LIVE UPDATES
Bota

Kthesë në politikën e jashtme të Turqisë

23 Janar 2021, 11:16 Nga DOSJA

TURQI– “Një sinjal i mirë për stabilitetin në të gjithë rajonin”: Kështu e vlerësoi ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas rezultatin e takimit me homologun turk, Mevlüt Cavusoglu në Ankara. Edhe Cavusoglu u tregua i kënaqur. Bisedimet u zhvilluan në një “atmosferë positive”, tha ai. Në qendër të bisedimeve ishte konflikti për rezervat e gazit në Mesdheun lindor. Që nga zbulimi i tyre në Detin Mesdhe Turqia dhe anëtaret e BE, Greqia dhe Qiproja grinden, të dyja palët ngrenë pretendimin për zonat detare. Vitin e kaluar konflikti për pak u shkallëzua në konflikt ushtarak.

Tek zhvillimi i fundit, krahas gjendjes së vështirë të ekonomisë turke, duhet të ketë çuar edhe ndryshimi i pushtetit në Uashington, është e mendimit, Hürcan Aslı Aksoy, zëvendësdrejtuese e Qendrës për Studimet e Aplikuara Turke, CATS në Fondacionin Gjerman, Shkenca dhe Politika. „Administrata e ardhshme e Bidenit do të punojë më fort me BE, dhe Erdogan dëshiron në këtë afrim që të jetë në anën e duhur”, thotë ajo për DW.

Türkei Heiko Maas und Mevlut CavusogluHeiko Maas dhe Mevlut Cavusoglu

“Turqia ka nevojë sërish për aleatë”

Mund të jetë ky mendim që e ka bërë qeverinë në Ankara të rishikojë politikën e saj në Lindjen e Afërt. Turqia është në masë të madhe e izoluar në Lindjen e Afërt, thotë Aksoy, duke iu referuar kështu konflikteve në Mesdheun lindor, Kaukazin jugor, Sirinë dhe Libinë. “Turqia ka nevojë sërish për aleatë, për të ruajtur ato që Erdogani ia paraqet popullit turk si suksese gjeostrategjike dhe gjeoekonomike. Në ndërrimin e tanishëm të kursit luajnë rol edhe faktorë të brendshëm politikë.

Nga pikëpamja turke kanë ndodhur ndryshime të rëndësishme së fundmi në Gadishullin Arabik. Aty në fillim të vitit, Katari, partneri më i ngushtë i Ankarasë në rajon, si edhe Arabia Saudite, e partneri i saj, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjiptit i dhanë dorën njëri-tjetrit. Këtij i parapriu bojkotimi më shumë se tre vjet i Katarit nga ana e Arabisë Saudite dhe partnerëve të mbretërisë. Për Turqinë, që e kishte mbështetur Katarin në kohën e bojkotit të Arabisë Saudite, kjo do të thotë ridimensionim i marrëdhënieve me të dyja palët. Një hap me shanse, por edhe me rreziqe.

Pajtim në vend të diferencave?

Parimisht Turqia e përshëndet pajtimin në Gjirin Persik. “Përmes tij shpresohet të ketë avantazhe diplomatike si për Turqinë edhe për vendet e Gjirit”, thotë Aksoy. “Afrimi mes Katarit dhe Arabisë Saudite mund të kontribuojë që marrëdhëniet politike mes Turqisë dhe Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara si edhe Egjiptit të hyjnë në rrugën e përmirësimit dhe të tejkalohet izolimi i saj. Katari mund të luajë rol ndërmjetësues.”

Vërtet Katari ka sinjalizuar gatishmëri për këtë. Megjithatë afrimi i qëndrueshëm mes Turqisë dhe vendeve të Gjirit do të kërkojë kompromise nga të dyja palët. Kështu qeveria në Ankara është akoma e zemëruar me vrasjen e gazetarit saudit Jamal al-Khashogi nga nëpunësit sauditë në tetor të vitit 2018 në ambasadën saudite në Stamboll.

Türkei Istanbul - Recep Tayyip Erdogan bei RallyErdogan u drejtohet protestuesve në protestën kundër vrasjes së palestinezëve në kufirin e Gazës, 18 maj 2018

Arabia Saudite dhe partnerët e saj janë të pakënaqur me marrëdhëniet e ngushta të Turqisë dhe Katarit me Vëllazërinë Myslimane. Me axhendën e tyre religjioze-revolucionaze ata në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara dhe Egjip konsiderohen si organizatë terroriste. Për këtë arsye Arabia Saudite zhvillon kundër Turqisë një bojkot ekonomik jo të deklaruar zyrtarisht.

Konfrontim me Libinë

Të dyja palët duhet të lëvizin nga pozicionet e tyre edhe në lidhje me një vend tjetër. Libinë. Turqia mbështet aty qeverinë e unitetit të Fajis-al-Saradxhit. Qeveria e tij është e varur edhe nga votat e aktorëve islamistë, edhe të Vëllazërisë Myslimane. Edhe për këtë arsye Arabia Saudite dhe aleatët e saj qëndrojnë në anën e gjeneralit Kalifa Haftarit, trupat e qeverisë në ekzil të tij qëndrojnë në Tobruk.

Nëse Turqia dhe Arabia Saudite afrohen me njëra-tjetrën, këtë e bëjnë në një fazë të pasigurisë në politikën e jashtme. Ende nuk dihet, se cilin kurs do të ndjekë presidenti Biden kundrejt Arabisë Saudite. Në fushatën zgjedhore, Biden u shpreh mjaft kritik ndaj mbretërisë.

Türkei Protesten gegen Eröffnung der US-Botschaft in JerusalemProtesta në Turqi kundër hapjes së ambasadës amerikane në Jeruzalem

Tone të reja kundrejt Izraelit

Edhe me Izraelin, Turqia synon një ndryshim në marrëdhënie pas vitesh tensionimi. Në të shkuarën Erdogani e ka përsëritur distancimin e tij nga Izraeli. Kur presidenti Trump në vitin 2017 deklaroi, se SHBA do ta njohë Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, Erdogani reagoi me ashpërsi. “Ne do të vëmë në lëvizje të gjithë botën islame”, deklaroi ai në një samit të posaçëm të Organizatës për Bashkëpunimin Islamik në Stamboll. Si reagim pas përplasjeve vdekjeprurëse të forcave izraelite me demonstruesit palestinezë, Turqia tërhoqi ambasadorin e saj.

Dhe kur në verë po ravijëzohej afrimi i Izraelit me Emiratet e Bashkuara, Erdogani kërcënoi me ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Emirtatet. Kur Maroku në dhjetor deklaroi, se do të njohë Izraelin si shtet, ministri i Jashtëm turk, Cavusoglu u mjaftua vetëm me pohimin, se afrimi nuk duhet të shkojë në disfavor të palestinezëve.

Ende Izraeli reagon i përmbajtur ndaj sinjaleve turke të afrimit. Parimisht ka një gatishmëri për ridimensionimin e marrëdhënieve dypalëshe, thotë politologu Hay Eytan Cohen Janarcak nga Instituti i Jeruzalemit për Strategjinë dhe Politikën për revistën A-Monitor. Për këtë duhet të plotësohen tre kushte: “Izraeli dëshiron kthimin e ambasadorit turk, që Turqia të mos mbështesë më Hamasin, dhe që Erdogani të mos lëshojë më deklarata armiqësore kundër Izraelit.”

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota erdogan politika e jashtme turke turqi erdogan politika e jashtme turke turqi

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen