LIVE UPDATES
Politike

Kryemadhi takim me banorët në Kombinat, kujton vitin 2001 kur u zgjodh deputete e PS-së në këtë zonë: Ne sollëm ndryshim

11 Prill 2021, 11:09 Nga DOSJA
Kryemadhi takim me banorët në Kombinat, kujton vitin 2001 kur u zgjodh

KOMBINAT– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me banorë të Kombinatit, ku  ngriti shqetësimin për shembjen e pallateve në këtë zone.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi akuzoi për këtë çështje Bashkinë e Tiranës, teksa u shpreh se ndërtimet në kryeqytet janë absurditet.

Mes të tjerash ajo tha se ajo beson tek të rinjtë, duke shtuar se ëndrrat e tyre janë të patjetërsueshme. Kryemadhi ka kujtuar edhe vitin kur u zgjodh si deputete e PS-së.

Fjala e plotë:

Kujtoj kohën, vitin 2001 kur kombinatasit me votuan mua si deputet të PS-së. Ai moment kur Kombinati, Misto Mame, Qyteti i Nxënësve, unaza e re, i dhanë Monika Kryemadhit 71% të votave si deputet në mazhoritar. Që të vije në Kombinat, duheshe mbi 1 orë e gjysëm sepse nuk kishte rrugë. Kombinatasit bllokonin rrugën se nuk kishte ujë, nuk kishte çerdhe. Këtu pas nesh ishte kanali i famshëm i Sharrës, që përmbyste Kombinatin sa herë binte shi. Dritat mungonin në Kombinat, në Fushë Misto Mame, në Unazë të re, sepse sa herë binte shi, shtyllat e tensionit apo kabinat elektrike fikeshin. Çdo ditë në kombinat para 30 vitesh ishte hall sepse nuk kishin as ujë, as drita, as rrugë dhe asgjë tjetër, vetëm baltë dhe vështirësi. Së bashku me socialistët e asaj kohe, ne bëmë që brenda 1 viti jo vetëm të mbyllet kanali i Sharrës, jo vetëm të bëhej rruga, të mbillnim blirët buzë rrugë, të bënim poliklinikën me Bankën Botërore, jo vetëm të bënim të gjithë infrastrukturën me Cooperazione Italiane në atë kohë. Të gjithë ju e mbani mend fabrikën që donin ta privatizonin për 500 mijë lekë të vjetra dhe ne ndërhymë dhe e bëmë shkollë, që është sot në atë zonën e Misto Mames. E pra të gjitha këto u bënë me një vullnet politik, me dëshirën e banorëve, të deputetit dhe të gjithëve bashkarisht për të ju shërbyer qytetarëve. Shtëpitë do i ndërtoni aty ku i kishit, prokuroria të hetojë lëvizjet e Bashkisë së Tiranës dhe parave nëpërmjet bankave.

Sot në Kombinat si para 21 vjetëve na u desh përsëri me zotin Vasili 1 orë e 20 minuta për të ardhur nga zyrat e LSI deri në kombinat, për shkak të trafikut, bllokimit të rrugëve, absurditetit që po ndodh çdo ditë e më shumë për shkak të ndërtimeve në Tiranë. Sot nga ky vendi ku jam unë shikoj godina të shembura, të rrënuara. Të kthesh kokën do të shikosh fasadën e dëmtuar që Edi Rama i ka bërë Kombinatit. Ajo që unë dua të theksoj dhe them, dhe që tha edhe Floida, sepse unë besoj tek të rinjtë dhe të rejat, sepse dëshirat dhe ëndërrat e tyre, janë të patjetërsueshme. Çdo kush do jepte jetën për të realizuar ëndërrat e fëmijëve të tij dhe prandaj unë besoj tek të rinjtë, besoj të forca që Floida ka për ta çuar deri në fund betejën për shtëpitë e kombinatësve, që bashkia e Tiranës me Edi Ramën në krye duan të shembin. Pallatet që kombinatësit i kanë ndërtuar me gjakun e tyre, të prindërve të tyre, siç ndërtuan Kombinatin, tashmë Edi Rama kërkon t’i largojë nga shtëpitë e tyre, pronat e tyre për të ju dhanë oligarkëve për të ndërtuar kullat dhe për të kthyer truallin e kombinatësve në lulishte. Betejën e parë qytetarët e kombinatit e fituan. Fituan në Gjykatën Administrative për vendimet e parregullta që Bashkia e Tiranës ka marrë për tjetërsimin e pronave të kombinatësve. Ky është vetëm fillimi. Ne do ta çojmë deri në fund për të mbajtur jo veç fjalën që ju kemi dhënë, por sepse kjo është më njerëzorja, e ndershmja që secili nga ne ka. Nëse ne nuk respektojmë pronën e tjetrit si mund të respektojmë të drejtat e njeriut, të shkollës, të shëndetit, të fjalës. E pra, kombinatasit që kanë shtëpitë aty do ti rindërtojnë prap me paratë e buxhetit të shtetit dhe jo paratë e tyre.

Sepse sot jo vetëm Bashkia e Tiranës por edhe çdo institucion tjetër duhet të jetë shumë i kujdesshëm, dhe i bëj thirrje Prokurorisë të hetojë për lëvizjen e parave që bëhet nëpërmjet bankave të nivelit të dytë nëpër qytetarë të tjerë, të cilët kërkojnë t’ju tjetërsojnë pronën apo votën.”, tha Kryemadhi.

Me tej ajo shtoi se: “Dhe ajo që dua të theksoj është që Kombinati është një njësi administrative, që për hir të së vërtetës është një nga mini qytetet që ka emocionin, forcën, kurajën, dëshirën për punë. Është nga ato mini qytete, që kanë nxjerrë intelektualë, ekonomistë, shumë njerëz që i kanë dhënë shoqërisë shqiptare. Dhe jam e bindur që do vazhdojë. Pse? Sepse Kombinati është një strukturë e majtë. Kombinati është i majtë se është i punëtorëve, sepse është i shtresës së mesme, është e familjeve të varfra, është e njerëzve që e duan vendin e tyre, është e njerëzve që janë të lidhur me luftën nacional çlirimtare, është e njerëzve që besojnë tek vlerat e solidaritetit dhe ti japin dorën njëri – tjetrit. E pra Kombinati është komplet tjetër nga ajo çfarë kërkon ta shesë rilindja e Edi Ramës.

Ne në Kombinat kemi themeluar LSI-në. Unë kam qenë në 2005-n kandidate e LSI-së dhe ajo që dua të them është që rezultati ka qenë i jashtëzakonshëm dhe jam e bindur që përsëri në Kombinat do të ketë rezultat të jashtëzakonshëm, por jo në përqindje, do të jetë forcë e parë, forcë e paparë, sepse Kombinati ka atë energjinë pozitive, ka të rinjtë dhe të rejat, ka forcën e e të rinjve dhe të rejave, forcën e të ardhmes.

Sot në fakt do doja t’ju thosha shumë gjëra, por janë kaq shumë për të folur për Kombinatin, për të folur për ‘Misto Mamen’ që nuk është më me dy qendra votimi, por është bërë me 16 të tilla. Për të folur për Unazën e Re që sot i është ndërruar emri dhe i është vënë ‘Astiri’, e cila ishte me tre qendra votimi dhe sot është me 16. Për të folur për qytetin e nxënësit, që vazhdon akoma të jetë në mungesën e infrastrukturës, të dritave, të ujit dhe përsëri edhe pse është mu në mes të Tiranës, i detyrojnë qytetarët të zvarriten. Për të mos vazhduar më pas me problematikat e legalizimeve apo edhe tek problematika të tjera që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të qytetarëve.

Problemet janë pa fund, por ne angazhohemi që do ti çojmë deri në fund çdo angazhim tonin, çdo premtim tonin, sepse ne jemi partia e fjalës së mbajtur, ne jemi nga ata që e mbajmë fjalën dhe i çojmë gjërat deri në fund. Ne mbajmë fjalën për të krijuar mundësi jo vetëm për të punësuar të rinjtë, por edhe për të pasur një punë të mirë paguar, për të pasur një shëndet të mire për njerëzit, por shëndeti tek njerëzit nuk vjen duke paguar faturat e kripura të ilaçeve, por duke u dhënë mundësinë për ti kuruar, për ti ndihmuar dhe për ti ofruar të njëjtin standard të gjithëve. Ne jemi nga ata që jo vetëm mbajmë fjalën por nuk kemi dy standarde, sepse për ne të gjithë janë njëlloj, pavarësisht bindjeve të tyre politike. Dhe ajo që dua të theksoj është që Kombinati është një njësi administrative, që për hir të së vërtetës është një nga mini qytetet që ka emocionin, forcën, kurajën, dëshirën për punë. Është nga ato mini qytete, që kanë nxjerrë intelektualë, ekonomistë, shumë njerëz që i kanë dhënë shoqërisë shqiptare. Dhe jam e bindur që do vazhdojë. Pse? Sepse Kombinati është një strukturë e majtë. Kombinati është i majtë se është i punëtorëve, sepse është i shtresës së mesme, është e familjeve të varfra, është e njerëzve që e duan vendin e tyre, është e njerëzve që janë të lidhur me luftën nacional çlirimtare, është e njerëzve që besojnë tek vlerat e solidaritetit dhe ti japin dorën njëri – tjetrit. E pra Kombinati është komplet tjetër nga ajo çfarë kërkon ta shesë rilindja e Edi Ramës.

Ne në Kombinat kemi themeluar LSI-në. Unë kam qenë në 2005-n kandidate e LSI-së dhe ajo që dua të them është që rezultati ka qenë i jashtëzakonshëm dhe jam e bindur që përsëri në Kombinat do të ketë rezultat të jashtëzakonshëm, por jo në përqindje, do të jetë forcë e parë, forcë e paparë, sepse Kombinati ka atë energjinë pozitive, ka të rinjtë dhe të rejat, ka forcën e e të rinjve dhe të rejave, forcën e të ardhmes.

Sot në fakt do doja t’ju thosha shumë gjëra, por janë kaq shumë për të folur për Kombinatin, për të folur për ‘Misto Mamen’ që nuk është më me dy qendra votimi, por është bërë me 16 të tilla. Për të folur për Unazën e Re që sot i është ndërruar emri dhe i është vënë ‘Astiri’, e cila ishte me tre qendra votimi dhe sot është me 16. Për të folur për qytetin e nxënësit, që vazhdon akoma të jetë në mungesën e infrastrukturës, të dritave, të ujit dhe përsëri edhe pse është mu në mes të Tiranës, i detyrojnë qytetarët të zvarriten. Për të mos vazhduar më pas me problematikat e legalizimeve apo edhe tek problematika të tjera që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të qytetarëve.

Problemet janë pa fund, por ne angazhohemi që do ti çojmë deri në fund çdo angazhim tonin, çdo premtim tonin, sepse ne jemi partia e fjalës së mbajtur, ne jemi nga ata që e mbajmë fjalën dhe i çojmë gjërat deri në fund. Ne mbajmë fjalën për të krijuar mundësi jo vetëm për të punësuar të rinjtë, por edhe për të pasur një punë të mirë paguar, për të pasur një shëndet të mire për njerëzit, por shëndeti tek njerëzit nuk vjen duke paguar faturat e kripura të ilaçeve, por duke u dhënë mundësinë për ti kuruar, për ti ndihmuar dhe për ti ofruar të njëjtin standard të gjithëve. Ne jemi nga ata që jo vetëm mbajmë fjalën por nuk kemi dy standarde, sepse për ne të gjithë janë njëlloj, pavarësisht bindjeve të tyre politike”.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike monika kryemadhi ne kombinat zgjedhjet 25 prill 2021 monika kryemadhi ne kombinat zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll
Politike 10 Prill 2021, 21:12

TIRANË- Aktivistë nga Vetëvendosja kanë mbërritur sot në Shqipëri së bashku me Ministrin Liburn Aliu për të filluar fushatën elektorale të kandidatëve për ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet