ka vrapuar në polici dhe ka kërkuar ndihmë që t’ia gjejnë njeriun ...
Tiranë- Një sherr ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë mes një efektivi policie dhe një banori, i cili ishte duke zbrazur shtëpinë. Policia ka shkuar në banesën e...
TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar nga Dosja.al mbrëmjen e djeshme. Me anë të një njoftimi zyrtar, është bërë me dije se pun...