All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Insights

Kujt do t’ia këndoj trishtimin tim? Këtij populli pa Atdhe?

3 Nëntor 2020, 10:34 Nga DOSJA
Kujt do t’ia këndoj trishtimin tim? Këtij populli pa Atdhe?
All - Paragraf - 1

Kujt do t’ia këndoj trishtimin tim? Këtij populli pa Atdhe?

Kujt do t’ia këndoj trishtimin tim? Dëgjon njeri? Dëgjon ti?

Ty të rriten taksat, dhe ti hesht! Ngrihen njerëz dhe reagojnë për padrejtësi cdo ditë, të përsëritura dhe ti prapë hesht.

Ti u varfërove dhe ti prapë hesht. Ndoshta kurr ske qenë i pasur, por tani paguan dhe taksën e varfërisë dhe vulën e humbjes së shpresës dhe prapë hesht.

Ti po braktis fëmijët në shtëpinë e fëmijës se nuk ke bukë në sofër dhe hesht.

Ti nuk ke shërbim shëndetësor e askush nuk të vë re se nuk ke para, ama ti prapë hesht se nuk të dhimbset kjo botë e as bota për ty.

Ti troket në dyer të atyre që paguhen me taksat e tua, por përvec shperfilljes nuk merr gjë tjetër dhe prapë hesht.

Ti as ke pasur ndonjëherë liri dhe as ke, por hesht. Pranon padrejtësinë dhe mbyll gojën në heshtje.

Ti po detyrohesh të gjesh shpresë jashtë Atdheut tënd dhe prapë hesht. Sa do doja të shkruaja një roman për Silvanat që nuk kanë Atdhe!

Kujt do t’ia këndoj trishtimin tim në heshtje? T’ia këndoj këtij vendi me shumë parti dhe pa shtet? T’i them që ky popull hesht për gjëra që duhet ulëritur? Ti them qe ky popull nuk ka Atdhe?

Ama nëse këtij populli i vë maskën ai rebelohet. Rebelohet ndaj shtetit dhe dëmton shëndetin e tij dhe të tjerëve. Është i gatshëm të vdesë dhe maskën mos ta vendos. Se maska ka vulën e partisë në pushtet. Nuk e tha partia e zemrës. Por ky nuk eshte populli im.

Une e di kujt do t’ia këndoj trishtimin tim në ulëritje. Une do t’ia këndoj atij që është sot në nevojë nga mungesa e së drejtës, atij që kujdeset për shëndetin e tij dhe të familjes së tij, atij që flet në emër të së drejtës dhe jo në emër të partisë. Do i flas atij që e di që të jesh partiak nuk ke nevojë për maskë të mbyllësh gojën se e ke të mbyllur. Të rebelohesh ndaj një mase që ka në dorë jetën tënde është si të tallesh me veten tendë sepse Ti, Ti mor Ti, nuk ke folur e nuk po flet për padrejtësitë që po të bëhen këto 30 vite.

Hap sy e vesh dhe shiko. Partitë hapen për të të vënë atë maskën e padukshme, shumë më të rrezikshme se maska që shikojmë. Kjo e padukshmja të mbyll sy, vesh dhe gojë. Do kënaqesh me përsëritjen e teatrit me të njëjtat kukulla në sallën bosh të trishtimit.

Unë jam me ty që ngre zërin se të shkelet e drejta, por sdo jem kurrë me ty se ngre zërin për protagonizëm.

Për mbyllje : Ide e mirë është maska, por sbëhet. E the ti! Do ishte ndryshe po ta kisha thënë unë.

SILVANA BEGAJ
#SB

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog blogsilvana silvana begaj blogsilvana silvana begaj

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Insights 1 Nëntor 2020, 11:54

Doktorë dhe politikanë, të nderuar ‘komitetsa’

Dje u mblodh komiteti i ekspertëve kundër COVID. Fatkeqësisht, në vend që publiku të dëgjonte ndonjë muhabet ekspertësh, dëgjoi ankesa të “ekspertëve” kundër po...

Insights 31 Tetor 2020, 10:54

TIRANE-  Partia e re e Jozefinës si një lajm i ditës, u paralelizua në jo pak raste me partinë Libra të Ben Blushit. E jo vetëm se lindën në vjeshtë, por edhe s...

Insights 28 Tetor 2020, 21:03

Të kishin sa morali i Blushit dhe Vjosës!

Jozefina Topalli, është në të drejtën e saj të ngrejë parti, të kërkojë dhe vota të djathta, në një kohë që energjitë e opozitës duhet të përqendrohen te rrëzim...

Insights 26 Tetor 2020, 06:03

Homoseksualiteti, një barrë për katolikët

Kjo ndodhi duke u kthyer me avion nga Rio për në Romë. Pas Takimit mbresëlënës Botëror të Rinisë në Copacabana në korrik 2013 Papa Françesku iu kthye gaz...

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion