LIVE UPDATES
Aktualitet

Ka ndikuar pandemia! Ku shkojnë biçikletat e vjedhura në Tiranë, FENOMENI i ri

17 Tetor 2021, 13:20 Nga DOSJA
Ka ndikuar pandemia! Ku shkojnë biçikletat e vjedhura në

TIRANË- Trafiku i Tiranës është kthyer në burimin e streseve dhe sherreve të përditshme. Rrugët e bllokuara në çdo orë të ditës, jo vetëm bëhen shkak për të mbërritur vonë në destinacion, por policia raporton se ka raste kur “të paduruarit” që parakalojnë radhët grinden me ata që presin pambarimisht në makinë dhe sakaq zbatojnë mjetet para tyre. Të tjerë janë dorëzuar dhe ecin në këmbë. Të tjerët e kanë kyçur përfundimisht automjetin dhe kanë blerë biçikletë. Por së bashku me këtë fenomen ka shpërthyer edhe fenomeni i vjedhjes së biçikletave, që pavarësisht ndërhyrjeve të ndryshme policore nuk ka ndikuar aspak në minimizimin e ngjarjeve të tilla rrugëve të Tiranës. Madje në Facebook është hapur një llogari “portal i biçikletave të vjedhura Shqipëri”, ku qytetarët raportojnë vjedhjen e biçikletës. “Bëni kujdes thuhet në një nga statuset se është vënë re një trend nga persona 13 deri në 14 me mjete prerëse. Si gjithmonë denonconi në polici”.

Por tregu i shitjeve të biçikletave është kthyer në një nga më fitimprurësit, mbasi çmimet e tyre variojnë nga më të lirat 100 euro deri tek 600 euro, 700 euro dhe më tepër.

Albi G. ju drejtua komisariatit numër 1, mbasi kur u kthye nuk e gjeti biçikletën aty. Duke i treguar komisariatit numër një se e kishte lidhur në rrugën Papa Gjon Pali 2, ai përshkroi po ashtu sipas burimeve policore të gazetës Si edhe të dhënat e mjetit. Një biçikletë model 26, ngjyrë jeshile me të zezë dhe me mbishkrimin lagici. Duke bërë madje hetuesin i riu administroi vetë kamerën e sigurisë të vjedhjes së biçikletës ku shfaqet një person me bluzë t-shirt.

Duke mos u mjaftuar me kaq, i riu u vu në kërkim të biçikletës duke gjurmuar të gjitha tregjet e biçikletave në kryeqytet. Ai e gjeti biçikletën pranë një tregu të vënë në shitje dhe aty u rikthye sërish pranë policisë.

E gjeta të lidhur në një shtyllë pranë lokal D.., një ditë më parë e pashë të lidhur tek rrugica pranë tregut, – tha I riu në polici që më pas shkoi i shoqëruar në vendin ku pa pronën e tij ku mbasi hetoi zbuloi se ajo përdorej nga një i ri.

Shumica përdorin biçikleta të vjedhura

“Në forma të ndryshme, të interesuarit kërkojnë në faqe interaktive që shesin sende, me ndërgjegje të plotë blejnë biçikletën ndonëse në nënvetëdije janë të sigurt që ajo i është vjedhur dikujt tjetër. Dhe mandej, me bindjen se është bërë pazar i mirë, blen lirë biçikletën e dikujt tjetër, ashtu si biçikleta e tij është shitur gjetkë”, komenton një oficer policie që kujton se një nga goditjet më të mëdha të rrjetit të vjedhjeve të biçikletave është kryer gati një vit më parë.

“Shtetasi i arrestuar me inicialet A. F u arrestua mbasi në banesë ju gjetën gati 100 biçikleta që ai i blinte nga të mitur, fëmijë që u dyshua se i shfrytëzonte për të vjedhur biçikleta. Por kjo gjë më pas nuk u vërtetua në gjykatë, mbasi ky qytetar pretendoi që nuk kishte dijeni se çfarë statusi kishte biçikleta”, mbyll oficeri i policisë për gazetën Si.

Çmimet e biçikletave që përdoren dhe përdorimi i tyre i shpeshtë ka ndikuar në rritjen e çmimeve, por edhe të masave që marrin vetë qytetarët. Madje ndonëse raportohet sipas policisë për gazetën Si se mesatarisht çdo ditë vidhen 3 deri në pesë biçikleta në ditën më të mirë, është e vështirë që hajdutët të gjenden.

“Ka ndikuar pandemia, ata duken nga kamerat e sigurisë që janë të rinj të moshave deri në 20 vjeç, por që t’i gjesh ata është e pamundur. Mbajnë kapuç në kokë dhe afrohen te biçikletat me kokën e ulur”, argumenton një nga agjentët e komisariatit numër 3, është zona me vjedhje më të shumta biçikletash.

Marrë nga Gazeta Si

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet albi g vidhen bicikletat ne tirane albi g vidhen bicikletat ne tirane

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen